Tani vjen momenti i shumëpritur, për të zbuluar dhe ekipin fitues të Kupës së Botës. Sapo janë mësuar dhe formacionet zyrtare të finales së madhe që do të luhet mes Argjentinës dhe Francës. Në fakt nuk ka asnjë surprizë nga të dy strategët.
Scaloni do të zbresë në fushë me skemën 4-3-3. Martinez është në kuadratin e portës, ndërkohë që para tij do të rreshtohen, Romero dhe Otamendi në qendër dhe Molina-Acuna në krahë. Në mesfushë Fernandez së bashku me Mac Alliste formojnë trinomin së bashku me De Paul. Në sulm spikat rikthimi i Di Marias, i cili do të mbështesë Messin dhe Alvarez.
Në krahun tjetër, Franca nuk do të ketë, mungesa, me Deschamps që konfirmon vendosjen 4-2-3-1. Lloris do të luajë në portë, Hernandez dhe Kounde nga krahët dhe Upamecano de Varane në qendër. Rabiot dhe Tchouameni formojnë dyshen para tyre. Në sulm Griezmann, Mbappe dhe Dembele do të mbështesin Giroud.