Për ditën e shtunë vendi ynë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë, kjo suituatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë me pas gradualisht reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente të herëpasherëshme por me intensitet të ulët. Në orët e pasdites reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare…
Author: tirana
Makina luksoze, e tipit “Mercedes-Benz G-Class” që shihni në foton e mëposhtme është e 49-vjeçarit Edmond Papa, i cili mbeti i vrarë në atentatin e regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Makina shihet e parkuar në anë të lokalit në zonën e selitës ku u ekzekutua 49-vjeçari. Edmond Papa u qëllua me 9 plumba në rrugën “Fadil Bodinaku”, në momentin kur po futej në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh.. Sipas dëshmitarëve, autori, ende i paidentifikuarka qenë një person me kapuç, i cili është larguar me shpejtësi. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin…
Policia kroate në Dubrovnik ka njoftuar se brenda një autobuzi me targa shqiptare, është kapur një sasi lëndë narkotike kokainë dhe heroinë. Gjithashtu autoritetet bënë me dije se brenda autobuzit ndodheshin dy shqiptarë. “Dy meshkuj të moshës 41 dhe 33 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, janë afruar në kontrollin kufitar hyrës në QKM Karasovic, me një autobus pasagjerësh me shenja kombëtare shqiptare. Autobusi ishte bosh dhe drejtohej nga 33-vjeçari, ndërsa 41-vjeçari ishte shoferi zëvendësues”, deklaruan autoritetet kroate. Gjatë kontrollit të mjetit në pikën kufitare, u vu re se ishin kryer modifikime, për ta përshtatur autobuzin për kontrabandë droge.
Dy persona janë arrestuar nga policia gjatë një aksioni për goditjen e “Call Center-ave” në Tiranë. Në pranga janë vendosur shtetasit J.M. dhe M.D. të dy banues në kryeqytet. Ata, në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtarinë e “Call-center-ave” në Shqipëri dhe Itali, përmes së cilave mashtronin qytetarë të ndryshëm dhe u merrnin paratë. Sipas policisë, ata kanë mashtruar qindra qytetarë të vendeve të BE-së për të investuar në kriptovaluta, dhe kanë përvetësuar deri në 15 milionë euro. Viktimat e këtyre mashtrimeve janë bindur të investojnë në kriptovaluta dhe në fund iu kanë përvetësuar shumat e marra dhe më…
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, edhe vetë një ish lider i UCK-së, reagoi pas dënimit të ish-komandantit Salih Mustafa me 26 vjet burg nga Gjykata e Hagës. Komenti i Haradinajt ishte i qartë. “Unë besoj me forcë në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër! Dënimi sotëm i Salih Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj të marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot…
Një ushtar ukrainas ka takuar familjarët e tij pas nëntë muajsh. Një video emocionuese e publikuar së fundmi nga Ukraine World tregon momentin prekës kur ai takon të bijën pas kaq shumë kohësh. “Një ushtar i Ukrainës mezi priti të shihte vajzën e tij dhe erdhi në shkollën e saj. Ata nuk janë parë për nëntë muaj”, thuhet në mbishkrimin e videos. A defender of Ukraine couldn't wait to see his daughter and came to her school. They haven't seen each other for nine months 🥲 pic.twitter.com/WpJ1KT3ASd— UkraineWorld (@ukraine_world) December 16, 2022 Janë bërë më shumë se nëntë muaj që…
Tirana ka humbur përballë Teutës së vendit të fundit në “Niko Dovana” në takimin përmbyllës të javës së 14-të e Abissnet Superiores. ‘Djemtë e Detit’ kanë fituar me rezultatin minimal 1-0, duke i befasuar bardheblutë e Tiranës, të cilët tani humbasin edhe kreun e klasifikimti duke ja ridorëzuar Partizanit që ka një pike më tepër në renditje. Goli i vetëm i takimit erdhi, pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, ku topi i goditur nga Marku në minutën e 65’, pas një karamboli përfundoi në rrjetën e portës së Bekajt. Rezultati 1-0 për Teutës, nuk ndryshoi deri në fund të takimit…
AMA ka shkruar se kjo është e disata herë që i tërhiqet vëmendja këtij produksioni. Mes të tjerave, një nga kërkesat e autoriteteve është shtyrja e orarit të transmetimit me qëllim që fëmijët të mos ndikohen nga ngjarjet jo-edukative që ndodhin gjatë këtij formati. “Nisur nga fakti, se në një format të regjistruar produksioni i ka pasur mundësitë e evitimit të situatave të papranueshme, të krijuara gjatë regjistrimit, por s’e ka bërë këtë, theksojmë, se rruga e provokimit të shikuesve me pamje të tilla të evitueshme në transmetim, nuk është qasja e duhur për një subjekt audioviziv që ka në…
Pas zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Në njoftimin e selisë blu theksohet se procesi u njollos që në nisje të tij, ndërsa shton se SPAK po përdoret në mënyrë antiligjore, antikushtetuese për gjah ndaj opozitës. “Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK u njollos që në nisje të saj dhe si i tillë është i pabesueshëm. Përplasja për drejtuesin e SPAK mes Yuri Kim dhe Edi Ramës nuk është shenjë se drejtësia është e pavarur, por se ajo është kapur. SPAK ka patur mjaftueshëm kohë për t’i dhënë…
Avokatja e njohur, Eni Çobani ka folur rreth trajtimit të martesave së suksesshme dhe atyre të dështuara në mediat publike. E ftuar në “Dita e 8”, ajo tregoi se shumica nga çiftet e njohura e kanë shumë të vështirë ta pranojnë publikisht dështimin ne martesës së tyre, por veçoi rastin e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili e pranoi menjëherë sapo u pyet për ndarjen nga bashkëshortja e tij. “Ju kam kërkuar moderatorëve të bëjnë përballje mes personazheve që kanë një martesë dhe familje të lumtur dhe personazheve që martesa e tyre ka marrë fund dhe askush nuk ka pranuar. I…
Një nga banoret e “Big Bigrother Vip Kosova”, Xhuliana Nura, gjatë një bisede me një tjetër konkurrente, zbuloi se ndërhyrjen estetike për zmadhimin e gjoksit e ka kryer në Finlandë. Ajo shtoi se ndërhyrja kushtoi shumë shtrenjtë, ndonëse e përfitoi me zbritje. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)
Gazetari Flamur Vezaj thotë se i shumëkërkuari Ervis Martinaj, ka njohje me politikanë në Kosovë. Vezaj u shpreh se Martinaj, është bashkëpronar në disa biznese të lojërave të fatit me këta politikanë. Sipas tij, janë këta persona të cilët mund ta kenë ndihmuar Martinajn që të dalë nga Shqipëria dhe të strehohet në Kosovë. “Unë vazhdoj të mendoj që në bazë të atyre rrethanave që kemi folur, rasti i Martinajt më shumë anon te pjesa e inskenimit ose vetë inskenimit, se sa te pjesa e zhdukjes dhe vrasjes së tij. Tani, për sa kohë është në gjendje të mbajë një…