Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte sot në Berlin ku bashkë me liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë në Samitin për rajonin në kuadër të Procesit të Berlinit. Në një konferencë për media kreu i Qeverisë së Kosovës është pyetur për mungesën e Aleksander Vuçiçit në këtë organizim ku edhe janë nënshkruar tri marrëveshje. Kurti ka thënë se nuk e di arsyen pse Vuçiç nuk ka marrë pjesë në Samit, ndërsa ka shtuar se nuk është se i ka munguar dikujt. Pas kësaj, Kurti duke se ka thumbuar kryeministrin Rama, duke thënë se “ndoshta ndokujt…

Read More

Nga Thomas L. Friedman* – Kur historianët në të ardhmen të shohin pas në vitin 2022, do të kenë shumë mundësi zgjedhje kur të pyesin: Cila ishte gjëja më e rëndësishme që ndodhi atë vit? Ishte Brexit, Chexit, Ruxit apo Trumpit? Ishte shkrirja e ekonomisë së gjashtë më të madhe në botë, Britanisë? Ishte tentativa e Vladimir Putin për të fshirë Ukrainën nga harta, Ruxit? Duke krijuar trazira në tregjet e energjisë dhe ushqimit. Ishte gënjeshtra e Trump se zgjedhjet e 2020-s u vodhën, Trumpit, duke gërryer asetin më të dashur të demokracisë sonë: aftësinë tonë për të transferuar pushtetin…

Read More

Aktorja Selena Gomez tha në një intervistë se fotografitë e bëra në Muzeun e Filmit krah Hailey Bieber, ish-të dashurit të saj Justin Bieber, nuk është ndonjë gjë e madhe. “Nuk është as një gjë,” tha Gomez ndërsa promovonte dokumentarin e saj të ardhshëm të Apple TV+, “My Mind and Me”. Ylli i “Only Murders in the Building”, dhe modelja, i tërbuan fansat më 15 tetor kur e përqafuan atë në ngjarjen me yje në Los Angeles. Edhe Tyrell Hampton, i cili shkrepi fotot, u duk i befasuar nga shfaqja miqësore e dyshes, duke shkruar në Instagram, “twist komplot”. Takimi i papritur…

Read More

Një aksident u shënua mëngjesin e kësaj të enjteje në Vlorë. Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike, ku siç shihet në videon e siguruar nga Vizion Plus furgoni i mallrave u përplas me tre automjete të parkuara. Nga goditja, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkak u bë shpejtësia e lartë me të cilën ishte duke lëvizur shoferi i furgonit.

Read More

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë veriore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës dhe më tepër përgjatë relieveve malore në lindje.Sipas SHMU era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-3m/s ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 4-6m/s. Temperaturat parashikohen: në zona malore 4 deri 21°C në zona e ulëta 5 deri 24°C në zona bregdetare 10 deri…

Read More

Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e djeshme dy të persona, një grua shqiptare dhe një arab pasi merrnin me qira makina në zonën e Kalamatas, të cilat i përdoronin për të transportuar emigrantë të paligjshëm. Mediat greke shkruajnë se shqiptarja kishte kartë identiteti dhe diplomë false dhe ka marrë makina me qira në rajone të ndryshme të vendit , mes tyre edhe në Kalamatë, dhe me bashkëpunëtorin e saj, një shtetas me origjinë arabe ishte zhvendosur në zonën e Evros . Prej andej, ata trafikonte emigrantë të paligjshëm , ndërsa nuk i kthenin mjetet e marra me qira me të…

Read More

Kryetari i Delegacionit Shqiptar në Parlamentin Europian, Taulant Balla ka dënuar deklaratata e Deputetit të Parlamentit Europian, Nicolas Bay kundër shqiptarëve. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se prej disa ditësh, gjatë një vizite në Kosovë, një anëtar i i Parlamentit Europian, Nicolas Bay, përfaqësues i ekstremit të djathtë, ka bërë deklarata tepër të rënda fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe besimeve tona fetare, duke cënuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, si komb autokton në Kosovë. Sipas Ballës ky është një akt i rëndë, që nuk mund të kalohet kurrësesi në heshtje, adresimi nga një anëtar i…

Read More

Në fillim të samitit të Procesit të Berlinit, kancelari gjerman Olaf Scholz, u bëri thirrje gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që të bashkëpunojnë për të ruajtur lirinë dhe sigurinë e Evropës. Në hapje të samitit të Berlinit, të premten në zyrën e tij, kancelari gjerman Olaf Scholz, tha se stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të shkëputet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Evropës në tërësi. “Evropa mund të kompletohet vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj.” Scholz tha se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të Evropës. ”Prandaj, të gjithë ne duhet të…

Read More

Ben Blushi sjell librin e ri për publikun shqiptar. Libri quhet “41 Sekrete”. Në një postim në Facebook politikani dhe shkrimtari shpjegon titullin dhe çfarë përmban libri i ri. “Sot libri im i ri ka shkuar në shtypshkronjë. Është një libër që nuk besoja se do ta shkruaja ndonjëherë. Nuk është roman, nuk është novelë, nuk është ese, nuk është album fotografik. Ky është një libër me sekrete dhe prandaj nuk di në çfarë kategorije ta përfshi. Dhe meqë është një libër sekretesh nuk mund ta mbaj më sekret. Libri quhet “41 Sekrete” Libri ka 41 personazhe të cilët kanë…

Read More

Prokurori Dorjan Juniku, i cili është duke u marrë me ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ku një e moshuar dhunohej nga infermierja, sqaroi se sipas kodit penal, autorja, Aurona Pelaj, rrezikon dënimin me burg deri në 3 vjet. “Në kodin penal përcaktohet se sulmi ndaj viktimave të ndjeshme, siç është rasti në fjalë, maksimumi i dënimit është 3 vjet”, tha prokurori. Më tej, Juniku shpjegoi se nisur nga fakti që infermierja punon në një institucion privat, nuk mund të vlerësohet si person zyrtar. Nëse do të ishte e tillë, do të akuzohej për keqtrajtim gjatë…

Read More

Karabinierët arrestuan dy shtetas shqiptarë të moshës 45 dhe 29 vjeç, të dy banues në Scandiano , pasi i ndaluan në makinën e tyre me 5 doza kokainë të paketuara, gati për t’u shitur. Kontrolli u shkaktua pasi ushtarakët dyshuan për vajtje-ardhjet pranë varrezave të Scandianos ku sipas të gjitha gjasave klientët, pasi kishin caktuar takime me telefon, do t’i takonin. Mbrëmjen tjetër, pas procedurave të identifikimit, karabinierët, duke konstatuar një nervozizëm të dyshuar nga personat e përfshirë drejtpërdrejt, zgjodhën të thellojnë kontrollet që kulmuan me kontrollin personal të të dyve të shtrirë edhe në automjet. Pas këtyre hetimeve, të…

Read More