Një grup naftëtarësh nga Patosi kanë kërkuar që statusi i minatorit t’u jepet të gjithë punëtorëve të naftës. Disa banorë nga Shkoza e Tiranës kanë kërkuar moslejimin e shembjes së shtëpive të tyre për shkak të projektit të ndërmarrë për zhvillimin e Lumit të Lanës nga Ura e Shkozës deri te Uzina e Autotraktorëve. Disa banorë të fshatit Kuqar në Patos kanë adresuar çështje të së drejtës së pronës lidhur me Ligjin 7501 “Për Tokën”. Një grup ish-të burgosurish politikë kanë kërkuar që të shqyrtohen dosjet e vonuara për ish- të dënuarit politikë dhe po ashtu të përfshihet në ligj…
Author: tirana
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka mbërthyer nga të gjitha anët Serbinë. Edhe pse Aleksandër Vuçiç mundohet të luajë me dy porta, duket qartë se Moska ka shtuar ndikimin e fuqishëm në Beograd. Pak kohë më parë u ngrit një bazë ushtarake në Nish. Ndërkohë që ditët e fundit ka pasur një zhvillim befasues. Në Beograd ka hapur zyrë grupi Wagner. Ata njihen si ushtria private e Putinit, pasi bëhet fjalë për një grup paraushtarak, pjesë e të cilit janë mercenarë të mirëtrajnuar. Grupi drejtohet nga Yevgeny Prigozhin, një biznesmen rus dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.…
“Arrest me burg” ka caktuar Gjykata e Tiranës ditën e sotme për 56-vjeçaren Marjeta Karaj dhe bashkëpunëtorin në krim Gazmir Ngota 39 vjeç, shoku i djalit të saj Besmir Karaj, i cili vijon të jetë ende në kërkim. Dy të dyshuarit do të qëndrojnë në qeli në vijim të hetimeve, lidhur me ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, ku 56-vjeçarja bashkë me djalin dhe shokun e tij dhunuan dhe dogjën trupin e 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda. Asokohe viktima u kontaktua nga gruaja dhe dy të rinjtë në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, për një borxh të pashlyer nga Kurt-Deda, prej 1…
Për shkak të motit të keq, në disa segmente rrugore ka prezencë të ujit dhe në këto kushte mund të rritet rreziku i përfshirjes në ngjarje rrugore. Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë, në akset rrugore, duke monitoruar qarkullimin nëpërmjet makinave inteligjente, radarëve automatikë, mjeteve të tjera logjistike, si edhe me mjete të paloguara. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos pëerdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit. Drejtuesit…
Zbulohen detaje të reja në lidhje me vrasjen e Edmond Papës mbrëmjen e djeshme në zonën e Selitës në Tiranë në ambientet e një lokali. Pas hetimeve të policisë është dalë në përfundimin se vrasja ka qenë e planifikuar me hollësi dhe autori ka ndjekur çdo lëvizje të 49-vjeçarit. Kamerat e sigurisë në zonën përreth dhe ata të bizneseve pranë lokalit ku ndodhi vrasja, kanë fiksuar momentet kur autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë përpara pallatit ku banonte i vëllai i Edmond Papës. Pasi ka parë daljen e viktimës, autori ka nisur lëvizjen. Vetëm pak minuta pasi Edmond…
Strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i veprimeve të koordinuara policore, falë përdorimit të inteligjencës informative dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e dy shtetasve të kërkuar për veprimtari kriminale në fusha të ndryshme, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e tyre, konkretisht: – Emiljan Nikolli (Lleshaj), 27 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 22.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën…
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sinjali”. Gjatë operacionit, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.…
Edhe Italia, një anëtare e G7, duket se është kthyer një shekull pas pasi të rinjtë italianë po largohen nga vendi për në brigje të tjera, sipas raportimit të fundit të organizatës “Italianët në Botë, shkruan faqja tgcom24.mediaset.it. Sipas analizës, aktualisht janë gati dy milionë italianë që i përkasin brezave më të fundit të regjistruar në listat AIRE (Anagrafe Italiani Residenti all’Estero). Nga këta, rreth 841 000 janë të mitur (14.5% e numrit të përgjithshëm të emigrantëve) dhe mbi 1.2 milionë (aq sa 21.8% e të huajve) janë nga 18 deri në 34 vjeç. Dhe, nëse për të parët mund…
Reshje të dendura shiu në mëngjesin e sotëm kanë përfshirë zonën e Kurbinit dhe atë të Krujës. Nga reshjet është bllokuar nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autosdradës Milot- Thumanë. Automjetet e tonazhit të ulët një pjese e tyre zgjedhin rrugë alternative. Mbetet sërish problematik nënkalimi në Fushë Mamurras nga bllokimi i pusetave nga vërshimet. Disa automjete janë bllokuar nga prezenca a ujit.
Kejvina Kthella së fundmi ndodhet në Amerikë, dhe këtë e ka treguar vetë modelja me anë të postimeve të saj në Instagram. Por ditën e sotme ajo ka publikuar në Instastoryn e saj mënyrën se si pozon për një sesion fotosh. Bashkë me mikeshën Vildane Zeneli, Kejvina shfaqet duke kërcyer, teksa Vildania mban aparatin celular në dorë dhe shkruan se ky vallëzim i Kejvinës vjen pas seancave të shkrepjeve të fotove.
Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për shkak se ishte i përfshirë në trafikun e drogës.. Policia ka lokalizuar në zonën e Nea Smyrni, në lëvizje automjetin e 36-vjeçarit shqiptar, për të cilin ishin marrë informacione në lidhje me trafikun e drogës. Të fshehura me kujdes nën levën e marshit, u gjetën dhe sekuestruan tre pako me preparat farmaceutik, në të cilat ndodheshin 25 pako najloni, me kokainë. Nga ekzaminimi i provave të sekuestruara, u konstatua se ai mbante 10 pako me peshë 0,75 g secila, katërmbëdhjetë pako 1,00 g dhe një pako 2,00 g. Gjithashtu, atij iu…
Sot luhet sfida për medaljen e bronzit, midis Kroacisë dhe Marokut të cilat do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin “Khalifa International”, në orën 16:00. Të dyja këto kombëtare u cilësuan surprizë për ardhjen e tyre deri këtu, të cilat ndodheshin që të dyja në grupin F, ku lanë pas Belgjikën dhe Kanadanë. Më pas ballkanasit mundën me penallti Japoninë në fazën e 1/8-ave dhe më pas surprizuan botën duke eliminuar po me penallti Brazilin në çerekfinale. Në gjysmëfinale ishte Argjentina ajo që i mposhti me rezultatin 3-0. Nga ana tjetër, Maroku shkroi historinë si kombëtarja e parë afrikane që…