36-vjeçari shqiptar që u arrestua në Greqi pasi i grafiti me forcë çantën një 83-vjeçareje, duke i shkaktuar vdekjen, është identifikuar si Alvin Musaj.
Më 10 nëntor të këtij viti, Musaj ishte duke drejtuar një motoçikletë kur tërhoqi me forcë çantën e një 83-vjeçareje për ta grabitur. Kjo e fundit u rrëzuar në tokë e mbeti e plagosur. Dy ditë më pas ajo ndërroi jetë në spital.
Motoçikleta u gjet më pas e braktisur në të njëjtin zonë nga punonjësit e policisë dhe u vërtetua se i përkiste 36-vjeçarit.
Në kontrollin e kryer në shtëpinë e tij, si dhe në një ambient tjetër, iu gjetën dhe sekuestruan veshjet që kishte përdorur gjatë grabitjeve, 53 pilula lëndë narkotike, dy peshore elektronike precize dhe një celular.
Mediat greke shkruajnë se 36-vjeçari ka kryer dhe grabitje të tjera në periferi të Athinës, në Ilioupoli dhe Dafni.