SPAK ka nisur hetimet për nisjen e sendeve të paligjshme të nisura nga Franca drejt Shqipërisë. Për këtë qëllim është ushtruar kontroll edhe në banesën e shoferit të ish drejtorit të policisë Ardi Veliu. Procedurat filluar pas informacioneve nga institucionet e parisit për trafikimin e florinjve dhe materialeve të tjera.
Prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur një hetim për trafikimin e sendeve me vlerë që dërgoheshin përmes çantave nga Franca në drejtim të Shqipërisë.
Hetimi që ka marë spunto nga disa informacione të sjella nga autoritet e drejtësisë së Parisit, ka vendosur në verifikim dhe shoferin personal të Ardi Veliut, i cili më parë ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa aktualisht mban postin e Drejtorit të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, pranë Ministrisë së Brendshme.
Sokol Idrizaj, së bashku me persona të tjerë në Shqipëri, janë duke u hetuar nga SPAK, pas dyshimeve të forta se janë implikuar në trafikimin e sendeve me vlerë si flori, ora dhe bizhuteri të ndryshme që mendohet se vinin me çanta nga territori Frances.