Author: tirana

Ishte ëndrra e tij më e madhe, objektivi i tij më i madh në karrierë. Më në fund, Messi arriti të fitonte Botërorin duke bërë për vete të vetmin trofe që i mungonte në karrierë, më i rëndësishmi. Kapiteni zhvilloi një Botëror fantastik dhe vijon ende të shijoj çdo moment, madje aq shumë e dëshironte atë trofe, sa vendosi ta kalojë natën me të në shtrat.

Read More

”Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat të Kosovës”, ka thënë Pascual Navarro përfaqësues i Spanjës për Bashkimin Europian, gjatë paraqitjes së tij para Komisionit të Përbashkët për BE, të mbajtur në Senat. Tutje ai ka shpjeguar se pasi Kosova të ketë dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për anëtarësim në Presidencën aktuale, në këtë rast Republikën Çeke, duhet të merret një “vendim procedural”, të cilin supozohet se Suedia do ta miratojë që nga janari si Presidencë e re, përcjell klankosova.tv. Gjëja normale, vazhdoi ai, është që të kërkohet mendimi…

Read More

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” u trajtua krimi makabër i vrasjes së Menduh Kurt-Dedës. Ngjarja horror ndodhi në 2017, ndërsa u zbardh vetëm pak ditë më parë pasi në “Kodër Shupal” u gjet një kufomë e djegur që i përkiste 61-vjeçarit Menduh Kurt-Dedës. Marjeta Karaj e akuzuar së bashku me të birin dhe shokun e tij, vranë në mënyrë monstruoze 61-vjeçarin. Marjeta Karaj, e cila u arrestua është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”. Po ashtu mësohet se viktima ishte pjesë e kësaj qendre, ndërkohë që burime policore pohojnë se…

Read More

Katër të mitur (14 dhe 15 vjeç) janë proceduar të lirë pasi dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në Shkodër. Në njoftimin e policisë, njoftohet gjithashtu se nën hetim është vënë dhe një 55 vjeçar pasi dyshohet se duke pasur dijeni, ka blerë një send të vjedhur nga të miturit. Njoftimi i plotë: Autorë të dyshuar të vjedhjeve, 4 të mitur (14 dhe 15 vjeç), të cilët procedohen në gjendje të lirë, për shkak të moshave. Në hetim edhe një 55-vjeçar, pasi dyshohet se duke patur dijeni, ka blerë një send të vjedhur nga të miturit. Gjenden dhe sekuestrohen disa…

Read More

Hakerat iranianë kanë dhënë një mesazh tjetër, përmes të cilit nënkuptojnë se kanë ndërhyrë dhe tek të dhënat bankare të shqiptarëve. Në një SMS të postuar në grupin e tyre në Telegram, hakrat iranianë ngrenë dy pyetje. Ata pyesin shqiptarët nëse u besojnë politikanëve dhe bankave më shumë se vetes së tyre. Mesazhi është bërë në formë replike në një foto të dërguar më herët në të cilën shkruhet: Numërimi mbrapsht për fatkeqësinë e Tiranës ka nisur! “A u besoni politikanëve më shumë se sa vetes tuaj? A u besoni bankave tuaja më shumë se vetes tuaj?”- thuhet në mesazhin…

Read More

Një ish-sekretare që ka punuar në një kamp nazist të përqëndrimit është dënuar për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 10,505 personave. Irmgard Furchner, 97 vjeç, punoi si daktilografe në Stutthof nga 1943 deri në 1945, sipas BBC. Furchner, një nga gratë e pakta që u gjykua për krime naziste në dekada, u dënua me dy vite burg me kusht. Edhe pse ajo ishte një punëtore e thjeshtë, gjykatësi tha se ajo ishte plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte në kamp. Rreth 65,000 njerëz mendohet se kanë vdekur në kushte të tmerrshme në Stutthof, duke përfshirë të burgosur…

Read More

Dhjetra ushtarë rusë të armatosur me kallashnikov qëndrojnë palëvizur në sheshin kryesor të qytetit siberian të Chitas, në temperatura -33C. Ndërsa njerëzit kalojnë pranë, ata ndalojnë dhe ia ngulin sytë ushtarëve. Disa prej tyre bëjnë selfie. Ka një arsye pse ushtarët nuk po lëvizin asnjë muskul. Ata janë prej akulli. Chita shtrihet 3,000 milje (4,830 km) në lindje të Moskës. Autoritetet lokale vendosën që skulpturat e akullit do të ishin një dekorim i përshtatshëm për këtë sezon festiv; një mënyrë për të inkurajuar një vit të ri patriotik. Shumica e njerëzve me të cilët flas në shesh e miratojnë.

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot, se edhe 6 familje të tjera në pallatin në rr. “Myslym Keta” kanë firmosur marrjen e bonusin të qirasë, për të përfituar banesat e reja në lagjen “5 Maji” në kryeqytet. Veliaj i bëri thirrje pjesës së mbetur të banorëve të nënshkruajnë kontratën për të fituar banesat e reja shumë herë më të sigurta, të ndërtuara nga arkitekti i njohur Italian, Stefano Boeri. “Janë sqaruar të gjithë. Më thuaj një emër dhe në punë sekondash të tregoj bonusin e qirasë dhe tërheqjen me faturë, tre pagesa të këtij muaji. Secila prej kurorave, edhe…

Read More

Në rrjetet sociale janë shtuar sinjalizimet për pamundësinë e aksesit online të llogarive në Credins Bank. Janë shumë persona që tentojnë të hyjnë në aplikacionin e kësaj banke dhe marrin këtë njoftim si në foton e mëposhtme. “Serveri me emrin e specifikuar nuk mund të gjendet”-njofton aplikacioni. Edhe faqja zyrtare në internet e kësaj banke është e pamundur të aksesohet .

Read More

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të vizitojë Shqipërinë më datë 22 dhjetor. Vizita e Mitsotakis do të përqendrohet në minoritetet greke në jug të vendit, Himarë, Finiq dhe Dropull.Në disa prej takimeve të parashikuara në këto zona do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Kujtojmë se kryeministri grek kishte planifikuar vizitën në jug të Shqipërisë më datë 6 dhjetor të këtij viti, por vizita e tij u anulua për shkak të kushteve atmosferike.

Read More

Stërvitjet e përbashkëta mes marinës kineze dhe ruse në Detin e Kinës Lindore që fillojnë këtë javë priten të thellojnë më tej bashkëpunimin midis Moskës dhe Pekinit, sipas një njoftimi të autoriteteve kineze. Stërvitjet do të mbahen në brigjet e provincës Zhejiang në jug të Shangait nga e mërkura deri të martën e ardhshme, sipas një njoftimi të shkurtër të postuar të hënën nga Komanda e Teatrit Lindor të Kinës të Ushtrisë Çlirimtare Popullore. “Kjo stërvitje e përbashkët ka për qëllim demonstrimin e vendosmërisë dhe aftësisë së të dy palëve për t’iu përgjigjur së bashku kërcënimeve të sigurisë detare dhe…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se në vitin 2023 Tirana do të jetë një kantier ndërtimi për të përfunduar shumë prej investimeve të nisura, ndërkohë që shumë të tjera po marrin jetë. Në një intervistë për Klan Neës, Veliaj renditi investimet që janë parashikuar nga Bashkia e Tiranës për vitin e ardhshëm. “Duam të përfundojmë disa nga veprat i konike të Tiranës: duam të përfundojmë Piramidën në pranverë dhe nisim punimet për Teatrin Kombëtar; duam të fillojmë punimet tek Kopshti Botanik, një tjetër projekt ikonik, i cili nuk mund të rrijë peng për kapriçon e disa pseudo-akademikëve të grup seksioneve të…

Read More