Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka njoftuar hapjen e një raundi të fundit për procesin e regjistrimit për vitin akademik 2022-2023 për të gjithë maturantët që nuk kanë mundur të regjistrohen në universitet në raundet e mëparshme. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kushi bën me dije se fton të gjithë maturantët të plotësojnë formuarin dhe të zgjidhin një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike. Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 – 16:00.
Author: tirana
Nga Blendi Fevziu/ Kjo grua e moshuar ka qënë sot dhimbja e përbashkët e të gjithë shqiptarëve. E qara e saj e trishtë që mbytej nga zgërdhirjet e disa punonjesëve të shtëpisë së pleqve, përpara një telefoni që regjistronte ate skenë thuajse makabre, nuk do të kishte ndodhur nëse jeta s’do t’i kishte rezervuar një tjetër surprizë të trishtë. Kjo nënë kishte një djalë. Ajo do ishte sot me të, e me siguri, do kishte qënë e kënaqur dhe e lumtur me nipat e mbesat ne shtëpinë e tij. Por djali nuk e lumturoi dot. Në momentin më të rëndesishëm…
Gjykata e Apelit në Tiranë do të zhvillojë nesër seancën ku do të shqyrtojë ankimimin e PD-së së Alibeajt kundër vendimit të marrë nga gjykata më 18 mars 2022, kur regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të PD-së të 17 korrikut 2021. Në akimimin e saj, PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj deklaronte se Gjykata duhet të kishte shqyrtuar edhe kërkesën tjetër të Partisë Demokratike, për regjistrimin e ndryshimeve në Statutin e Kuvendit të 18 dhjetorit. Një ndër vendimet e rëndësishme të Kuvendit të 18 dhjetorit, ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në…
Ka qenë një vit i ngarkuar për Elon Musk, dhe pasuria e tij neto po merr një goditje. Pas blerjes së Tëitter për 44 miliardë dollarë të enjten – blerja më e madhe e një kompanie teknologjike në histori – vlera neto e Musk ka rënë me 9 miliardë dollarë, sipas llogaritjeve nga Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg. Pasuria e tij neto tani qëndron në 203 miliardë dollarë, rreth 25% më pak që nga fillimi i vitit. Megjithatë, Musk mbetet njeriu më i pasur në botë, duke mposhtur nënkampionin Bernard Arnault me rreth 65 miliardë dollarë. Pronari i ri i Tëitter tha…
Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot pasdite Kryesinë pas dështimit të negociatave për bashkimin e Partisë Demokratike për një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mbledhja ka nisur në orën 18:00 ku është diskutuar pikërisht kjo çështje si dhe hapat e ardhshëm të grupit të Alibeajt. Por vendimarrja e Kryesisë duket e vështirë, kjo për faktin se nuk është arritur kuorumi për të marrë vendime. Vetëm 13 anëtarë të Kryesisë kanë qenë të pranishëm në mbledhje nga 18 që duhen për të plotësuar kuorumin. Të pranishëm në mbledhje ishin: Xhemal Gjunkshi, Taulanta Jupi, Indrit Sefa, Gazment Bardhi, Taulant Zeneli,…
Rrobat e stërvitjeve Rrobat e stërvitjeve, si edhe pajisjen e tjetër të cilën e përdorni në stërvitje (doreza mbrojtëse etj.) duhet të lahen në qese mbrojtëse në mënyrë që ato objekte të ndotura të cilat kanë thithur djersë, jo rrallë edhe kanë marrë aroma të pakëndshme, të ndahen nga rrobat e tjera. Atletet Nuk bën të gjitha atletet t’i lani në lavatriçe, mirëpo ato të cilat duhet t’i lani, duhet t’i lani në temperaturë jo më të lartë se 40 gradë, në qese mbrojtëse. Para se t’i fusni në qese mbrojtëse, lani me sapun dhe ujë në mënyrë që të…
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Ferras të Fierit. Viktima, i cili nuk është identifikuar ende, ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga një automjet. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima u gjet nga banorët e zonës.
Ka dalë nga azili e moshuara që u dhunua nga punonjëset e qendrës “Orenda” në Pejë. Mediet në Kosovë bëjnë me dije se dhëndri i saj ka paraqitur para gazetarëve dokumentin të cilin morën pasi bënë kërkesë që e moshuara të dalë nga aty. Në dokument thuhet se e moshuara “tërhiqet nga Qendra për përkujdesjen e të moshuarve, Orenda” dhe se “tërheqja bëhet me kërkesë të familjarëve”. Mbarë opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri është tronditur nga dhuna që punonjësja Aurona Pelaj ka ushtruar ndaj të moshuarës në një azil në Pejë, Kosovë.
Socialistët do të paraqiten në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 me kryebashkiakun në detyrë, Erion Veliaj, i cili kërkon një mandat të tretë. Ndërsa në PD, të paktën deri tani, janë 3 kandidatë që do të garojnë fillimisht me njëri-tjetrin para se të përballen me votën qytetare. Por kush janë 3 kandidatët që kanë shpallur deri tani kandidaturën e tyre për bashkinë e Tiranës dhe cilat janë pluset dhe minuset e tyre. Belind Këlliçi: Ka lindur më 25 janar 1987 në Tiranë. Belind Këlliçi ka kryer studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Coppin State University, ku është diplomuar…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, teksa komentonte ngjarjet më të fundit kriminale në vend, bëri një paralajmërim të fortë. I ftuar në “Top News”, Karamuço u shpreh se pritet një sezon problematik, ndaj, sipas tij, policia duhet të jetë vigjilente dhe e kudondodhur. “Do të kemi një sezon problematik njëlloj si verën e kaluar. Policia duhet të marrë masa dhe të jetë e kudo ndodhur”, tha Karamuço.
Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të mërkure në Korçë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M. K., i cili u gjet në anë të rrugës së fshatit Dërsnik. Nga këqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Partia Demokratike ka publikuar spotin e primareve, të cilat do të zhvillohen për herë të parë në të gjitha bashkitë e vendit nga kjo forcë politike. PD nënvizon se ka ardhur koha që t’i jepet fund listave arbitrare ose kryetarokracisë. “Partia Demokratike po zhvillon për herë të parë në historinë politike të Shqipërisë, procesin më demokratik të përzgjedhjes së kandidaturave më të mira të cilët do të përfaqësojnë logon e saj në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Me këtë rast, PD është e hapur për të pritur çdo personalitet të fushave të ndryshme për të garuar me qëllimin e…