Author: tirana

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të martë uljen e lehtë të çmimeve të karburanteve. Nafta ka zbritur me 4 lekë për litër dhe nga dita e sotme do të shitet me 236 lekë për litër. Në rënie është dhe çmimi i benzinës, që do të tregtohet me 196 lekë për litër, nga 203 që ishte deri tani. Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër. Në Bursa nafta është në tendencë rënieje prej disa javësh, duke zbritur në nivelet e para sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, në tregun vendas karburanti vijon të jetë pranë nuveleve maksimale, që arritën…

Read More

Elon Musk dhe Kanye West mund të kenë mjetet për të blerë platformat e mediave sociale Twitter dhe Parler. Por atyre u mungon besueshmëria dhe aftësia për t’i trajtuar ato në mënyrë efektive, thotë Kate Ferguson e DW. Disa vite më parë, kur po më vizitonte ime motër në Berlin, vendosëm të merrnim me qira Segways për të eksploruar vendin e aeroportit të braktisur Tempelhof, i cili ishte kthyer në park. Kur mbërritëm, u befasuam kur mësuam se fillimisht duhej të kalonim një seancë stërvitore 30 minutëshe. Instruktori, një djalë rreth 12 vjeç, na shpjegoi teorinë. Pastaj, një nga një,…

Read More

Këtë të martë, 1 nëntor, nis aplikimi për subvencionimin për panelet diellore në kuadër të projektit pilot që ka nisur qeveria për të mbështetur 2 mijë familje shqiptare në krizën energjetike. Duke nisur nda dita e sotme, çdo familje mund të aplikojë online në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë për të përfituar nga ky projekt. 2 mijë familjet që do shpallen fituese, qeveria do t’u mbulojë 70% të kostos së vendosjes së paneleve diellore. Ky projekt pilot i qeverisë vjen në kohën e krizës energjetike dhe ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike, si edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të…

Read More

Policia e Shtetit ka vënë në pranga këtë të martë një 45-vjeçar në Vlorë, i cili ishte i kërkuar në Greqi aty ku akuzohet për përdhunim. Spartak Dyrmishi akuzohet për një rast përdhunimi dhe një tentativë përdhunimi. Sipas deklaratës së Policisë shqiptare, Dyrmishi shprehu dëshirën për t’u dorëzuar tek autoritetet greke. Deklarata e plotë Angazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, reagimi profesional dhe në kohë, çuan në kapjen dhe dorëzimin vullnetar te Policia greke, të 45-vjeçarit nga Vlora, i kërkuar në Greqi, për përdhunim. Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, për një shtetas…

Read More

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, kandidat në primaret e Partisë Demokratike në Tiranë, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”. Këlliçi ka folur për karrierën e tij që përfshin punën në FRPD, punën në Bashkinë e Tiranës dhe zgjedhjen si deputet i PD. Ylli Rakipi: Çfarë ke bërë ti deri sot që shkove 35 vjeç, për të mundur një përbindësh, në mënyrë metaforike. Çfarë ke bërë ti deri sot? Belind Këlliçi: Unë në vitin 2009 jam kthyer në Shqipëri, pasi kam përfunduar studimet në SHBA. Jam kthyer në Tiranë, për të qëndruar pranë familjes dhe së dyti për të ndjekur…

Read More

Udhëtimet e kryeministrit Edi Rama janë kthyer në ”mollë” akuzash që vijnë nga opozita. Mëngjesin e sotëm sërish Rama ka reaguar për akuzat që i bëhen për udhëtimet me charter, që sipas opozitës, vetëm diktatorët udhëtojnë me këto kushte. Përmes disa postimeve në Twitter, Rama thotë se opozita ka si qëllim non-stop që të çoroditur popullin me shpifje sa më të përbindshme. ”Tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën! Ne s’e blejmë dot,me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale”,-shkruan Rama në Twitter. Postimi i…

Read More

Nuk ndalet miliarderi Elon Musk, që pas blerjes së platformës Twitter, ku ka shkarkuar bordin e drejtorëve. Musk do të jetë shefi ekzekutiv i kompanisë, pas blerjes së platformës javën e kaluar në vlerë të 44 miliardë dollarëve. Përveç Twitterit, Musk është shef ekzekutiv edhe i dy kompanive tjera, Tesla dhe SpaceX. Ai ka nisur të kryejë reforma menjëherë në këtë rrjet social, të cilin e përdorin politikanë dhe gazetarë në gjithë botën. Në mesin e reformave përfshihen ndryshime në verifikim të llogarive në Twitter, si dhe zvogëlimi i vendeve të punës. E përditshmja amerikane, The Washington Post, ka raportuar…

Read More

Vladimir Putin ”hakëmerret”. Rusia ka njoftuar pezullimin e marrëveshjes që lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e saj të Detit të Zi. Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB të shtunën, duke pretenduar se Ukraina kishte përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj. Në korrik një marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë u ndërmjetësua nga Turqia dhe OKB, duke rënë dakord për të rifilluar eksportet e grurit përmes porteve të Detit të Zi. Të hënën, presidenti Putin tha se marrëveshja po pezullohej, duke shtuar se siguria detare duhet të sigurohet dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e këtij 1 nëntori e ka nisur me një videomesazh nga Korçka, teksa shihet që qëndron ulur në një piano, ku edhe tenton që të luajë ndonjë notë muzikore me të. ”Mirëmëngjesi nga Korça e bukur, e qytetarisë, e trashëgimisë kulturore, e muzikës, e artit, e turizmit, e bujtinave fantastike. Korça e fshatit që s’ka lënë pëllëmbë toke pa punuar. E të rinjve të përfshirë në vlerën e re të teknologjisë. Nuk ka më mirë sesa nga Korça t’iu uroj një ditë sa më të mbarë”.

Read More

Spartak Dyrmishi është 45-vjeçari i arrestuar nga Policia e Vlorës, pas thirrjes së fortë nga ministri grek, Takis Theodorikakos. Ndaj tij ka akuza si abuzues seksual serial. Së fundmi, Dyrmishi abuzoi seksualisht me një të re në një stacion autobusi dhe dhunoi dy vajza të tjera. Menjëherë pas këtij akti, të rejat denconuan në policinë vendase, ndërsa 45-vjeçari u nis në arrati drejt vendlindjes, në Vlorë. “Ai do të dalë përpara drejtësisë greke për veprat e tij kriminale, çnjerëzore dhe frikacake”,-tha ministri grek Takis Theodorikakos. Mediat greke bënë me dije se pas hetimeve rezultoi se 45-vjeçari, duket se nuk është…

Read More

Me origjinë nga India, por sekretare e Brendshme britanike, Suella Braverman është kthyer në ”mankth” për emigrantët. Prej kohësh shtypi britanik i ka kushtuar një vëmendje shqiptarëve dhe rrugës me gomone nga Franca që ata tentojnë për në Londër. Në përgjigje të pyetjeve para parlamentit, ajo tha se duhet përshpejtuar procesi i shqyrtimit dhe të realizohet largimi i shtetasve shqiptarë. Në përgjigje të një komenti nga deputeti konservator Craig Mackinlay, i cili tha se “asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat”, zonja Braverman tha se ai ka të drejtë. “Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga…

Read More

Mëngjesin e këtij 1 nëntori, ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS. Po ashtu një patrullë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës është vendosur mbi urën mes Mitrovicës Veriore dhe asaj Jugore. Pjesëtarët e Njësisë Speciale po kontrollojnë çdo automjet që del dhe futet në Lagjen e Boshnjakëve. Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën. Duke nisur nga 1 nëntori e deri…

Read More