Author: tirana

Këtë të dielë, moti do të jetë kthjellime dhe mjegull në verilindje, gjatë ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat minimale do të luhaten 5-11 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 11-13°C në veri, 15-18°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri -lindje me shpejtësi 8-10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.

Read More

Nga Dashamir Biçaku Zgjedhja e Altin Dumanit si kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme(SPAK) në vend të Arben Krajës, duhet vlerësuar si mundësi për të riparë luftën ndaj krimit të organizuar në tërësi, korrupsionit e fenomeneve të tilla që prekin administratën publike në Shqipëri. Emri i Dumanit, por edhe i kandidatëve të tjerë që ishin në garë, Adnand Xholi, e Ndini Tavani, mbeten emra të respektuar në kuadrin e portofolit të dosjeve të hetuara prej tyre gjatë karrierës së tyre në funksione të ndryshme të strukturave të prokurorisë. Por në fund qe ai që u preferua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.  Por zgjedhja e Dumanit, apo e kujtdo që do të vinte në krye tëSPAK, mbartte dhe mbart me…

Read More

Një grup vajzash janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së Fierit. Nga pamjet e publikuara nga JOQ, shihen se disa vajza zihen mes tyre duke u kapur për flokësh e madje njëra prej tyre dallohet edhe duke goditur vajzën tjetër me shkelm. Nuk i dihet se cili ka qenë shkaku i sherrit mes vajzave, teksa kanë lënë dhe imazhin e keq për qytetarët.

Read More

Moderatorja Ana Kallaku teksa fliste për raportin me kunatën e saj, Xhensila Murtezaj, e cilësoi atë “një dashuri të madhe”. Gjatë intervistës në “S’e Luan Topi”, ajo la të kuptohej se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën. “Kunata ime është si dritë dhe si ditë bashkë. Xhensila është një dashuri e madhe shumë. Ne kemi jetuar në një kohë të gjatë bashkë dhe jemi rritur së bashku. Jam e lumtur që i shikoj bashkë me Besin në një familje aq të bukur. Gëzoj faktin që e kam nusen e vëllait si motër shoqe, e çdo gjë tjetër”, u…

Read More

Gjuha është një hartë e tërë, ku secila pjesë është përgjegjëse për një organ të veçantë të brendshëm. Çdo ndryshim mund të tregojë një mosfunksionim të organeve. Ngjyra e një gjuhe të shëndetshme është rozë e lehtë me një shtresë të lehtë të bardhë e cila nuk tregon probleme. Nëse gjuha juaj është në ngjyrë të bardhë më shumë mundësi jeni të dehidratuar dhe keni higjienë të keqe të gojës. Por nëse sipërfaqja duket sikur ka shtresë të trashë të bardhë mund të keni Leukoplakia, që është një pasojë e zakontë që vjen nga duhanpirja. Në një rast më të…

Read More

Rihanna ka ndarë për herë të parë në rrjetet sociale një video të djalit të saj. Videoja është 45 sekonda dhe krah saj Riri shkruan “I hakuar”. Në video, i vogli qesh me Rihannën teksa ajo e regjistron atë të ulur në sediljen e makinës. @rihanna hacked ♬ original sound – Rihanna Rihanna solli në jetë fëmijën e saj të parë 7 muaj me parë.

Read More

Rritja mesatare e kostos së jetesës për vitin 2022, krahasuar me një vit më parë, është 8.1%. Rezultatet e anketës vjetore të Economist Intelligence Unit (EIU) që krahason koston e jetesës në qytete të ndryshme anembanë botës (Ëorldëide Cost of Living), nuk janë befasuese. “Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore kundër Rusisë dhe politikat e Kinës me zero Covid kanë krijuar probleme në zinxhirin e furnizimit, i cili i kombinuar me rritjen e normave të interesit dhe ndryshimet në normat e monedhës kanë çuar në një rritje të kostos së jetesës në të gjithë botën”, tha shefja e kërkimit në EIU,…

Read More

Mbrëmë spektakli “Dancing With the Stars” u shoqërua me debate të forta mes anëtares së jurisë, Valbona Selimllari dhe moderatores Bora Zemani. “Ajo që shihni ju në ekran është aftësia e produksionit për t’ju nxjerrë ju yje atje. Të gjithë këta që e shohin në YouTube performancën e tyre, e shohin të kuruar atë, kurse ne këtu nuk kurojmë asnjë gjë. Ne shohim çdo hap, të cilin njerëzit nuk e shikojnë në shtëpi”, iu drejtua Valbona konkurrentëve që lëshuan akuza ndaj jurisë. Në mbështetje të konkurrentëve, Bora tha se produksioni as ndërhyn, as nuk i kuron performancat e tyre. Pas…

Read More

Më shumë se 15 mijë protestues kanë dalë në Bruksel për të kërkuar masa mbrojtëse ndaj çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe paga më të mira për ta përballuar inflacionin. Për shkak të protestës masive, e cila është përkrahur nga tri sindikatat kryesore të punëtorëve, është bllokuar shërbimi publik, sidomos rrjeti hekurudhor dhe i metrosë. Ndërkaq, vonesa janë raportuar edhe në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit. Sindikatat kanë kërkuar ngritje të pagave në kohën kur kompanitë si ato të energjisë elektrike janë duke fituar miliona euro.

Read More

Gazmir Ngota, një nga të arrestuarit për vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Shaban Kurt-Deda, i cili u dogj për së gjalli në vitin 2017 për një borxh prej 1 milion lekësh të reja ndaj të dashurës së tij, ka pranuar autorësinë e krimit. “Balkan Web” ka siguruar dëshminë e Ngotës, i cili ka rrëfyer dinamikën e krimit të kryer së bashku me djalin e të dashurës së 61-vjeçarit, Besmir Karaj. Dëshmia: “Gjatë darkave, takoheshim në lagje dhe shpesh herë frekuentonin dhe lokalin tjetër në pronësi të ‘Çufes’ që ndodhet përballë bar kafe ‘Kënaqësia’, në Allias. Duke qenë se unë sapo kisha…

Read More

Një person i ka vënë flakën ambienteve të jashtme të komisariatit të Elbasanit. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar, i cili ka ka ndezur zjarr pranë dritares së ankesave të qytetarëve, e cila shërben dhe si zyrë informacioni. Pas këtij veprimi, ai është vënë në prangat e policisë. Nuk dihet motivi që e ka çuar të riun drejt këtij akti.

Read More

Një gjykatë turke dënoi me më shumë se dy vjet burg kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, rivalin kryesor të presidentit Tajip Erdogan, si dhe i ndaloi atij zhvillimin e aktiviteteve politike, nën akuzat për fyerje të zyrtarëve publikë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se nëse ka pasur gabime në vendimin për dënim me burg ndaj Imamoglu, gjykatat do t’i korrigjojnë ato në procesin e Apelit, por shtoi se turqit nuk kanë të drejtë të shpërfillnin vendimet ligjore. Në komentet e tij të para të drejtpërdrejta pas dënimit të rivalit politik të Erdogan, presidenti turk tha se nuk…

Read More