Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 21”, në kuadër të të cilit janë vënë në pranga 3 persona për transport të paligjshëm emigrantësh ilegalë. Në flagrancë u arrestuan: R. I., 32 vjeç, Gramsh, D. G., 31 vjeç dhe P. L., 35 vjeç, të dy banues në Fier. Këta persona janë kapur nga shërbimet e Policisë në autostradën Tiranë-Elbasan, duke transportuar me një automjet, 21 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së. Në vijim të…
Author: tirana
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për mos arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve brenda PD-së për nxjerrjen e një kandidati të përbashkët. Ai i është përgjigjur edhe deklaratës së Berishës se kush dëmton logon e PD-së i ka bërë hesapet shumë keq. Bardhi deklaroi se nuk e merr si kërcënim pasi nuk intimidohet lehtë, ndërsa shtoi se çdo demokrat duhet të përpiqet për të mos edëmtuar emrin e mirë të PD-së për interest personale. “Flamuri i PD është i shenjtë, çdo përpjekje e çdo demokrati duhet të jetë për të mos e dëmtuar emrin e mirë…
SPAK ka nisur hetimet për nisjen e sendeve të paligjshme të nisura nga Franca drejt Shqipërisë. Për këtë qëllim është ushtruar kontroll edhe në banesën e shoferit të ish drejtorit të policisë Ardi Veliu. Procedurat filluar pas informacioneve nga institucionet e parisit për trafikimin e florinjve dhe materialeve të tjera. Prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur një hetim për trafikimin e sendeve me vlerë që dërgoheshin përmes çantave nga Franca në drejtim të Shqipërisë. Hetimi që ka marë spunto nga disa informacione të sjella nga autoritet e drejtësisë së Parisit, ka vendosur në verifikim dhe shoferin personal të Ardi Veliut,…
Ka përfunduar afati i fundit i vënë nga pedagogët për qeverinë shqiptare për rritjen e pagave dhe disa kërkesave të tjera. Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi paralajmëroi se nuk do të tërhiqen nga vendimi për t’u futur në grevë urie. Po ashtu, Kovaçi shtoi se ata i janë drejtuar Presidentit të vendit dhe institucioneve të rendit që t’u garantojnë jetën, por pa dhënë detaje se çfarë dhe kush i ka kërcënuar pedagogët. “Në pamundësi të marrjes së një përgjigje nga kabineti qeverisës, Sindikata i drejtohet Presidentit dhe institucioneve të rendit e sigurisë, si dhe faktorit ndërkombëtar, me kërkesën…
Policia e Pejës ka konfirmuar arrestimin e infermiereve për rrahjen brutale të të moshuarës në Pejë. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. “Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë. Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor”, ka shkruar Sveçla. Në pamjet e publikuara në rrjetet…
Çelen procedurat për përfitimin e bursave nga studentët e strukturave publike të arsimit të lartë në vend. Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës, ka detajuar tashmë afatet dhe hapat që do të duhet të ndjekin studentët që plotësojnë kushtet për të qenë përfitues i bursës për vitin akademik 2022-2023, në të gjitha programet që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë. Bursat për studentët e ciklit të parë të studimeve në strukturat publike ndahen në dy kategori: bursa që janë të destinuara për studentët e konsideruar si ekselentë, si dhe kategoria e dytë që janë bursat e dedikuara…
Luiza Gega është kandidate për atleten e muajit Tetor. Kampionia e kontinentit në 3 mijë metra me pengesa është një nga 4 sportistet e propozuara nga Federata Europiane e Atletikës. Votimi është hapur në rrjetet sociale deri mesditën e së premtes. Gega këtë vit përveç titullit Europian, fitoi atë Ballkanik dhe medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare pa harruar vendin e pestë në Botëror. Luiza Gega është zgjedhur në të kaluarën si atletja e muajit për Janarin e 2020.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, ndërsa njëra prej tyre e ka qëlluar me shpulla e shqelma, teksa koleget e saj “shkrihen së qeshuri” nga kjo mizori e as nuk e marrin mundimin që ta ndalojnë, por e filmojnë.
Pas një situate pezull prej gati tre javësh, Bordi i transparencës është mbledhur për dy ditë radhazi, duke ulur çmimin e naftës dhe duke rritur atë të benzinës. Sipas vendimit të fundit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 232 lekë, nga 236 lekë që ishte një ditë më par dhe 240 lekë që ishte para se Bordi të bënte dy ndërhyrjet e menjëhershme. Në të kundërt, tendenca e benzinës ka qenë në rritje. Pas orës 18.00 të ditës së sotme benzina do të shitet me 212 lekë për litër, nga 208 që ishte vendimi i djeshëm. Në…
Klodiana Shala, e ftuar sot për temën e ditës në “Aldo Morning Show” rrëfen se ka qenë viktimë e një vjedhjeje në biznesin e saj. Sportistja shpjegon se pas veprës penale kanë qenë miq të ngushtë të saj, por në rastin konkret ka zgjedhur që çështjen ta zgjidhin autoritetet dhe jo të merrej personalisht. Klodiana Shala: Më ka ndodhur. Klodiana Shala: Më ka ndodhur se kam pasur… Klodiana Shala: Biznesin tim privat kështu që më ka ndodhur që ma kanë vjedhur biles dhe njerëzit më të ngushtë. Aldo: Mirë, i joti ta fut, dihet ai muhabet. Megi Latifi: Kështu është…
Dukesha e Sussex bëri një rrëfim të rrallë për lindjen e vajzës së saj, Lilybet, në podcast-in e saj të fundit Archetypes me titull “Gruaja e mirë/Gruaja e keqe, mamaja e mirë/mama e keqe”. Në bisedën që ka zhvilluar me zonjën e parë të Kanadasë, Sophie Trudeau dhe aktoren amerikane Pamela Aldon, ajo iu referua se çfarë do të thotë të jesh një grua e mirë dhe një nënë e mirë. Meghan, 41 vjeçe, zbuloi sesi ndryshoi botëkuptimi i saj kur lindi Lilibet në qershor 2021. “Së pari kisha vetëm Archie. Tani jam edhe nënë e një vajze dhe pavarësisht nëse mendoja se do të ndodhte…
Një banesë ka marrë flakë në lagjen “1 maji” të qytetit të Fierit ndërs brenda pak minutash, gjithçka është përfshirë nga zjarri. Flakët janë pikasur nga familjarët në katin e parë të një godine dykatëshe, aty ku i parkuar ndodhej dhe një automjet, e që përdorej si garazh. Bëhët me dije se në brendësi të garazhdit ndodheshin edhe bojra dhe material të ndryshme, të cilat janë përfshirë më lehtë nga zjarri, që është përhapur më pas në pjesën tjetër të objektit. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, ndërsa të alarmuar kanë kërkuar ndihmë për shuarjen e…