Kryeministri Edi Rama ka mohuar lajmin e publikuar në një televizion, në të cilin thuhej se qytetarët që kanë hyrë në shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit, do të duhet të paguajnë një kredi të butë. Kreu i qeverisë thekson se shtëpitë e familjeve të prekura nga tërmeti do të rindërtohen dhe do t’u jepen falas. “LAJM I RREMË SY PËR SY! Kështu thonë kudo ku rindërtohet pas tërmetit, përveçse në Shqipëri ku shtëpitë u janë rindërtuar dhe do t’u rindërtohen FALAS të gjitha familjeve të prekura! Zoti i ruajttë shqiptarët nga epidemia e lajmeve të rreme”, shkruan Rama.
Author: tirana
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se Perëndimi duhet të punojë për të dobësuar “aftësinë e Rusisë për t’u rigrupuar”, teksa Moska po vazhdon luftën e agresionit kundër Ukrainës. Sunak i bëri këto komente gjatë një samiti të Forcës së Përbashkët të Ekspeditës, të mbajtur në Riga. Kjo forcë, që udhëhiqet nga Britania, përbëhet nga dhjetë shtete të Evropës Veriore dhe ka për synim të reagojë më shpejt në rast të ndonjë kërcënimi, sikurse kërcënimi që tashmë paraqet Rusia. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, foli përmes video-lidhjes. Ai tha se Rusia po përdor dronë Shahed, të prodhimit iranian, për të sulmuar shtetin…
Një 30-vjeçare, e quajtur Shanice Aviles, është arrestuar nga policia në New York, pasi akuzohet se ka hyrë për të vjedhur në shtëpinë e aktorit të njohur, Robert De Niro, rreth orës 2:30 të mëngjesit. Policia arriti të veprojë menjëherë duke e kapur atë në flagrancë, në katin e dytë të ndërtesës duke vjedhur dhuratat e Krishtlindjes, si dhe duke përdorur iPadin e aktorit. De Niro dhe një prej vajzave të tij ndodheshin në katin e sipërm të banesë dhe nuk ishin në dijeni të asaj që po ndodhte.
Në takimin me departamentin e shëndetësisë ne Partinë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se sistemi i shëndetësisë në vend është kthyer si në vitet 60’ të shekullit të kaluar. Po ashtu, kreu i PD-së fajësoi qeverinë për numrin e lartë të vdekje gjatë periudhës së pandemisë, të cilat sipas tij erdhën si pasojë e mosorganizimit të mirë nga qeveria dhe ministria e linjës. “Përulem me nderimin më të madh para kontributit, shërbimit që bluzat e bardha bëjnë për të sëmurët tanë në të 4 anët e vendit. Ne takohemi sot, në një kohë kur sistemi i shëndetësisë, jetik për…
Gjatë vizitës në Baldushk, ku shpërndau banesat për 28 familje të reja në një lagje të re banesash të ndërtuara pas tërmetit, kryeministri Edi Rama u shpreh se shembja e pallatit te “Mysym Keta” në kuadër të programit të rindërtimit, duhet të ishte kryer më parë. Ai shtoi se shkak i vonesës janë bërë paditë dhe “ankimimet e padrejta”. Sipas kreut të qeverisë, edhe banorët që kanë kundërshtuar projektin do ta pëlqejnë rezultatin e ri. “Dua të nënvizoj dhe një herë, shpesh herë serviren në pasqyrat e gjysëm të vërtetave pamje familjesh që thuhet se janë braktisur. Po ju them…
Logopedi Iljasa Fazliu, i cili dhunoi 5-vjeçaren me autizëm, është liruar nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan. Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Insadjeri, thuhet se kjo masë është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji. Lirimin e tyre e ka konfirmuar edhe avokati i dajës se 3 vjeçares, Arbër Spahiu. Ai tha se që nga fillimi nuk kanë qenë të kënaqur me caktimin e masës së paraburgimit për familjarët e vajzës, të cilët ushtruan dhunë ndaj logopedit pas publikimit të skandalit. “Sot me date 19.12.2022 prane Gjykates Themelore ne Gjilan…
Armand Ogranajan dhe Kreshnik Çerçizaj janë dy shqiptarët që mbetën të vrarë mbrëmë në një lokal në Athinë. Nga të shtënat, e plagosur mbeti edhe një vajzë 31-vjeçare. Një dëshmitar okular ka rrëfyer për “Protothema” momentin e ekzekutimit. “Viktima ishte i njohur dhe të gjithë e njihnim se shiste lëndë narkotike. E pashë të gjakosur derisa erdhi ambulanca. Ndërkohë njerëzit po bërtisnin kur sulmuesi qëllonte. Paniku mbizotëroi dhe të gjithë vrapuan të frikësuar. Sheshi ishte plot me njerëz sepse po shikonin një ndeshje futbolli”, tha ai. Ndërkohë, një tjetër banor i zonës tha se dëgjoi të shtëna dhe doli për…
Banorja e Big Brother Kosova, Juliana Nura, në një bisedë me konkurrentët e tjerë ka treguar tiparet karakteriale që ajo dëshiron të ketë partneri i saj. “Ka lloj lloj grash që mendojnë ndryshe. Unë i përkas grave që duan me pas karrierë dhe që duan të arrijnë me forcën e vet, atë që dëshirojnë të arrijnë”, tha ajo. “Por, kam qejf me pas një super partner të fortë, por jo super të fortë financiarisht, por në kokë. Të mbështetemi te njëri-tjetri”, shtoi Juli. “Edhe unë kam momente të vështira të mia, por kam qejf që një të kem një burrë…
Kupa e Botës në Katar kurorëzoi Argjentinën dhe Lionel Messin si kampionë të botës, ku nuk kanë munguar urimet e shumta, mes tyre edhe motra e futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo. Në një postim në Instagram, Katia Aveiro, motra e superyllit portugez ka uruar argjentinasit për fitoren e tyre. “Kupa e Botës më e keqe ndonjëherë, e cila fatmirësisht na dhuroi një finale të mrekullueshme. Çfarë loje. Urime Argjentinës”, tha motra e CR7, duke lavdëruar gjithashtu Kylian Mbappe. “Mbappe është surreal. E pret një e ardhme brilante. E pabesueshme”, tha ajo për Kylian Mbappe.
Autoritetet ruse kanë kërkuar ekstradimin e Svetlana Timofoeva, e cila u arrestua se bashku me dy shtetas të tjerë në uzinën e armëve në Gramsh në muajin gusht të këtij viti. Në Prokurorinë e Elbasanit ka mbërritur një kërkesë nga Rusia, ku kërkohet ekstradimi i Timofoevës. Kërkesën e ekstradimit të Rusisë do ta shqyrtojë në javët e ardhshme Gjykata e Elbasanit. Të tre të arrestuarit e kësaj ngjarje vijojnë të jenë në burg me masën, e dhënë nga gjykata e Elbasanit arrest me burg lënë në fuqi edhe nga Apeli Durrësit me 20 shtator.
Një ekip i televizionit “Klan Kosova” është sulmuar sot në veri të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të barrikadave të ngritura në Çabër të Zubin Potokut. Fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime fizike. Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në drejtim të gazetarëve janë hedhur gurë dhe ata janë “fyer dhe sharë” nga sulmuesit. “AGK-ja sërish bën thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh kërkojmë që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar”, tha AGK-ja, teksa shtoi se ky asociacion është i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga veriu.
36-vjeçari shqiptar që u arrestua në Greqi pasi i grafiti me forcë çantën një 83-vjeçareje, duke i shkaktuar vdekjen, është identifikuar si Alvin Musaj. Më 10 nëntor të këtij viti, Musaj ishte duke drejtuar një motoçikletë kur tërhoqi me forcë çantën e një 83-vjeçareje për ta grabitur. Kjo e fundit u rrëzuar në tokë e mbeti e plagosur. Dy ditë më pas ajo ndërroi jetë në spital. Motoçikleta u gjet më pas e braktisur në të njëjtin zonë nga punonjësit e policisë dhe u vërtetua se i përkiste 36-vjeçarit. Në kontrollin e kryer në shtëpinë e tij, si dhe në…