Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka mbërthyer nga të gjitha anët Serbinë. Edhe pse Aleksandër Vuçiç mundohet të luajë me dy porta, duket qartë se Moska ka shtuar ndikimin e fuqishëm në Beograd. Pak kohë më parë u ngrit një bazë ushtarake në Nish. Ndërkohë që ditët e fundit ka pasur një zhvillim befasues. Në Beograd ka hapur zyrë grupi Wagner. Ata njihen si ushtria private e Putinit, pasi bëhet fjalë për një grup paraushtarak, pjesë e të cilit janë mercenarë të mirëtrajnuar. Grupi drejtohet nga Yevgeny Prigozhin, një biznesmen rus dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin. Lidhur me këto zhvillime të forta në Ballkan, Dragan Sormaz, ish-anëtar i SNS-së dhe drejtor i Këshillit Euro-Atlantik të Serbisë e ka cilësuar këtë grup si një organizatë terroriste që njihet që nga lufta civile në Siri dhe tashmë në Ukrainë.
Pronari i “Wagner-it”, Prigozhin tha pak javë më parë publikisht se organizoi fushata për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Por a është e rrezikuar dhe Serbia që të përjetoje dhe ajo një shembull të tillë? Mund të themi me bindje se hapësira për manovrim për Rusinë në Ballkan është ngushtuar. Vetëm Serbia dhe Bosnja Hercegovina nuk janë integruar ende në NATO. Grupe të tilla mobilizojnë masat dhe përpiqen të ndikojnë në shtet duke pushtuar “rrugët”. Një tjetër synim i rëndësishëm është kontrolli i popullsisë ruse në Serbi. Deri më tani, më shumë se 140,000 rusë kanë ikur në Serbi dhe shumica e tyre janë kundërshtarë të luftës dhe të Putinit. Ata përfaqësojnë avokatët më të mirë anti-Putin.
Vođa Noćnih vukova Aleksandr Zaldostanov objavio je na svom Telegram kanalu da su članovi njegove organizacije koja se nalazi na crnim listama EU i USA boravili na barikadama na sjeveru Kosova. “Pobjeda Srbije je pobjeda Rusije”, napisao ne Zaldostanov. pic.twitter.com/6PV05zH5bN
— Istraga.ba (@IstragaB) December 16, 2022
