Një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të frikshëm rreth orëve të para të mëngjesit në Caselle Torinese të Italisë.
18-vjeçari nga Kosova Blendi Halili ishte duke u kthyer nga një festë me automjetin e tij tip “Ford” që ishte në pronësi të prindërve të tij.
Tre shokët me të cilët po udhëtonte arritën të dilnin nga automjeti i shkatërruar, kurse 18-vjeçari nuk arriti të shpëtonte, duke humbur jetën pasi makina shpërtheu në flakë.
Grupi hetimor po vijon me hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit, por ajo çfarë raportohet deri më tani është që makina të jetë përplasur me një mur dhe më pas ka marrë flakë.
