Mjeku Ilir Alimehmeti, i përfolur shumë si kandidat i PD-së për zgjedhjet lokale, këtë të mërkurë ka prezantuar kandidaturën e tij në primaret, për të qenë ai kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës. Në fjalën e tij, mjeku i njohur tha se Tirana është e sëmurë dhe në gjendje krize. Në këtë garë ai është momentalisht me deputetin Belind Këlliçi dhe me ish-deputetin Gerti Bogdanin. “Vij para jush për t’ju dedikuar plotësisht Tiranës dhe komunitetit të saj, pasi Tirana jonë është e sëmurë dhe në gjendje krize miqtë e mi. Tirana i ka të gjitha mundësitë për t’u shëruar…
Author: tirana
Chelsea po vijon punën për përforcimin e skuadrës. Drejtuesit kanë nisur kontaktet e para për shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Wolves, Nelson Semedo. Ish-i Barcelonës ka hyrë në sezonin e tretë me “Ujqërit”, por në këtë sezon nuk ka gjetur hapësira dhe është i hapur për të ndryshuar skuadër. Chelsea kërkon që 28-vjeçari portugez të zbarkojë në Londër në formë huazimi deri në përfundimin e edicionit dhe më pas në bazë të performancës do të vlerësohet blerja përfundimtare në merkaton e verës së ardhshme.
Këtë të mërkurë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj foli në Komisionin e Ekonomisë për taksën për energjinë, duke sqaruar se po punohet për të draftuar projektligjin i cili po konsultohet me grupet që do të preken. “Nuk është një taksë komuniste, është një taksë që po vendoset nga pjesa më e madhe e vendeve të BE-së”. Nga ana tjetër, sa i takon taksës për lojërat e fatit, Ibrahimaj pohoi edhe se janë bazuar në historikun e mbledhjes së kësaj takse para pezullimit dhe llogaritja është bërë mbi atë historik. Ibrahimaj tregoi se në fund të vitit të kaluar ishte gati…
Kjo e mërkurë shënon edhe fundit e afatit për aplikimet për kreun e ri të SPAK-ut. Deri më tani 3 kandidatë kanë aplikuar për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion për 3 vitet e ardhshme. Prokurorët Edvin Kondilli, Adnan Xholi dhe Altin Dumani kanë depozituar kërkesën. Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite. Kreu i SPAK-ut është më shumë një administrator i institucionit dhe nuk ka asgjë në dorë të ndikojë mbi dosjet. Ai nuk mund t’i japë…
Këtë të mërkurë është media britanike ”The Guardian”, e cila flet për shqiparët dhe rrugën e emigrantëve. ”Shqipëria kritikon mungesën e bashkëpunimit të Britanisë së Madhe për kalimet në Kanalin Anglez”,-është titulli i shkrimit, ku nënvizohet se ”burime qeveritare në Tiranë thanë se përpjekjet e përsëritura për të marrë informacion nga Britania e Madhe për ata që udhëtonin me varkat e vogla kishin dështuar, duke i lënë ata të vepronin në errësirë”. Më shumë se 38,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla përgjatë Kanalit deri më tani këtë vit. Rreth 12,000 raportohen si shqiptarë krahasuar me një…
Deputeti i PD-së, Isuf Çelaj, ka publikuar disa video nga fshatrat Gri e Gegëhysen në Tropojë, ku po digjen masivisht pemët e gështenjave. Flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset në zonë dhe askush nga instancat shtetërore lokale apo qendrore nuk kanë reaguar. Po ashtu Çelaj u bën thirrje institucioneve të marrin sa më shpejt masa përpara se vatra e zjarrit të marrë përmasa katastrofike. “Vazhdon edhe tani në këto momente zjarri në masivin e gështënjave në fshtarat Gri e Gegëhysen të Tropojës! Me gjithë angazhimet e pandërprera të banorëve të zonës është e pamundur që të ndalojnë flakët që kanë përfshirë…
Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja flet për çështjen e makinave elektrike. Për të numri i këtyre makinave është në rritje, kjo sepse për to nuk ka tarifa regjistrimi, ndërkohë që dhe çmimi ka rënë me 20% pasi qeveria ka hequr TVSH. “DPSHTRR kemi zeruar tarifat e regjistrimit për makinat elektrike, kanë 20% ulje në çmimin e automjetit pasi nuk ka TVSH. Kemi një rritje me 1300% pas këtë vendimi të guximshëm të qeverisë. Momentalisht, kemi të bëjmë me linja taksish dhe transporti. Kjo është e vështirë për momentin dhe për shkak të mungesës së karikimit të shpejtë. Ka një agjenci…
Pas largimit nga Top Channel, Flori Gjini gjatë një interviste televizive, foli për marrëdhënien me ish-kolegen, Erjona Rusi. I pyetur nga Aulona Musta nëse për gjithë vendimet që ka marrë gjatë kësaj periudhe a është këshilluar me të, Flori tha “Jo” në mënyrë të prerë, për të zbuluar më tej se nuk ka një raport të mirë me të. “Jo nuk jam këshilluar sepse unë dhe Erjona kishim një bashkëpunim profesional me njëri-tjetrin. Unë përpiqem që në vendin e punës të mos bëj miq të ngushtë. Përpiqem të bëj miq të mirë, kolegë të mirë. Me Erjonën kishim një marrëdhënie…
Fisnik Qosja, është një figurë e PD-së në Kavajë, i cili ka shpallur kandidaturën për primaret që të jetë ai kandidati i PD-së për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Kandidaturën e ka shpallur përmes një shkrimi të gjatë në facebook, ku thekson ndër të tjera se në Kavajë është bërë eksperimenti më i keq i Rilindjes. ”U premtua se do të shndërrohej në Venecia me lundrim e me varka, sot kemi një Bashki të falimentuar. Të falimentuar zyrtarisht. Sepse, një model i dështuar, nuk sjell tjetër përveçse dështimin e radhës”,-shkruan Qosja. Ai është i vetëdijshëm që…
8 dollarë do të jetë pagesa mujore për përdoruesit e platformës Twitter, për të verifikuar llogarinë në emër të tyre. Ky është vetëm një nga ndryshimet e platformës sociale, mes shumë të tjerash që pritet të ndodhin, pasi Musk bleu kompaninë për 44 miliardë dollarë. Shenja në ngjyrë blu që shfaqet në krah të emrit që normalisht është një figurë me profil të lartë është falas. Sipas kritikëve, kjo lëvizje mund ta bëjë edhe më të vështirë identifikimin e burimeve të besueshme. Elon Musk, njeriu më i pasur në botë tha se përdoruesit me pagesë të Twitterit, do të jenë…
Këtë të mërlurë, kryeministri Edi Rama do të niset drejt Gjermanisë, pasi ditën e enjte, 3 nëntor me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Shcolz, do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor. Sipas agjendës, ky samit do të ndahet në dy pjesë, ndërsa fokusin kryesor pritet të marrë edhe situata aktuale energjitike, për të krijuar mundësinë e një bashkpunimi më të gjerë, por gjithashtu në diskutim do të jenë edhe disa marrëveshje, ndër to ajo që parashikon lëvizjen e lirë nëpërmjet kartës së identitetit, si dhe njohjen e diplomave. Përveç liderëve…
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, thotë se buxheti dhe paketa fiskale që po diskutohen në Kuvendin e Shqipërisë, merr 130 mln euro taksa shtesë nga qytetarët shqiptarë për të paguar 120 mln euro koncesione/PPP. Përmes një video-je me të cilën iu drejtohet qytetarëve, Tabaku thekson se buxheti nuk i jep përgjigje nevojave që kanë shqiptarët, por përkundrazi shton me 17 mln euro kosto për profesionistët e lirë! Mesazhi i plotë Buxheti dhe Paketa Fiskale që po diskutohet sot në kuvend ju merr para nga xhepi juaj për t’ia dhënë koncesioneve. Ky është buxheti që po diskutohet tani në parlament. A i…