Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren e Argjentinës në Botëror. Kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook një fotografi të Messit me Maradonën teksa ka shkruar: Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell” Argjentina triumfoi duke mundur Francën me penallti në një finale emocionuese – më e mira ndonjëherë. Argjentina ka fituar Kupën e Botës 2022 për herë të tretën herë në histori, pas 36 vitesh ndërsa për Messin ishte trofeu që i mungonte dhe e kishte ëndërr që në fëmijëri.

Read More

Forcat ruse bombarduan të dielën qendrën e Khersonit, qyteti kryesor nga i cili u tërhoqën muajin e kaluar ushtarët rusë në një nga humbjet më të mëdha të Moskës në fushën e betejës në Ukrainë. Tre persona u plagosën në sulme, tha zëvendës shefi i zyrës presidenciale, Kyrylo Tymoshenko. Qyteti jugor dhe rajoni përreth tij janë sulmuar shpesh që pas tërheqjes ruse. Guvernatori rajonal Yaroslav Yanushevych tha të dielën se Rusia kishte kryer 54 sulme me raketa, mortaja dhe tanke të shtunën, duke vrarë tre persona dhe plagosur gjashtë. Ndërkohë, në Rusi, guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha…

Read More

Reagimi i parë i Emmanuel Macron pas humbjes së Francës në finale ndaj Argjentinës erdhi në Twitter. Presidenti francez, i cili ndodhet në Doha ku ndoqi finalen e madhe, megjithëse i trishtuar nga rezultati, mbajti kokën lart duke shkruar në Twitter: “Blutë na bënë të ëndërrojmë”. Macron është kapur nga kamerat televizive duke festuar furishëm “kthimin” e Francës për të fituar kupën, megjithatë finalja nuk ishte ajo që ai dëshironte… Pas përfundimit, presidenti francez zbriti në fushë për të ngushëlluar Didier Deschamps dhe lojtarët e Kombëtares së Francës.

Read More

Horoskopi javor i Dashit Është mjaft e mundur të kryeni një punë të madhe në javën e tretë të dhjetorit, nëse i shpërndani saktë përpjekjet tuaja. Mundohuni ta merrni seriozisht çështjen, duke u fokusuar në pikat e rëndësishme. Edhe nëse ka nevojë për punë jashtëshkollore, të dashurit do ta kuptojnë. Vërtetë, shumë do të varen nga disponimi juaj: nëse nuk ka dëshirë, mos e detyroni veten. Veproni më me vendosmëri se zakonisht në fillim të javës, edhe nëse vërtet nuk ju pëlqen. Me Diellin në shenjën e Virgjëreshës, nuk është zakon të rrini duarkryq dhe nuk do të funksionojë: gjithçka…

Read More

Argjentina është ngjitur në majën e Botës, pasi triumfon me penallti në finalen e Botërorit ndaj Francës. Koha e rregullt përfundoi 2-2, 90 minutësh “i çmendur”, i mbushur plot spektakël. Në shtesa ekipet shënuan nga një  gol, me fituesin që u vendos nga penalltitë. Në Lusail Iconic Stadium (Lusail), amerikano-jugorët zbresin nga froni francezët që fituan trofeun katër vite më parë, ndërsa kurorëzohet mbret Lionel Messi. Kombëtarja Albiceleste e fillon mirë ndeshjen dhe shpërblehet me penallti në minutën e 21-të, Dembele ndërhyn me naivitet në zonë ndaj Di Marias dhe për arbitrin kishte penallti. Lionel Messi merr përsipër ekzekutimin e…

Read More

Ka shpërthyer festa në fillim të pjesës së dytë të shtesave. Një goditje e fortë nga Lautaro, është kthyer pas te Messi ku ka dërguar topin në rrjetë. ARGENTINA 🇦🇷 3-2 🇫🇷 FRANCE⚽ 108' Leo Messi 🇦🇷#FIFAWorldCuppic.twitter.com/mzxUqYy6zz— All goals replay (@goalsreplayg) December 18, 2022

Read More

Pas ngjarjeve të ditës së sotme ne Jarinjë, ku serbët organizuar protesta gjatë të cilave u regjistruan edhe incidente, ka reaguar KFOR. Në një postim në rrjetet sociale bëhet me dije se është shtuar prezenca ushtarake në veri. “Sot, pas koordinimit me të gjitha palët, KFOR-i ka shtuar praninë e saj në Jarinjë për arsye të sigurisë. Kjo rritje vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve. Është gjithmonë e rëndësishme që të gjithë personat që marrin pjesë në një protestë të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur dhunën joproporcionale, qëndrimet…

Read More

Një ndër njerëzit më të pasur në botë, Elon Musk, ndodhet në Lusail për të parë ngjarjen më të madhe të futbollit, finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës. Në fakt, ka qenë vetë manjati amerikan që ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një pamje nga fillimi spektakolar i finales së madhe. Sakaq, sa i përket ndeshjes, Argjentina e ka nisur në mënyrën më të mirë finalen e madhe duke ushtruar presion që në fillim të sfidës. Argjentinasit kanë siguruar dy gola gjatë pjesës së parë. At World Cup right now pic.twitter.com/CG7zMMxSjE— Elon Musk (@elonmusk) December…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 në vend. MSH njofton se nga 290 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë. Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk shënohet asnjë humbje jete si pasojë e virusit. Njoftimi: 18 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në…

Read More