Author: tirana

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Korçë me fermerët për mollët, e produktet e tjera të mbjella që hidhen dhe nuk përdoren. Ai publikoi prononcimet e fermerëve korçarë, të cilët deklaruan se po falimentojnë dhe do presin drurët frutorë pasi nuk mund të mbulojnë kostot. ”Edi Rama nga Korça edhe sot u tall me fermerët duke premtuar mrekulli, kur në fakt ka pasur dhjetë vite kohë për të ndryshuar këtë realitet të dhembshëm që vetë fermerët e pohojnë me gojën e tyre. Fermerët hedhin prodhimet në kanal, kurse…

Read More

Një sherr mes të rinjve është regjistuar në Durrës, ku një i ri ka mbetur i plagosur. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.5 të Durrësit, në një lokal pranë ish-sheshit “Pranvera”. Mësohet se dy të rinj janë konfliktuar njëri me tjetrin për arsye banale dhe njëri prej tyre është plagosur me thikë në krah. Në vendngjarje vihet re prani e shtuar e policisë dhe ambulancës që po i ofron ndihmën e parë të plagosurit. Paraprakisht mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Mëngjesin e këtij 1 nëntori, ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS. Por SHBA-të nuk e fshehin pakënaqësinë nga vendimi. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price doli hapur me ankesën se SHBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar i kërkoi Kosovës shtyrje me 10 muaj të zbatimit të vendimit për konvertimin e targave të makinave dhe nuk prisnin vetëm një shtyrje të pjesshme. “Ne kemi qenë të qartë, publikisht dhe privatisht, se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara kërkon një shtyrje të plotë të…

Read More

Një 29-vjeçar ka rënë në pranga, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim, pasi kishin kërcënuar me jetë një person që t’i merrnin 150 mijë paund. ”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi T.M, se dy persona e shantazhonin dhe e kërcënonin për jetën, që t’u jepte një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Undone””,-thuhet në njoftimin e Policisë. Njoftim i plotë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.…

Read More

Shkencëtarja dhe kozmologia shqiptare Laura Mersini Houghton, e cila jeton në SHBA, dhe punon në Universitetin Amerikan të Karolinës së Veriut, në Chapel Hill, është pretendente për çmimin “Nobel”, pasi ka gjetur prova që vërtetojnë teorinë e saj për multi universin. Emrat e shkencëtarëve që kanë prova që vërtetojnë teorinë e tyre qëndrojnë në listën e kandidatëve për 50 vite, por askush nga ata nuk e di me saktësi nëse e ka apo jo emrin. Pra që të jesh kandidat duhet të kesh prova që e vërtetojnë teorinë dhe ajo është me fat që teoria e saj e grimcave të…

Read More

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka përsëritur edhe këtë të martë akuzat se flumturimet e kryeministrit Edi Rama me charter privat, janë skandali më i rëndë që kanë njohur ndonjëherë shqiptarët, dhe se edhe Gadafi do ta kishte zili. Për të Rama duhet të jetë është nën akuzë për shpërdorim të parave publike. ”Edhe Kadafi po të kishte qenë gjallë që konsiderohej si një dikator që shpërdoronte, do t’ja kishte pasur zili Edi Ramës udhëtimet e tij prej sheiku. Drejtësia nuk mund të lidhë më duart përpara një skandali shtetëror të të tilla përmasave kaq të rënda penale…

Read More

Mëngjesin e këtij 1 nëntori, ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS. Kjo ka bërë që Serbia të vendosë ushtrinë e saj në gjendje gatishmërie. Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Vuçeviç gjatë një interviste për mediat tha se për shkak të situatës që mund të krijohet, presidenti Vuçiç urdhëroi ushtrinë serbe që ta ngrejë nivelin e gatishmërisë për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi të mundshëm. “Kur Serbia flet për paqe dhe stabilitet, nuk do të thotë se ne jemi të dobët, se mund të na…

Read More

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka fituar gjyqin në Apelin e SPAK-ut ndaj Evi Kokalarit, kjo për akuzën e fyerjes. Gjithçka mes Salianjit dhe Kokalarit nisi gjatë një interviste televizive, ku deputeti demokrat e cilësoi aktivisten që mbështet Sali Berishën si një skizofrene. Sipas Salianjit, bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Kjo ka bërë që Kokalari të bëjë një padi ndaj Salianjit dhe filimisht të fitojë gjyqin ndaj tij për shpifje. Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi Salianjin me 50 mijë lekë gjobë, por Apeli vendosi në favor…

Read More

Në Shqipëri ka mbërritur një letërporosi nga Belgjika për Kevin Zeneli alias Suçi, i shpallur në kërkim pas dëshmive të vëllezërve Indrit e Gentian Beqiri. Ai konsiderohet si krahu i djathtë i Kasandër Nogës, një personazh i njohur të botës së krimit. Zeneli kërkohet nga belgët si autor i atentatit ndaj Erion Hasanbelli në Belgjikë, teksa dyshohet nga autoritetet në Belgjikë, se fshihet në Shqipëri. Autoritetet e vendit europian kërkojnë informacion për lidhjet shoqërore të Zenelit dhe skedën e tij për të verifikuar, nëse ka ose jo rekorde të tjera penale në ngarkim të tij.

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur nga përurimi i shkollës së re “Luan Hajdaraga” edhe atyre që flasin për ndërtimet në Tiranë, duke nënvizuar se shumica e tyre janë vepra publike si shkolla apo pallate për të strehuar të prekurit nga tërmeti. Ai përmendi ndërtimin e 40 shkollave të reja, lagjet e rindërtuara në Kombinat dhe te “5 Maji”, për të cilat tha se janë disa prej kantiereve ku është investuar më shumë. “Dua t’i falenderoj të gjithë banorët për durimin. E di që betonieret hyjnë e dalin te Fresku, hyjnë e dalin te Teleferiku, janë një stres…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me fermerët në Dvoran të Korçës, tha se bujqësia nuk po lulëzon, por qeveria e ka nxjerrë nga gropa ku ka qenë. ”Duhet përsëri ju të bashkoni dhe të thoni që ne duam këtë ndryshim të sistemit, të na vijë uji nga një burim dhe ta shpërndajmë me sistemin me pika. Por nga ana tjetër kur vjen puna te sistemi me pika ky është një investim ekstra dhe për këtë investim dhe ju duhet të bini dakord se duhet të paguani. S’mund të vijë uji pa paguar, ai ujë që vjen në çdo pemë…

Read More

Në kërkim të lirisë dhe të një jete më të mirë, një tjetër varkë me emigrantë raportohet të jetë mbytur, mëngjesin e së martës, pranë Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave që udhëtonin me të. Në anijen me emigrantë udhëtonin 68 persona nga Afganistani, Egjipti dhe Irani, ndërkohë që deri në këto momente, ekipet e shpëtimit kanë gjetur vetëm 9 prej tyre. Në operacion janë përfshirë rojet bregdetare, helikopterë dhe dy anije luftarake, ndërkohë që është ende e paqartë se nga ishte nisur gomonia që u mbyt në ngushticën mes Evias dhe Addros.

Read More