Një grua dhe dy fëmijë janë ekzekutuar me armë zjarri në Northamptonshire të Britanisë së Madhe. 35-vjeçarja Anju Asok dhe dy të miturit Jeeva Saju 6 vjeç dhe Janvi Saju 4 vjeç, u gjetën të pajetë në banesë. E reja ishte me profesion infermiere dhe vdiq në vendngjarje, ndërsa dy fëmijët humbën jetën në spital. Autor i krimit të rëndë dyshohet të jetë një 52-vjeçar, i cili po merret në pyetje nga detektivët. Ishin kolegët ata që ngritën alarmin, pasi 35-vjeçarja nuk u paraqit në turnin e saj të enjten në mëngjes.
Author: tirana
Stresi ka vite që është pjesë e skenës dhe publiku i tij shumë mirë “bëmat” e tij, por në fakt gjatë qëndrimit të tij në Big brother Kosova, publiku po e njeh shumë më shumë dhe në fakt ai duket se ka akoma dhe më shumë për të treguar nga vetja e tij. Së fundmi reperi tregoi se ka një aftësi për të dalluar njerëzit fallco. “Unë jam për këtë sport, unë ta nxjerr maskën për sekonda, të tregoj se kush je”, ka thënë ai. Megjithatë biseda në ato momente mes banorëve, ishte e përqëndruar tek vdekja dhe ceremonitë mortore,…
Edmond Papa, 49 vjeç është pronar i një hoteli në Sarandë. Viktima ishte në brendësi të një lokali kur u qëllua me disa plumba dhe menjëherë u transferua në spitalin e Traumës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Viktima ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri. Për ngjarjen ka dy pista hetimesh, konflikte të mundshme në Greqi dhe konflikte për pronën. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në zonën e njohur në kryeqytet, Selitë ku biznesmeni ishte brenda një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku” dhe u…
Një prift, i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin duke përplasur pesë makina të parkuara. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Valencias të Spanjës, dhe nuk ka kaluar pa u vënë re nga autoritetet, të cilët pas mbërritjes së tyre, kanë vijuar dhe kontrollin e makinës së tij. Prifti kërkoi falje, duke u përpjekur të justifikohej duke thënë se ishte detyruar të konsumonte verë gjatë shërbimit të falënderimit.
Ushqimi jo i rregullt, mungesa e gjumit dhe stresi i përhershëm kontribuojnë shumë në dobësimin e imunitetit, shëndetit të zorrëve, mëlçisë dhe trurit. Sipas Singh, i cili është gjithashtu CEO i Juvena Herbals, infeksionet kërpudhore jo vetëm që janë ngjitëse, ato mund të provojnë të jenë edhe kërcënuese për jetën. Pra, çfarë mund të bëhet për të parandaluar dhe kuruar infeksionet kërpudhore? Shmangni veshjen e rrobave të lagura Lagështia, errësira dhe ngrohtësia ofrojnë një terren ideal për mbarështimin e kërpudhave. Ky kombinim do të çojë në mënyrë të pashmangshme në zhvillimin e infeksioneve mykotike. Pra, është e domosdoshme të shmangni krijimin e këtyre kushteve. Praktikoni…
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka pranuar kërkesë nga Serbia lidhur me dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. “Aktualisht jemi duke e shqyrtuar” këtë kërkesë, u tha në përgjigjen e KFOR-it dërguar Radios Evropa e Lirë. “KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, shtoi ky mision. Më 15 dhjetor, autoritetet në Serbi bënë të ditur se kanë vendosur që t’i drejtohen KFOR-it me kërkesë për dislokimin e trupave në Kosovë. Presidenti i Serbisë,…
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i sotëm në Tiranë, ku mbeti i vrarë një 49-vjeçar. Burime bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Edmond Papa, 49-vjeç me origjinë nga Fieri por banues në Sarandë. Ndaj viktimës janë qëlluar 9 plumba pistolete në rrugën “Fadil Bodinaku”, pranë një lokali. Mësohet se viktima ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë. Lidhur me këtë fakt policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi. Ndërsa një tjetër pistë është ajo e aktivitetit kriminal jashtë vendit (Angli), për trafik droge.
Analisti Andi Bushati thotë se nuk pritej që Altin Dumani, të zgjidhej kreu i ri i SPAK-ut, në bazë të informacioneve që ai dispononte. Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati u shpreh se burime nga brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), i thanë se diçka ndryshoi në momentin kur ambasadorja amerikane, Yuri Kim mbërriti para votimit për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. “Jo, në fakt nga të gjithë informacionet që unë kisha, pritej që, për ta thënë edhe në gjuhën popullore siç është komentuar dhe këto ditë, që pritej të fitonte ai që më shumë donte…
Që buka është pjesë e rëndësishme e jetës tonë, kjo është e ditur tashmë. Por ajo që na mundon shpesh herë është zgjedhja midis shumë llojeve të bukësh që ekzistojnë në treg. Të gjitha arsyet përse duhet të zgjidhni gjithmonë bukën e zezë: Gjithçka lidhet me përpunimin e miellit Ka dy ndryshime kryesore te lloji i miellit që përdoret për përgatitjen e tyre: mënyra si është përpunuar dhe sa të shëndetshëm janë. Mielli i të dy llojeve të bukës sigurisht që vjen nga i njëjti drithë, por te buka e zezë mielli përmban të gjitha pjesët e grurit: lëkurën bashkë…
Gjykata e Tiranë ka vendosur sekuestro mbi pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 5 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Ato i përkisnin shtetasit Elvi Osmanaj, 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe familjarëve të tij. Më konkretisht, pasuritë e sekuestruara janë një ndërtesë në Tiranë, një arë me sipërfaqe 4000m2, një arë me sipërfaqe 1142m2, një arë me sipërfaqe 812m2, dy apartamente në rrugën “Myslym Shyri”, një truall në Tiranë, si dhe dy subjekte tregtare. “Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Elvi…
Ka ndërruar jetë në spital personi që u dërgua me plagë të rënda tek “Trauma”. Viktima është Edmond Papaj. Ai u qëllua brenda një lokali në zonën e Komunës së Parisit”. Policia ka nisur kërkimet për autorin e kësaj vrasje, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Njoftimi: Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Altin Dumani u zgjodh kryetari i ri i SPAK. Me zgjedhjen e Dumanit në krye të SPAK, Rama shprehet se marrin fund thashethemet për kapjen e kësaj strukture. “Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete”, shkruan kreu i qeverisë.