Author: tirana

Anëtari i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike Eno Bozdo ka deklaruar ditën e sotme në selinë blu se në primaret e PD do përcaktohen dy elementë të rëndësishëm që nuk kanë qenë në primaret e 6 marsit, të cilat janë vendosja e balotazhit dhe vendosja e një debati midis kandidatëve të PD në primare. Ai shtoi se në primare përveç anëtarëve do të kenë mundësi për të votuar edhe simpatizantët e partisë, të cilët do të regjistrohen për të votuar, ndërsa shtoi se përzgjedhja e kandidatëve përfundimtare do të jetë 6-13 nëntor. Njoftimi i…

Read More

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. 65-vjeçari jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte ardhur në Durrës disa javë më parë, ndërsa dyshohet se ai kishte ndërruar jetë 2 javë më parë. Ata që ngritën alarmin ishin banorët e pallatit ku ai u gjet, pasi pallati kishte marrë erë nga kufoma e 65-vjeçarit me iniciale A. G.. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 12:45, në lagjen…

Read More

Gazetari Artan Hoxha, deklaron se shqiptarët që janë në kërkim për krime të rënda dhe trafik droge lëviznin të lirë në luksin e Dubait. Hoxha i cili ka qenë në Dubai thotë, gjithashtu se shqiptarët e kërkuar lëviznin me makina të blinduara dhe luksoze të cilat kushtojnë nga 200 deri në 800 mijë euro. Duke folur për luksin e shqiptarëve të njohur në botën e krimit që jetojnë në Dubai, gazetari Artan Hoxha u shpreh se ata i shfrytëzojnë në maksimum të mirat materiale që u siguron ‘Emirat e Bashkuara’. Sipas Hoxhës bosët e krimit shqiptar në Dubai, arrijnë të…

Read More

Një ekspozitë tregtare për industrinë e funeralit në Afrikën e Jugut theu një rekord të pazakontë botëror të Guinness kur 122 makina mortore morën pjesë në një paradë. Ekspozita e Funerex Africa mblodhi automjetet në pistën Kyalami Grand Prix Circuit në Sandton për të thyer Rekordin Botëror Guinness për paradën më të madhe të makinave. Organizatorët thanë se në ngjarje kishte 123 makina, por njëra nuk u nis për shkak të problemeve teknike. Makinat mortore të përfshira në paradë varionin nga makinat e zeza disa dekadash deri tek modelet më të reja të bardha.

Read More

Pjesëmarrësit e “Civil Society & Think Tank Forum 2022” që po zhvillon punimet në Berlin nën kujdesin e Institutit ASPEN në Gjermani janë duke diskutuar mbi tema kryesore që lidhen me zhvillimet aktuale në rang global apo në Ballkanin Perëndimor. Ky forum zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit. Të martën, 01.11.2022, punimeve të ditës së parë të Forumit i parapriu një adresim me video-mesazh edhe Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila përsëriti angazhimin e vendit të saj ndaj Procesit të Berlinit, duke nënvizuar rëndësinë e një dialogu të forcuar dhe të vazhdueshëm brenda Ballkanit Perëndimor dhe…

Read More

Një 16-vjeçare nga Fieri është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më në banesë. Denoncimi është bërë nga e ëma, 45-vjeçarja A.M. “Në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja A. M., 45 vjeçe, banuese në Fier, ka kallëzuar se vajza e saj, 16-vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.” Policia po punon për gjetjen e saj.

Read More

Pas bashkimit të votave për verifikimin e personave që kanë marrë më parë një certifikatë të pastërtisë së figurës, mazhoranca dhe grupi i Enkelejd Alibeaj kanë arritur një konsensus. Fjala është për ndryshimin e Kodit Rrugor. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka shprehur vullnetin e shumicës për të shqyrtuar me urgjencë një projektligj të propozuar nga Alibeaj, për ndryshimin e Kodit Rrugor, duke e bashkuar nismën me një projektligj të PS, i cili ka të njëjtin objekt. Nisma e Alibeajt parashikon heqjen e postblloqeve policore nëpër rrugët e Shqipërisë, përgjysmimin e gjobave të larta etj. Projektligji i…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim delegacionin e Partisë “Aleanca për shqiptarët” nga Maqedonia e Veriut, Arben Taravari, Kryetar i Partisë dhe Kryetar i Komunës së Gostivarit, Ilire Dauti, deputete, Isen Shabani, Kryetar i Komunës së Vrapcishtit. Nikolla ka vlerësuar rolin e faktorit shqiptar jo vetëm në forcimi e miqësisë mes dy vendeve por dhe për evropianizimin e Maqedonisë së Veriut. ”Shqiptarët, një faktor i rëndësishëm i zhvillimit, demokratizimit dhe evropianizimit dhe urë miqësie mes dy vendeve. Partitë shqiptare kanë një kontribut të rëndësishëm në përshpejtimin e integrimit në BE të Maqedonisë së Veriut. Rritja e…

Read More

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionin e kandidatëve që duan të jenë pjesë për primaret e qarqeve Durrës, Tiranë dhe Elbasan, është data 6 nëntor ora 20:00 dhe për bashkitë e tjera është 8 nëntor ora 20:00, pas këtij afati nuk pranohet asnjë kandidaturë. Kurse kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi deklaroi sot se primaret do të zhvillohen në 72 degët e Partisë Demokratike. 4 dhjetori është data që Partia Demokratike ka caktuar si datë përfundimtare për përmbyllen e primareve në të gjithë vendin. ”Tashmë primaret do të zhvillohen në 72 degët e…

Read More

Kur negociatat mes grupit të Berishës dhe Alibeajt nuk prodhuan dritë jeshile, për të shkuar në zgjedhjet lokale me një kandidat të përbashkët, deputetja Dhurata Çupi, pjesë e grupit të Alibeajt, thotë se të gjithë duhet të bëhen bashkë, me qëllimin e vetëm rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. ”Të gjithë bashkë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Të gjithë bashkë me një kandidat. Në vitin 2013 e mbani mend shprehjen të bëhen bashkë të gjithë qelbësirat, ndërsa unë sot bëj thirrje të bëhen bashkë të gjithë zonjat dhe zotërinjtë e këtij vendi për të shpëtuar vendin nga regjimi…

Read More

Beniada Nishani ka publikuar së fundmi disa video në Instastory ku shfaqet duke kritikuar veshjet që personazhet e njohura shqiptare zgjodhën për “Halloween”. Ajo shprehet se kjo festë, e cila në vetvete simbolizon diçka të frikshme, po “shfrytëzohet” për t’u dukur sa më seksi. Modelja ka shtuar se “Halloween” është ngatërruar me festën e “Playboy”. Kjo është dukur si thumb për motrat Istrefi (ndonëse jo vetëm) të cilat u shfaqën të veshura si “Playboy bunnies”.“Është Halloween jo “Playboy”. Po mundohem ta kuptoj arsyen pse festa e Halloweenit është ngatërruar me festën e karnivaleve ose me festën e Playboy, fiks me…

Read More

Në një kohë që lufta ruse në Ukrainë vijon, dhe bota është kundër Moskës, ministri rus i Mbrojtjes, Serghei Shoigu, ngriti akuza të rënda ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për të Amerika është duke përdorur situatën në Ukrainë për të dobësuar shtetet e tjera, duke përfshirë edhe Europën. Po ashtu Shoigu foli edhe për armët bërthamore, duke u shprehur se Ukraina po tenton të krijojë një bombë të “pistë”, ndërsa shtoi se Kievi dëshiron të sigurojë armë bërthamore nga NATO. Por lajmi i mirë është angazhimi i Rusisë për të marrë pjesë në marrëveshjen për të lehtësuar eksportet e…

Read More