Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhunuan dhe dogjën 61-vjeçarin, lihet në burg Marjeta Karaj dhe bashkëpunëtori i saj

11:36 / December 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Marjeta Karaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Arrest me burg” ka caktuar Gjykata e Tiranës ditën e sotme për 56-vjeçaren Marjeta Karaj dhe bashkëpunëtorin në krim Gazmir Ngota 39 vjeç, shoku i djalit të saj Besmir Karaj, i cili vijon të jetë ende në kërkim.

Dy të dyshuarit do të qëndrojnë në qeli në vijim të hetimeve, lidhur me ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, ku 56-vjeçarja bashkë me djalin dhe shokun e tij dhunuan dhe dogjën trupin e 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda.

Asokohe viktima u kontaktua nga gruaja dhe dy të rinjtë në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, për një borxh të pashlyer nga Kurt-Deda, prej 1 milion lekësh të reja.

Dy të rinjtë e futën viktimën në makinë dhe e dhunuan në zonën e Alliasit, në prani të Marjeta Karajt.

Më tej Ngota dhe Besnik Karaj, e çuan viktimën në malin e Dajtit, e lidhën në një pemë dhe e dogjën.

Dy ditë më parë Policia e Tiranës njoftoi finalizimin e operacionit policor të koduar “Asgjë nuk harrohet”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 16.05.2017, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku u gjet një kufomë e paidentifikuar, e seksit mashkull, pjesërisht e djegur dhe pjesërisht e dekompozuar.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, mbështetur nga inteligjenca policore, si rezultat i hetimit me metoda speciale, administrimit e vlerësimit në kohë të provave ligjore, si dhe bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Nr. 4 dhe Laboratorin e Policisë Shkencore, u bë i mundur identifikimi i kufomës së gjetur.

Kjo kufomë i përket shtetasit Menduh Shaban Kurt-Deda, lindur më 03.09.1956, në fshatin Sohodoll, Dibër dhe në kohën e ngjarjes, banues në Lukovë, Sarandë.

Gjithashtu, u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje, si dhe ndalimi i 2 prej tyre, konkretisht i shtetasve:

-Gazmir Ngota, 39 vjeç dhe Marjeta Karaj, 56 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi Besmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, djali i shtetases së arrestuar Marjeta Karaj, aktualisht jashtë shtetit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 4682/2017, të rifilluar, rezulton se të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas, shtetasit Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota, e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt-Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Ndaj të akuzuarve rëndon akuza për veprën “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Gazmir Ngota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.