Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Fatos Tarifa kritika ndaj Festivalit dhe Arbanës: Pa klas dhe fjalor i varfër, i përshtatet vetëm “Big Brother”

16:18 / December 20, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2BEAB3E3 ED44 45F0 AF11 695E8964C182
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-diplomati, publicisti dhe pedagogu Fatos Tarifa shprehet i zhgënjyer nga nata e parë e festivalit të Këngës në RTSH.

Tarifa artikuloi kritika për organizimin, prezantimin dhe nivelin e konkurrentëve.

Deklarata e Fatos Tarifës: “Mbrëmë ndoqa (pa shumë interes dhe vetëm pjesërisht) natën e parë te Festivalit te 61-të të Këngës.

Në të kaluarën, ky festival ka qenë ngjarja artistike më e madhe dhe më e rëndësishme në vend. Nuk është më.

Me shpenzime shumë herë më të mëdha për organizimin e tij, në këtë festival sot marrin pjesë këngëtarë shumë herë më të vegjël, ndër ta edhe djem e vajza që vetëm këngëtarë nuk janë.

Një pjesë e mirë e këngëve ta shpifin, sidomos me lirikat e tyre vulgare e të pakuptimta. Veshjet e shumë këngëtarëve e përdhosnin natyrën sublime të skenës dhe vetë idenë e festivalit më të madh të muzikës në vend.

Mënyra e prezantimit të këngëve dhe këngëtarëve ishte krejt pa klas dhe fjalët e prezantueses së festivalit (një fjalor shumë i varfër) mund t’i shkonin për shtat një “reality show” TV franchise, si Big Brother, se sa një festivali kombëtar të muzikës.

Great Disappointment!”

Fatos Tarifa festivalin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dy gosti”, filmi me lejlekun punëtor do të restaurohet

14:20 / September 13, 2026

Një nga ikonat e muzikës greke/ Kush ishte Giorgos Mazonakis që prej vitesh pushtoi skenën, këngët që shënjuan karrierën e tij

18:19 / September 9, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Surprizëëë!! Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël

19:01 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.