Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme në Durrës, pas një konflikti mes dy adoleshentëve. 20-vjeçari Alesjo Musaj është konfliktuar me një 16-vjeçar dhe në sherr e sipër e ka qëlluar me thikë. I mituri i plagosur është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e Durrësit ka vënë në pranga 20-vjeçarin. Ngjarja ka ndodhur pranë sheshit “Pranvera” në lagjen 11 të qytetit, pak para se në shkollën pritëse “Shaqe Mazreku” të niste mësimi. Një grua që ka parë përleshjen mes dy adoeleshentëve u ka bërë thirrje prindërve që të merren me edukimin e…
Author: tirana
Nga Abishur Prakash Cilat janë blloqet e reja që do të qeverisin botën dhe a po sjellin ato fundin e globalizmit? Bota po ndahet në grupe të shumta, formale dhe joformale, të cilat po ri-dimensionojnë gjithçka nga zinxhirët e furnizimit tek qëndrueshmëria. Si fillim, ndërsa kombet anembanë botës po kërkojnë në mënyrë aktive të bëjnë kalimin tek makinat elektrike, një bllok i ri gjeopolitik po formohet në Amerikën Latine që mund të kthehet shumë shpejt në grupin që ‘lëviz gurët’ për të gjithë – nga Kina tek Tesla. Kjo “aleancë e re e litiumit” që po formohet në Meksikë –…
Këngëtarja Filloreta Raçi ose sikurse e njohim me ermin e artit Fifi ka publikuar këngën e saj më të fundit me titull “Vëmendje”. Teksti i këngës së artistes, duket se lidhet me përjetimet e saj gjatë “Big Brother VIP”, duke kujtuar akuzat se çdo gjë brenda shtëpisë së famshme e ka bërë për vëmendje. Fifi ka kujtuar momentin kur asaj i ra të fikët gjatë spektaklit ‘live’, e cila u komentua si një ‘përpjekje për vëmendje’. Artistja thotë se kanë përdorur dobësinë e saj teksa thekson se “dikush po kënaqet me dhimbjen time”. “Spontakisht me qajt, krejt thonë drama queen.…
Parisi njoftoi të martën se të gjitha dritat në zyra dhe dyqane do të fiken në fund të ditës së punës. Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë. Sipas njoftimit, bizneset që nuk respektojnë do të gjobiten nga 750 deri në 1,500 euro (740 dhe 1,841 dollarë), sipas France Bleu, një rrjet francez i stacioneve radio lokale dhe rajonale. Njoftimi u bë në mes të një krize energjetike në Evropë që është shkaktuar nga lufta ruse kundër Ukrainës. Për ta përballuar këtë krizë, qeveritë evropiane po përpiqen të diversifikojnë furnizimet e tyre dhe të marrin masa për të reduktuar kërkesën…
Kristjan Asllani e nis sot si titullar për herë të parë në Ligën e Kampioneve. Trajneri Simone Insagi ka vendosur t’i besojë mesfushorit shqiptar nga minuta e parë në duelin ndaj Bajern Mynih, duke pasur edhe qetësinë e kualifikimit të siguruar në turin tjetër të turneut. Sfida e sotme mes dy skuadrave luhet më shumë për prestigj pas të dyja ia kanë dalë të kalojnë në turin tjetër, me Bajernin që ka siguruar vendin e parë dhe Interi të dytin, duke i lënë Barcelonës vendin e tretë.
Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se kusht për bashkimin ka qenë njohja e lidershipit të Sali Berishës. Në një intervistë për emisionin “Frontline” në News24, Gjekmarkaj u shpreh se Rama nuk mundet me statut. Sipas tij, ata nuk kanë përjashtuar primaret, por thekson se sondazhet duheshin që marzhi i gabimit të ishte i vogël. “Është e drejta e Berishës të reagojë për ngjarjet që ka shqetësim, por mund të them që kur u hodh propozimi për bashkëpunim ka qenë lajm i mirë. Ishim që të gjendej një formulë që anashkalonte konfliktin politik, diskursin politik që na ka ndarë.…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se shqiptarët shpëtimin e presin nga Partia Demokratike, ndaj sipas tij kryetarët e degëve duhet të dalin në takime me qytetarët e t’i tregojnë me fakte aferat e Edi Ramës. Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi që zhvilloi në selinë e PD-së me kryetarët e degëve të Tiranës. Berisha tha se shteti që ka ndërtuar Rama është një shtet kashte e droge dhe sipas tij opozita do e përmbysë regjimin e tij. “Tirana me të madh e të vogël duhet të dalë në shesh më 12 nëntor. Shqiptarët shpëtimin e presin…
Ilir Alimehmeti pritet të zyrtarizojë ditën e nesërm, në orën 11:00, kandidaturën për të marrë pjesë në primaret që do të zhvillojë Partia Demokratike për të zgjedhur kandidatin e saj për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet lokale të 14 Majit të vitit që vjen. Në një postim në rrjetet sociale, Alimehmeti shkruan: “02 Nëntor 2022 11:00” duke e shoqëruar me disa emoji me dy gishtat lart dhe paralajmëron kështu zyrtarizimin e kandidaturës së tij. Prej disa ditësh Alimehmeti e ka pranuar në media se dëshiron të kandidojë për kreun e Bashkisë së Tiranës, por zyrtarizimi i kandidaturës do të vijë…
Ushtarët e forcave speciale afgane që luftuan krah trupave amerikane gjatë dy dekadave konflikti në Afganistan, po rekrutohen tashmë nga ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë. Pas tërheqjes kaotike të SHBA-ve nga Afganistani vitin e kaluar, ish-komandot u zhvendosën në Iran. Lajmi u bë i ditur nga tre ish-gjeneralë afganë për agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’. Sipas gjeneralëve afganë, rusët po kërkojnë që të bëjnë pjesë të një legjioni të huaj me mijëra ish-komando elitare afgane. Ata po u ofrojnë atyre pagesa të rregullta mujore, prej 1500 dollarësh, si dhe po u premtojnë strehim të sigurt, për veten dhe…
Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi sot në Tiranë një takim me kryetarët e degëve. Mes të tjerash Berisha foli edhe në lidhje me rritjen e akcizës së birrës, të cilën e quajti faliment që kryeministri Rama i bën kësaj industrie, me qëllim favorizimin e birrës së ardhur nga Beogradi. “Punon ditë e natë me Vuçiçin, falimenton industrinë e birrës. Nuk ka vend në botë që e bën këtë. E bën për birrën e Beogradit e vëllezërit Karriç, për Ballkanin e Hapur. Qindra milionë të investuara nuk kanë rëndësi për të. Ka rëndësi sa e peshojnë në para kompanitë e…
Analisti Frrok Çupi, duke folur për aktualitetin politik në vend, u ndal edhe te protesta e thirrur nga ana e Partisë Demokratike më 12 nëntor. I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Çupi u shpreh se mes turmës do të ketë militantë të rrezikshëm që do të shkaktojnë trazira. “Ata janë militantë të armatosur dhe janë ushtarakë të specializuar për të bërë turbullira në turma. Ka disa ditë që nuk janë në Tiranë, por nëse shfaqen në 12 nëntor do të sjellin turbullira të shumta”, deklaroi Frrok Çupi.
Miliarderi rus Oleg Tinkov ka hequr dorë nga shtetësia ruse për shkak të luftës në Ukrainë. Duke dënuar “fashizmin e Putin”, Tinkov, i cili themeloi bankën online “Tinkoff”, shkroi në llogarinë e tij të “Instagram”: “Unë nuk mund dhe nuk do të lidhem me një vend fashist që filloi një luftë me fqinjin paqësor.” Ai raportohet se jeton në Londër, por është subjekt i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, si shumë anëtarë të tjerë të elitës së biznesit të Rusisë. “Shpresoj se më shumë biznesmenë të shquar rusë do të më ndjekin, kështu që regjimi i Putin dhe ekonominë e…