Author: tirana

Një 41-vjeçare nga Vlora ka rrëfyer se si është përdhunuar nga vëllai i saj dhe shitur nga e ëma për 350 euro. Por jo vetëm kaq, Alma gjithashtu tregoi në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, edhe dhunën e ish-bashkëshortit të saj dhe vuajtjet nga tutorja. Kjo e fundit ishte e lidhur me partnerin e saj. Ajo ka qenë e strehuar te një qendër për gatë e trafikuara, ata i kanë siguruar një shtëpi, por Alma thotë se shtëpia është zbuluar nga trafikantët dhe ka frikë të qëndrojë aty. Pasi tregoi se si nëna e saj i kishte thënë vëllait…

Read More

Ekspertë dhe studime të ndryshme kanë vënë në dukje në mënyrë të përsëritur se mungesa e gjumit e bën një individ më të prirur ndaj sëmundjeve të tilla si diabeti, çrregullimet e zemrës, hipertensioni dhe çrregullimet e lidhura me sytë. Por, a e dini se mungesa e gjumit mund të ndikojë drejtpërdrejt në funksionin tuaj imunitar, duke ju bërë më të prirur të sëmureni? Duke shpjeguar këtë lidhje midis gjumit dhe imunitetit, Dr Pritha Nayyar tha: “Trupi ynë çliron proteina të rëndësishme të quajtura citokina, disa prej të cilave luajnë një rol në nxitjen e gjumit. Disa citokina të tjera rriten në numër kur…

Read More

Menjëherë pas deklaratës së Grupit që mbështet Enkelejd Alibeajn, të cilët kërkuan të dalin me kandidatët e vet në zgjedhjet lokale të 14 majit, zbulohet lëvizja e Sali Berishës. Ky i fundit ka njoftuar një mbledhje në seli me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranës, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punës. Mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00.

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me disa të rinj në Korçë, të cilët kanë zgjedhur vetëpunësimin online. Kreu i qeverisë u shpreh se të rinjtë shpesh nuk i thonë me zë të lartë shumat që fitojnë, pasi kanë frikë se do të kapen nga Drejtoria e Tatimeve. Më tej, Rama njoftoi se do të vijojë puna për përpilimin e një projektligji që do të rregullojë pjesën legjislative për ata që fitojnë nga puna online. “Fitojnë aq sa kanë frikë se i kap drejtoria e Tatimeve të Korçës, nuk kemi ende një legjislacion të rregulluar për ata,…

Read More

Negociatat Gazment Bardhi dhe Edi Paloka kanë dështuar. Kjo është bërë e ditur nga një njoftim zyrtar nga grupi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. “Më datë 10 Tetor Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në mënyrë unanime shprehu vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar. Kjo mundësi e sinqertë për bashkëpunim, me qëllim bashkimin e çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje, në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD,…

Read More

Një operacion i përbashkët midis Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe Policisë Federale belge ka vënë në pranga tre shqiptarë. Ata akuzohen se kanë kontrabanduar emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar me një gomone. Ata u arrestuan sapo mbërritën në bregdetin pranë Nieuëpoort në orën 4:30 të mëngjesit të së dielës (30 tetor), ndërsa u ndaluan po ashtu dhe 12 emigrantët, të cilë besohet se ishin shqiptarë. Grupi dyshohet se është pjesë e një bande që organizojnë kalimin e paligjshëm të njerëzve drejt Britanisë së Madhe nga Evropa.

Read More

Mediat greke raportojnë për një incident këtë të martë pranë ishullit Samos me një anije të Rojës Bregdetare të Turqisë.Sipas mediave greke, anija turke ka hyrë në një zonë, e cila sipas tyre, kontrollohet nga forcat detare greke në operacionet e tyre të kërkim shpëtimit të emigrantëve. Skai.gr shkruan se anija turke ka qenë vetëm pak metra nga anija greke dhe ka kryer manovra të rrezikshme, duke dashur të dëmtojë anijen greke, ndërsa janë nxjerrë edhe armatimet. Më tej, thuhet se anija turke nuk ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në atë zonë për kërkimin e personave të zhdukur në det…

Read More

Përvjetori i 28 tetorit që është festë kombëtare në Greqi u festua edhe në Himarë. Në aktivitete mori pjesë Konsullja e Greqisë në vendin tonë , Evgenia Bleta, e cila mbajti fjalim dhe vendosi kurore me lule pranë monumentit të të rënëve. Të pranishëm ishin gjithashtu Sekretari i Ambasadës z. Panagiotis Anagnostopoulos dhe Sekretari i Ambasadës z. Paschalis Anastasiou. Më 18 tetor, Italia sulmoi Greqinë përmes Shqipërisë, duke shënuar hyrjen e Greqisë në Luftën e Dytë Botërore. Italia u befasua nga qendresa dhe kundërpergjigjia greke. Lufta filloi pasi diktatori grek Ioannis Metaxas hodhi poshtë një ultimatum italian që kërkonte pushtimin…

Read More

Një 15-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi ra nga çatia e një ndërtese 4-katëshe teksa tentonte të kapte telefonin e saj që i ra gjatë një ‘selfie’. Vajza humbi jetën tragjikisht në qytetin Ortaca në Mugla të Turqisë. Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë nga ndërtesat fqinje në zonë. Punonjësit mjekësorë dhe policia shkuan në vendngjarje dhe adoleshentja u dërgua në një spital shtetëror në gjendje kritike, ku luftoi për jetën e saj për 18 ditë para se të vdiste.

Read More

Reperi amerikan Takeoff, nga grupi Migos, është qëlluar për vdekje në Teksas. Policia tha se 40 deri në 50 të ftuar kishin qenë në një festë private kur dikush hapi zjarr. Rojet e sigurisë në zonë dëgjuan të shtënat, por nuk panë se kush qëlloi me armë. Kur mbërritën, oficerët thanë se gjetën një turmë të madhe dhe një djalë rreth të njëzetave me një plagë me armë zjarri trup, i cili u identifikua që ishte Takeoff. Grupi Migos shënoi disa hite ndërkombëtare duke përfshirë Bad and Boujee, Versace dhe Walk It Talk It.

Read More

Omer Braja është 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Ai është personazh i njohur nga ‘Kafazi i Artë’ dhe njihet për këngët ‘diss’ që i bënte reperit Noizy por me pjesëmarrjen në reality shoë, u takuan dhe dukej sikur çdo gjë shkonte mirë mes tyre. Braja së bashku me Vasel Koçakun, i arrestuar, patën përplasje me një person në shtëpinë e barit në Londër. Duke qenë se nuk e gjenin dot personin që pretendojnë se i ka vjedhur 150 mijë euro kur është larguar, Braja dhe Koçaku kanë kërcënuar me jetë të vëllain duke i kërkuar shumën…

Read More

Një shqiptar ka humbur jetën pasi u përplas aksidentalisht nga një kamion në Greqi. I ndjeri kishte dalë nga makina për të rregulluar gomën e veturës së tij kur u godit nga kamioni. Mediat greke raportojnë se 47-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes. Policia po heton rrethanat e aksidenti.

Read More