Author: tirana

Gjykata e Tiranës i ka dhënë kujdestarinë e tre fëmijëve të mitur të Kudret Saliajt dhe Dhurata Saliajt vëllait të viktimës pas vrasjes së babait dhe burgosjes së nënës. Kudrejt Saliaj u ekzekutua në ambientet e një lokali në afërsi të gjykatës së Tiranës, mesditën e 4 Qershorit 2021 nga vjehrri Mexhit Picari në bashkëpunim me të bijën Dhurata Saliaj para seancës së divorcit. Gjykata ka pranuar ditën e sotme padinë e xhaxhait të fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, duke ia kaluar atij kujdestarinë. Gjatë procesit pretendime për kujdestarinë ngriti edhe daja i fëmijëve, fakt që u kundërshtua nga…

Read More

Tri infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës në Pejë kanë dalë sot para gjykatës. Në videon e siguruar nga Klan Kosova dallohet momenti kur tre të akuzuarat futen në sallën e gjyqit. Sulmi ndaj të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë ka tronditur opinionin publik pas videos së publikuar dje në rrjet, ku një e moshuar shihej teksa dhunohej nga kujdestarja Aurona Pelaj, ndërsa koleget e saj qeshnin dhe filmonin skenën e rëndë. Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheqë licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë…

Read More

Aktorja Sharon Stone ka tronditur ndjekësit pasi ka bërë të ditur problemin e saj të fundit shëndetësor. Është një tumor që duhet hequr dhe Stone tregoi se si një diagnozë e gabuar e bëri të shkonte në spital dhe t’i nënshtrohej një operacioni që nuk duhej ta kishte bërë. “Kuptova se diçka nuk ishte në rregull në trupin tim. Pas një operacioni të parë, gjërat nuk po përmirësoheshin. Ndërsa dhimbja u përkeqësua, unë shkova për një ekzaminim të dytë”, tregoi 64-vjeçarja, duke pranuar habinë e saj kur zbuloi se “ka një tumor të madh fibroid që duhet hequr”.

Read More

Mund ta quajmë një ndër deputetet më sharmante të Parlamentit tonë. Grida Duma është politikania që fiton vëmendje jo vetëm me deklaratat e saj, por edhe me pamjen. Por në një dalje televizive të fundit, ndryshe nga ç’jemi mësuar zakonisht që deputetja të “bombardohet” me komente, në fakt ka ndodhur e kundërta. Deputetja e Partisë Demokratike është shfaqur më e fryrë se zakonisht dhe rrjeti njëzëri bie dakord se ajo ka kryer një ndërhyrje në buzë për t’i bërë ato të duken më të fryra.

Read More

Një shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke. Ajo u arrestua së bashku me një burrë me origjinë arabe, teksa po merrnin me qira një makinë nga një zyrë në Kalamata. Nga hetimet paraprake rezulton se gruaja shqiptare me kartë identiteti dhe diplomë false, ka marrë makina me qira në rajone të ndryshme të vendit, së bashku me një bashkëpunëtor me origjinë arabe, të cilët trafikonin emigrantë të paligjshëm, ndërsa mjetet e marra me qira nuk i kthenin më. Dy të arrestuarit janë nxjerrë para organeve hetimore të Kalamatës ku akuzohen si anëtarë të një organizate kriminale për trafik…

Read More

Mbyllen hetimet për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë Florenc Kovaçi dhe u plagos i vëllai i tij, Mikel Kovaçi pas një sherri me 24-vjeçarin Ardit Hida. Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal për ngjarjen e muajit nëntor të një viti më parë. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se ditën e sotme ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.1695, të filluar në datën 06.11.2021, kundër të pandehurit Ardit Hida, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese…

Read More

Presidenti i Serbisë zbriti në terren mes ushtarëve dhe armëve, teksa në Berlin flitej për paqen në Ballkan. Aleksandër Vuçiç, ndoqi stërvitjet e forcave të armatosura “Manovrat 2022”, ndërsa nuk e kurseu gjuhën e paralajmërimeve dhe kërcënimeve. Duke komentuar raportimet e Ministrisë së Mbrojtjes për një dron të rrëzuar pranë një baze ushtarake në Rashkë, ai tha se nuk do të lejojë që kazermat serbe të spiunohen. Vuçiç pretendoi se nuk është hera e parë që ndodh “një agresion i tillë ndaj një vendi sovran”. Shqetësim shprehu edhe për veprimet e fundit të NATO-s. “Dronët Skylark të NATO-s fluturuan dje…

Read More

Djali i të moshuarës që u dhunua nga infermierja Aurona Pelaj në qendrën “Orenda” ka folur për mediat pas ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik, ku theksoi se tashmë nëna e tij do të qëndrojë me të dhe nuk do ta lërë në duart e askujt. “Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vi këtu se unë jetoj në Belgjikë. Nëna do qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Belgjikë do shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore. E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt përveç se e imja dhe e motrës time”, tha…

Read More

Nga Lorenc Vangjeli Bashkia e Tiranës është fusha kryesore e betejës së ardhshme politike. Ajo është një ndeshje politike, ndonëse kushtetuta e ligji zgjedhor i konsideron ato si zgjedhje administrative e vendore. Nga njëra anë është dyshja Rama e Veliaj, me PS-në në sfond dhe me gjasë edhe dy parti aleate dhe nga ana tjetër, ndodhet çifti i ribashkuar Berisha e Meta, nën siglën e PL-së, PD-së së perçare, Bashën në divorc dhe portretin e kandidatit të përbashkët në sfond. Por kjo është vetëm paraqitja skematike e aktorëve të vënë përballë sepse interesat e bëjnë vijën e frontit si dhëmbë…

Read More

Një “marrëveshje”, ose të paktën një ndërthurje e interesave mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, nga njëra anë, ndërhyrje e hakerëve rusë në favor të miliarderit amerikan në fushatën presidenciale 2016 dhe nga ana tjetër, jo më pak, pushtimi i Ukrainës. Një hetim i New York Times duket se lidh pikat, midis Manhattan-it dhe Moskës. Sipas asaj që shkruan Neë York Timës bëhet fjalë për ngjarje të ndodhura në 28 korrik 2016. Hillary Clinton pranon nominimin e demokratëve, ndërkohë që Paul Manafort, lobist dhe këshilltar i fushatës së Donald Trump, është gati të takojë rusin që drejton zyrën e firmës…

Read More

Në Turqi, e drejta e grave për të mbuluar kokën me shami fetare është bërë sërish temë e debatit politik. Me zgjedhjet më pak se një vit larg, drejtuesit e partive kryesore politike po zotohen të garantojnë ligjërisht të drejtën e grave për të mbajtur veshje fetare, një çështje që për dekada ishte në qendër të një beteje të ashpër politike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones njofton nga Stambolli. Me zgjedhjet presidenciale qershorin e ardhshëm, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kreu i partisë kryesore opozitare CHP, Kemal Kilicdaroglu, po zotohen të sigurojnë ligjërisht të drejtën e grave…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka qortuar nga Berlini politikat sipas tij të dështuar të Mbretërisë së Bashkuar. Rama tha se Britania duhet të marrë shembull nga Gjermania në mënyrën se si i trajton refugjatët shqiptarë. Kryeministri tha se nuk ka dëgjuar kurrë një politikan gjerman e as ministër që të flasë për pushtim dhe të cilësojë shqiptarët kriminelë, siç sekretarja e Brendshme britanike bëri. “Gjermani pati një problem të ngjashëm me valën e madhe të krizës së refugjatëve, mes refugjatëve kishte shumë shqiptarë dhe nuk dëgjova asnjë politikan gjerman të flasë për pushtim. Nuk dëgjova kurrë një politikan gjerman e as…

Read More