Author: tirana

Akullnajat në të gjithë globin, duke përfshirë ato të fundit në Afrikë do të zhduken në mënyrë të pashmangshme deri në vitin 2050 për shkak të ndryshimeve klimatike, thotë një raport i OKB-së. Akullnajat në një të tretën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të OKB-së do të shkrihen brenda tre dekadave, zbuloi një raport i UNESCO-s. Rreth 18,600 akullnaja janë identifikuar në 50 vende të Trashëgimisë Botërore të OKB-së. Ato përfaqësojnë pothuajse 10% të zonës së akullnajave të Tokës dhe përfshijnë pika të njohura turistike dhe vende të shenjta për popullsinë lokale.

Read More

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur konfiskimin 100 % të aksioneve të RTV ORA, me pronar biznesmenin Ylli Ndroqi. Vendimi i sotëm i GJKKO përfshin konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të RTV ORA. Avokatët e çështjes thanë se me vendimin e sotëm gjykata shkelmoi me këmbë aktin e ekspertimit të nxjerrë nga ekspertë që vetë i kishte caktuar. “Gjykata shkelmoi atë që thanë ekspertët, që pasuria e Ylli Ndroqit është e ligjshme”, thanë avokatët.

Read More

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në një reagim në “Twitter” ka uruar liderët për arritjen e marrëveshjeve. “Përgëzoj liderët e Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tre marrëveshjeve rajonale mbi lëvizshmërinë sot që do të ndihmojnë në kthimin e tregut të përbashkët rajonal në realitet. Ballkani Perëndimor mund të mbështetet gjithashtu në mbështetjen e BE-së në sektorin e energjisë dhe me përforcimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride”, ka thënë ai.

Read More

Një person i akuzuar për vrasje është kapur nga policia për shkak se kalonte me gomone kanalin mes Francës dhe Anglisë. Mësohet se bëhet fjalë për Mariglen Shoshari, 31 vjeç, i cili mbërriti në Kent në tetor pasi gomone me të cilën po kalonte Kanalin u kap nga autoritetet. Mediat britanike raportojnë se ai u dërgua në ish-godinën e Ministrisë së Mbrojtjes në Thanet, që është kthyer në një qendër përpunimin e azilkërkuesve. Objekti i Manston është vënë në qendër të vëmendjes pasi në të po qëndrojnë 3,500 klandestinë të paligjshëm që janë kapur nga autoritetet, ndërkohë që kapaciteti i…

Read More

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Vlorë gjatë paradites së sotme në lagjen “Uji i Ftohtë”. Gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së). I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë. Njoftimi i policisë: Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autori i dyshuar. Paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot se kjo forcë politike do të mbështesë kandidatin që do të gëzojë mbështetjen më të madhe nga Primaret në Tiranë. Duke folur në një konferencë për shtyp ai tha se nëse do të ketë kandidatë të kësaj force politike që pretendojnë se mund të fitojnë në zona të caktuara, do ti paraqiten PD-së. Kë kandidat mbështesni për Tiranën, Këlliçin, Bogdanin apo Alimehmetin? Emrat janë njëri më i mirë se tjetri. Procesi është një hap shumë pozitiv. i ftoj të gjithë kandidatët të shpalosin platformat e tyre për rivendosjen e llogaridhënies në…

Read More

Zyra e kryeministrit britanik, Rishi Sunak i ka kthyer përgjigje qëndrimeve të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pasi ky i fundit akuzoi Britaninë e Madhe se po i kthente në kokë turku shqiptarët që jetojnë atje, për të justifikuar politikat e dështuar mbi kufijtë dhe emigracionin. Kurse deklaratën e sekretares së Brendshme, Braverman, Rama e quan si ksenofobi. Zëdhënësja e Sunak, tha se Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë, dhe se i është falënderuese vendit tonë për punën që bëhet për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore. “Duam të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët ndërkombëtarë për…

Read More

Ministri konservator britanik Graham Stuart, është distancuar nga deklaratat e koleges së tij, sekretares së Brendshme Suella Braverman, e cila tha se Britania e Madhe “po pushtohet” nga emigrantët e paligjshëm shqiptarë, duke nxitur edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi të ndalohet gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve. Ministri pranoi se “gjuha e papërshtatshme” është përdorur në debatin e emigrantëve pas kritikave të Ramës për Ministren e Brendshme britanike. Braverman është kritikuar pasi foli për një “pushtim” në bregdetin jugor të vendit duke bërë përgjegjës shqiptarët. Rama ka folur për prestigjiozen BBC, ku tha se termi ”pushtim” i…

Read More

Sot në Berlin u nënshkruan tre marrëveshje mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, të bekuara nga Samitit i Procesit të Berlinit. Ish-negociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se me nënshkrimin e 3 marrëveshjeve të para në kuadër të Procesit të Berlinit, merr fund projekti i Ballkanit të Hapur, një nismë e ndërmarrë nga Shiqpëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. “Vuçiç sot nuk pati fytyrë të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit për dy arsye: e para, një kërcënues i hapur i sigurisë dhe stabilitetit me mjete ushtarake nuk ka vend në një samit që synon…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pakistan. Ndaj ish-kryeministrit Imran Khan, i është bërë një atentat dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë. Sipas mediave pakistaneze një person i armatosur ka qëlluar mbi makinën në të cilën ndodhej ish-kryeministri. Nga atentati kanë mbetur të plagosur edhe katër persona të tjerë.

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka publikuar një foto me liderët nga Ballkani Perëndimor pjesë e Samitit të Procesit të Berlinit, ku shkruan edhe se është e lumtur t’i shohë bashkë në Berlin. “Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon. Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik. Duke filluar me energjinë. Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike”,-shkruan Von der Leyen në postimin e…

Read More

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë nënshkruar këtë të enjte në kuadër të Samitit “Procesi i Berlinit”, tre marrëveshje të dakordësuara më 21 tetor nga ministeriali përgatitor ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve. Kancelari gjerman, Scholz e nisi fjalimin me premtimin se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të anëtarësohen në familjen europiane dhe kjo gjë është në interesin e vetë rajonit. “6 vendet e Ballkanit i përkasin Evropës së lirë dhe anëtarësimi i tyre në BE është në interesin tonë. Premtimi për të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor është puna jonë për ta kthyer në…

Read More