Author: tirana

Janë 8 vite që familja nuk ka informacion se ku është djali i tyre, Renato Hamza, a është gjallë, apo i vdekur! Policia e Elbasanit, ka zhvarrosur një kufomë në një fshat të Librazhdit. Ka dyshime se eshtrat mund të jetë të këngëtarit të muzikës tallava, i njohur si ”Reni i Elbasanit”. I shpallur i zhdukur që prej vitit 2014, por ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me këtë. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës është bërë e mundur zhvarrosja e eshtrave në fjalë, të cilat do të dërgohen për të kryer analizat e ADN-së me…

Read More

E pranishme këtë të enjte në Komisionin e Ekonomisë, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, tha se në vitin e ardhshëm borxhi publik do të zbresë në nivelin 67.5% të produktit të brendshëm bruto. “Borxhi total publik pritet me 1 pikë ulje në krahasim me nivelin e pritshëm të këtij viti. Në përputhje me ligjin organik, ku sqarohet se niveli borxhit publik duhe të targohet më i ulët. Në vitin 2023 parashikohet Borxhi Publik në nivelin 67.5% të PBB, nga 68.8% që pritet këtë vit, apo 73.2% që rezulton në vitin 2021. Objektivi operacional, balancë primare jo negative. Borxhi…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të mërkurën i është nënshtruar një operacioni në tëmth, po kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga kirurgët e Qendrës Klinike Universitare, pasi kryetarja e shtetit ka zgjedhur një klinikë private për të kryer ndërhyrjen. 18 kirurgë kanë shprehur indinjimin e tyre për anashkalimin e institucionit publik, në këtë rast të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK, nga Presidentja Osmani. “Duke u bazuar në situatën aktuale Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, që i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor…

Read More

Nga: Ilir Yzeiri Më datën 2 nëntor ”Zëri i Amerikës” publikoi një informacion mbi lirinë ë medias në Shqipëri duke thënë se: ”Në Shqipëri, komuniteti i gazetarëve dhe grupimet shoqërore që monitorojnë zhvillimet në spektrin mediatik, shprehin shqetësim për ceninim e vazhdueshëm të lirisë së shprehjes. Së fundi edhe raporti i KE-së veçoi se nuk është shënuar progres në fushën e medias, dhe se ndërthurja e interesave të politikës dhe biznesit vijoi të pengojë pavarësinë e saj dhe cilësinë e gazetarisë. Analistë dhe gazetarë konstatojnë, se gjithnjë e më shumë media po kthehet në një zgjatim të politikës. Institucionet publike…

Read More

Silva Caka doli në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, ku prezantoi strukturën e re të partisë. Agim Nesho dhe Tedi Blushi u rikonfirmuan në pozicionet e tyre, respektivisht zv/kryetar dhe Sekretar i Përgjithshëm. Kryesia e Partisë së Lirisë përbëhet nga 25 anëtarë. Mes anëtarëve të Kryesisë futen ex-officio dhe Ilir Meta, Kryetari i PL-së, Edmond Haxhinasto, Kryetar i KDK-së dhe Floida Kërpaçi, Kryetare e LRI-së.

Read More

Edhe pse pritej me shumë interes, Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë vendimin për ankimimin e bërë nga grupi i Enkelejd Alibeajt, pasi në seancë nuk është paraqitur përfaqësuesi ligjor i PD-së së këtij grupi Indrit Sefa. Seanca e radhës do të zhvillohet më 10 nëntor. Një Kolegj Civil do të shqyrtojë ankimin e bërë nga grupimi i Lulzim Bashës në PD kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës të 18 marsit 2022, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit, kuvende të thirrura nga Lulzim Basha.…

Read More

Bashkia Kamëz po kthehet në një betejë të madhe brenda PD-së. Ish-deputeti demokrat, Asllan Dogjani prezantoi nga selia blu, kandidaturën për primaret, që të jetë ai kandidati i PD-së për këtë bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Ai tha se vizioni i tij është që Kamza të bëhet një qytetet europian, që të mos ketë më emigrim, do luftojë korrupsionin dhe se do ndërtojë një administratë të aftë, të përkushtuar dhe në sherbim të qytetarëve. ”Vizioni im është që me punë ta bëjmë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapsira të barabarta për të gjithë me parqe…

Read More

Në Gjermani po mbahet Procesi i Berlinit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Edi Rama janë ulur bashkë në tryezë, ku edhe janë takuar me homologët e tyre. Por jo të gjithë. Kurti hyri në sallën ku po mbahet ky samit dhe u ul pranë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. E në një moment, Ramës i shkon pranë për ta takuar homologia e tij serbe, Ana Brnabiç, e cila eci përreth tavolinës së rrumbullakët dhe i dha dorën Ramës, por jo Albin Kurtit. Ky i fundit vetëm qeshi.

Read More

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë ka tronditur opinionin publik. Aktorja dhe aktivistja Kaltrinë Zeneli, ishte ajo e cila bëri publike videon e dhunimit të së moshuarës Minire Nura, duke u dhunuar nga infermieret në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Ajo ka thënë se është kërcënuar nga një person pasi publikoi këtë video. “Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese, për të cilin Zeneli tregoi në një emision në KTV. Ky rast ka tronditur opinionin, kurse deri më tani policia ka arrestuar tri infermiere, të cilave…

Read More

Mbrëmjen e djeshme është kompletuar faza e grupeve të Champions League, teksa janë mësuar dhe 16 skuadrat që do i shohim në turin tjetër. Eliminimet e mëdha janë Barcelona, Juventus dhe Atletico Madrid, të cilët do t’i shohim në Europa League. Ekipet e kualifikuara në fazën me eliminim direkt në Champions League: PSG, Benfixa, Borussia Dortmund, Manchester City, Rb Leipzig, Real Madrid, Eintracht Frankfurt, Tottenham, Club Burgge, Porto, Inter, Bayern Mynih, Liverpool, Napoli, Milan, Chelsea. Kujtojmë që shorti do të hidhet ditën e hënë në orën 12:00, teksa do të ndeshen skuadrat që dolën të parat në grup me të…

Read More

Edvin Kondili, Altin Dumani, Adnan Xholi janë tre kandidaturat për të qenë në krye të SPAK-ut, pasi afat i fundit ishte deri mbrëmjen e së mërkurës. Ata do të dalin para KLP-së për t’u marrë në pyetje e më pas, kreu i ri i SPAK do të zgjidhet përmes pikëzimit. Drejtimin e SPAK-ut e ka ende Arben Kraja, i cili e përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Me përfundimin e madatit të Krajës, merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite.

Read More

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ku një e moshuar është sulmuar fizikisht nga infermieret. Sipas policisë janë arrestuar tre punonjëset: Aurona Pelaj, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi, të cilat dyshohen për veprat penale “Sulmi/moslajmërimi i përgatitjes së veprës penale/fotografim dhe incizimet tjera të paautorizuar”.

Read More