Pas zgjidhjes së dhënë nga Bashkia e Tiranës, familjet e fundit që kishin mbetur në Pallatin nr.4 në rr. “Myslym Keta”, i cili është shpallur i rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit, kanë nisur sot të largohen, duke i hapur rrugë punës për shembjen e tij. Të gjitha familjet përfitojnë shtëpi në apartamentet e reja në lagjen “5 Maji”, si dhe trajtohen prej disa muajsh me bonusin e qirasë deri në hyrjen në banesë. 30 familje janë vendosur tashmë në shtëpitë e tyre të reja, ndërsa pjesa e mbetur pritet të sistemohen së shpejti.
Author: tirana
Tani vjen momenti i shumëpritur, për të zbuluar dhe ekipin fitues të Kupës së Botës. Sapo janë mësuar dhe formacionet zyrtare të finales së madhe që do të luhet mes Argjentinës dhe Francës. Në fakt nuk ka asnjë surprizë nga të dy strategët. Scaloni do të zbresë në fushë me skemën 4-3-3. Martinez është në kuadratin e portës, ndërkohë që para tij do të rreshtohen, Romero dhe Otamendi në qendër dhe Molina-Acuna në krahë. Në mesfushë Fernandez së bashku me Mac Alliste formojnë trinomin së bashku me De Paul. Në sulm spikat rikthimi i Di Marias, i cili do të…
Sot është finalja e madhe e Botërorit, mes Francës dhe Argjentinës. Një artist i talentuar nga Kosova ka realizuar një portret të mrekullueshëm të Messit dhe Mbappe, të cilën e ka realizuar me kombinim drithërash të ndryshme. Alkent Pozhegu tha se ideja pas portreteve me drithëra ishte bashkimi i dy lojtarëve të ekipeve finale në një vepër arti. Ai përdori kombinimin e misrit, grurit, fasuleve, farave të lulediellit dhe farave të lulëkuqes për t’i bërë të dy portretet sa më realiste. Pozhegu tha se shpresonte të shihte një lojë të mirë të dielën dhe dëshironte që më i miri të…
Ushtarët e KFOR-it kanë përforcuar forcat e tyre dhe kanë shtrirë telat me gjemba në doganën e Jarinjes pak më shumë se një orë më parë. Vihet re edhe prania e shtuar e autoblindave në palën shqiptare dhe për momentin nuk mund të kalojë askush.
Në veri të Kosovës situata nuk duket shumë e qetë. Në Jarinjë janë parë grupet ekstremiste ruse dhe serbe “Ujqërit e Natës” si edhe “Wagner”. Në një video të publikuar nga një media boshnjake “Istraga”, shihen disa persona të armatosur me automatik në pjesën veriore të Kosovës. Fytyrat e personave të armatosur nuk duken, por ato shfaqen teksa po shohin një video të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Sot është dita e nëntë që nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës. Siç raportojnë mediat e Kosovës, rrugët që të shpien për në Rudarë dhe Jarinë, vazhdojnë të jenë të bllokuara.
Këtë të dielë kryeministri Edi Rama e ka kaluar me djalin e vogël, Zahon. “Një përgëzim e falenderim për gocat e çunat që janë punësuar në këtë hapësirë të re për fëmijët e prindërit dhe kujdesen me një pasion mbresëlënës për vizitorët e shumtë, të vegjël e të rritur”,-shkruan Rama në facebook.
Në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës, deputetja e PD-së dhe kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku thotë se diaspora shqiptare është e treta më e madhe në botë, por që të për, Shqipëria duhet ta ndërtojmë Europën këtu në vend. “Ne na shërben shembulli më i mirë dhe përvoja e atyre që kanë mundur të shkëlqejnë për të ndërtuar Europën këtu! Shembull të tillë na e ofron diaspora e cila për vite ka kontribuar në imazhin e vendit tonë, më mirë se kushdo përfshirë edhe politikën dhe padyshim ka qenë ambasadorja jonë më e mirë”. Postimi i…
Në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka vlerësuar kontributin e emigrantëve shqiptarë për vendet pritëse dhe për Shqipërinë, por thekson edhe se flukset e emigrantëve në rajon, të mos rikthejnë paragjykimet. “Luftrat, kriza dhe pandemia kanë shtuar flukset e emigrantëve në rajon, kontinent dhe mbarë Globin. Por kjo nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si arsye për të keqinterpretuar dhe për t’u rikthyer në paragjykimet mbi emigracionin, të cilët vetë koha, puna dhe kontributet e emigrantëve i kanë tejkaluar”. Shkrimi i plotë Dita Kombëtare e Diasporës dhe Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve është një…
Nga situata e tensionuar në veri të Kosovës, bën që misioni paqeruajtës i NATO-s të njoftojë se në ditët në vijim do të zhvillojë disa manovra të mëdha ushtarake pranë bazës së Novosellës. Në këtë mënyrë, KFOR synon që të jetë në gatishmëri ndaj krizave të reja që mund të krijohen në veri të Kosovës. Në komunikatën për mediat KFOR bën me dije se në këtë stërvitje do të angazhohen dhe makineri të rënda si dhe helikopterë. “Stërvitja synon t’i trajnojë njësitë e KFOR-it për të garantuar lirinë e lëvizjes në një situatë reagimi ndaj krizave dhe do të konsistojë…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se për tensionuar të krijuar në Veri të Kosovës, ai kërkon nga faktori ndërkombëtar që të reagojnë lidhur me skenarin destabilizues të Beogradit në veri. “Krijimi i idesë së indiferencës ndaj veprimeve të banditëve dhe kriminelëve të armatosur serb që bllokojnë rrugët, sulmojnë me armë zjarri policinë dhe hedhin granata ndaj mediave, shpreh në këtë rast fort delikat njëlloj ballkanizimi të diplomacisë ndërkombëtare, një gabim jo i vogël ky me pasoja të shumanshme, nga i cili përfitojnë vetëm bandat e armatosura dhe arkitekti i skenarit destabilizues Aleksandër Vuçiç, i cili kësaj radhe po i përdor…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijoi turin e tij në Njësinë 11, ku zhvilloi një takim me të rinjtë dhe të rejat e zonës, gjatë të cilit përmendi investimet në shkolla, konvikte, por edhe në terrene sportive. “Kur dëgjoj këta që na lanë atë lloj Tirane, që thonë “përça dhe sundo”, fusin spica mes njerëzve që ata të sherrosen, që të mos kenë besim, pyes si mund të ecë shoqëria përpara pa besim. Gjasat janë që, kush ka bërë 40 shkolla, i bën edhe katër të tjera. Gjasat janë që kush ka rikthyer dy kinema, bën edhe dy…
Për gazetën gjermane, “Der Spiegel”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi edhe një herë Serbinë si përgjegjëse për situatën në veri të vendit, si rezultat i panikut të Beogradit. Për të e gjitha kjo vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian e kanë vënë në një situatë të vështirë Serbinë për të zgjedhur se cilën anë do të mbajë mes Rusisë dhe Perëndimit. “Vuçiç synon të kthejë të kaluarën, por kjo është e pamundur. Ky tren ka ikur. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë…