Ka nisur punimet samiti i Berlinit, ku po mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor. ”Dialogu Kosovë-Serbi është mëse i nevojshëm për të pasur stabilitet në Ballkanin Perëndimor, mes qytetarëve por edhe drejt udhës në BE”,-tha ndër të tjera kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili foli për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Scholz theksoi se nevoja për të lënë pas konfliktet e së shkuarës është kyç për stabilitetin dhe për ruajtjen e vlerave të Bashkimit Evropian. ”Është koha që t’u japim fund luftërave dhe konflikteve që kanë vijuar ndër…
Author: tirana
Duket se pedagogët janë tërhequr nga mbajtja e një greve urie. Sot nuk është zhvilluar as protesta simbolike që zhvillohej çdo ditë. Pedagogët e kanë thënë fjalën e tyre. Është thënë se janë 30 persona që do të futen në grevë nëse do të marrin një sinjal nga Presidenti i Republikës apo nga ndërkombëtarët. Pritet si do të jenë reagimet dhe hapi i radhës i protestës së pedagogëve. Studentët kanë vijuar mësimin në disa auditore, pavarësisht se disa nga pedagogët nuk janë paraqitur. Pedagogët në Shqipëri janë në protestë që prej 5 tetorit, e që nga 17 tetori që përkoi…
Një nga banoret më të komentuara të ”Big Brother Vip Albania 1”, është edhe Beniada Nishani, e cila e pranishme në Wake Up, ka komentuar ndër të tjera edhe për marrëdhënien me moderatoren Einxhel Shkira. Ajo tha se është përpjekur disa herë të ketë kontakte me Einxhelin, por nuk ka marrë përgjigje nga ajo, megjithatë Beniada tha se e mira sipas saj është të mos flitet nëpër media për njëra-tjetrën, por të ulen e të bisedojnë. “Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar dhe i kam dërguar mesazh, jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas…
Sulmi tjetër nga hakerat iranianë, është lista ku pretendohet se janë përfshirë të gjithë punonjësit e Shërbimit Informativ Shqiptar. Të dhënat për ta, të marra nga sistemet kompjuterike të institucioneve, janë publikuar nga faqja “Homeland Justice” në Telegram, sikurse edhe shumë dokumente të tjera më parë, të përftuara, sipas hakerave, përmes ndërhyrjes në sistemet online të vendit tonë. Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, tha se kjo thyerje e sigurisë mund të jetë shumë më e dëmshme nëse hakerat kanë në dorë edhe listën e bashkëpunëtorëve të padeklaruar të SHISH. “Çka është më e rëndë për mua është ajo lista e…
Në Gjermani po mbahet samiti për procesin e Berlinit, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz ishte i pari që mori fjalën. Scholz tha se Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor dhe se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin. ”Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor dhe se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin. është detyra jonë që ta kthejmë këtë detyrë në realitet”. Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një fokus në samit do të marrë edhe…
Në Gjermani sot mbahet takimi në kuadër të Procesit të Berlinit. Takimi nis në ora 09:15, ku kancelari gjerman, Olaf Scholz do të mbajë një fjalim para liderëve. Në kuadër të këtij takimi, Kosova pret të nënshkruhen tre marrëveshje, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti. Në organizim nuk do të jetë i pranishëm presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në kuadër të këtij procesi, nga ekzekutivi i Kosovës është bërë me dije se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për nënshkrimin e marrëveshjeve për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Pas hyrjes…
Është kthyer në një debat politik çështja e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Nisur edhe nga gjuha e përdorur nga sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, që shqiptarët kanë ”pushtuar” Anglinë kjo për rrugën ilegale që po përdoret, është futbollisti kuqezi Armando Broja që komenton këto qëndrime të qeverisë britanike. Ai shprehet se është krenar që është shqiptar. Këtë video e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se është një turp për këdo që veçon komunitetin shqiptar në Britani. Broja është një nga futbollistët më të suksesshëm në Angli. ”Krenar për ty Armando Broja dhe krenar…
Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbrëmjen e së mërkurës ndërsa vuri theksin tek rreziku që i kanoset demokracisë nga gënjeshtrat e ish-Presidentit Donald Trump dhe dhunës që frymëzojnë ato. Duke vënë në dukje, në veçanti, sulmin ndaj bashkëshortit të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, Presidenti tha se pretendimet e rreme të zotit Trump për zgjedhje të manipuluara kanë “ushqyer rritjen e rrezikshme të dhunës politike dhe frikësimit të votuesve gjatë dy viteve të fundit”. Pak ditë para zgjedhjeve të 8 nëntorit, Presidenti Biden tha: “Ndërsa qëndroj këtu sot, ka kandidatë që konkurrojnë për çdo nivel posti në…
të gjithë maturantët që nuk kanë arritur të aplikojnë për në Universitet, këtë të enjte do të kenë mundësi ditën e sotme që të bëjnë aplikim, pasi do të ketë një fazë shtesë. Duke qenë se ka ende kuota të lira, Ministria e Arsimit ka vendosur që të hapë një fazë shtesë, në mënyrë që t’iu jepet një tjetër mundësi për regjistrim të gjithë të rinjve që nuk arritën të plotësojnë formularin. Aplikimet do të zgjasin deri në orën 16:00. “Për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por…
Kancelari gjerman Olaf Scholz pret këtë të enjte në Berlin, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, në kuadër të “Procesi i Berlinit”. Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri marrëveshje, për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një zyrtar qeveritar në Berlin i tha Reuters se këto janë lëvizje drejt integrimit të mëtejshëm dhe stabilitetit të rajonit, ku edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftërave ndëretnike të viteve ‘90, tensionet nuk ka përfunduar. Zyrtari gjerman tha se qëllimi është që Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e…
Deklarata e Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman kundër shqiptarëve që po ”pushtojnë” Britaninë e Madhe, nxiti një kundërpërgjigje nga kryeministri Edi Rama. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë u shpreh se vënia në shënjestër e shqiptarëve (siç bën disa me turp kur luftuan për Brexit) injoron faktet e vështira. Rama ka folur për prestigjiozen BBC, ku tha se termi ”pushtim” i përdorur nga Braveman janë të çmendura dhe se e kishte të pamundur të mos reagonte. Sipas kreut të qeverisë, Braveman nuk nxit gjë tjetër veçse sjellje e ksenofobisë dhe se është i neveritur nga kjo lloj…
Edhe pse është në Gjermani, kryeministri Edi Rama nuk ka harruar që të promovojë punën e qeverisë. Këtë të enjte, kreu i qeverisë ka zgjedhur të promovojë stadiumin e ri të Vorës. Teska iu uron ndjekësve një ditë të mbarë, Rama shkruan edhe ky stadium do të jetë i hapur edhe për mbështetjen e talenteve të reja. ”MIRËMËNGJES dhe nga stadiumi i ri i Vorës, i hapur edhe për mbështetjen e talenteve të reja, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.