Author: tirana

Dhuna, presioni i shoqërisë dhe britmat e një nëne dëshmori gjatë luftës së Kosovës ishin nxitëse për tronditjen e opinionit publik.Babai i 23-vjeçares Aurona Pelaj që ka dhunuar të moshuarën në azilin e pleqve në Pejë shprehet se e bija është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në një bisedë për ‘T7’, tha se është i shqetësuar për gjithçka që ka ndodhur ndaj kërkon falje në emër të së bijës.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë me dije se i ka dërguar një propozim me shkrim “Rithemelimit”, mirëpo ka marrë mbrapsht një përgjigje përfundimtare ku PD e udhëhequr nga Sali Berisha i kërkon që të njohin statutin e 11 Dhjetorit. Bardhi u shpreh se ky nuk është një propozim dhe as hapja e një mundësie për bashkëpunim. “Un kam bërë propozimin tim dhe kam marrë një përgjigje që nuk është propozim. Të thuash ti ke të drejtë të më thuash mua që do marrësh pjesë në primare, ky nuk është bashkëpunim. Rregullat janë caktuar dhe varet sa ndikim…

Read More

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për kokainën e kapur në Portin e Durrësit. Nga operacioni i koduar “Again” është sekuestruar 33.5 kg kokainë, e fshehur mes një ngarkese me banane të një firme private. Policia njofton se ka proceduar penalisht 8 persona, të cilët janë pjesëtarë të firmës që prisnin ngarkesën. Bazuar në informacionin policor të administruar nga Policia shqiptare, shërbimet e policisë ushtruan kontroll të imtësishëm në një kontejner të ngarkuar me banane, që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë, duke qenë se nga kontrolli me skaner nuk ishte konstatuar ngarkesë tjetër përveç…

Read More

Emigrimi i shqiptarëve në Angli është kthyer në qendër të politikës britanike dhe shqiptare gjatë këtyre ditëve. Sot, prestigjiozja britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull për shqiptarët që punojnë në Britani të Madhe dhe paratë e fituara aty ua dërgojnë familjarëve në Shqipëri. “Shqiptarët shijojnë paratë nga Britania e Madhe, por ekziston një anë e errët”, është titulli i “Telegraph”. “I pyetur përse shqiptarët duan të vijnë në Britani të Madhe, Besnik Cahani qesh dhe tregon me gisht nga xhepat e tij. 58-vjeçari i di shumë mirë përfitimet e asaj që djali i tij bëri 7 vite më parë…

Read More

Punonjësit e policisë së shtetit prej më shumë se 10 muajsh nuk marrin dietat që nënkupton pagesat për shërbimet e kryera jashtë rrethit ku jetojnë. Top Channel ka intervistuar një punonjës të një njësie elit në policinë e shtetit i cili tregon situatën në kushtet e anonimatit. Polici: Për orët shtesë paguhemi, por dietat kemi mbi 10 muaj që nuk i marrim… -Çfarë janë dietat? Polici: Pagesat që marrim kur bëjmë punë jashtë rrethit. I paguajmë nga xhepi ushqimin dhe hotelin kur shkojmë me shërbim. Varion nga 20 deri në 50 mijë lek dita. Duke qenë se paga e një…

Read More

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, shprehu pakënaqësi që Bashkimi Evropian, siç tha ajo, toleron veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe nuk e detyron atë që të zbatojë marrëveshjet e Brukselit, që janë arritur vite më parë. Pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt më 3 nëntor, Bërnabiç u tha gazetarëve se ka pasur një bisedë të ndarë me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Me dy zyrtarët e BE-së, Bërnabiç tha se ka biseduar për çështjen e riregjistrimit të makinave në Kosovë…

Read More

Unaza e martesës është një nga pasuritë më të çmuara të çdo njeriu, pa marrë parasysh stilin apo çmimin. Por a keni qenë ndonjëherë kurioz se sa shpenzojnë të pasurit dhe të famshmit për një unazë martese? Për t’ju dhënë një ide, këtu janë dhjetë unazat më të shtrenjta të martesës në botë deri më sot. 10. 500,000 dollarë Në vendin e dhjetë është aktorja Jennifer Garner me unazën që i është dhuruar nga Ben Affleck. Me vlerë gjysmë milioni dollarë, është një diamant i trashë diamanti në një ambient platini. 9. 1.2 milionë dollarë Unaza mahnitëse që Ben Affleck i ka…

Read More

Celuliti mund të gjendet në trupat e burrave dhe grave, por është më i zakonshëm te gratë. Arsyeja gjendet te kolagjeni! Struktura e kolagjenit, proteina kryesore e indit lidhor, te vajzat dhe gratë ka pamjen e një gardhi, kunjat e të cilit vijnë njëra pas tjetrës, ndërsa te meshkujt, ka një strukturë më të ndërlidhur. Kjo e fundit, e mban dhjamin më mirë. Edhe hormonet! Hormonet kanë shumë të ngjarë të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e celulitit. Estrogjeni, insulina, noradrenalina, hormonet tiroide dhe prolaktina janë pjesë e procesit të prodhimit të celulitit. Estrogjeni (hormoni femëror) krijon yndyrë,…

Read More

Shqipërisë i është dhënë sot me propozim të kancelarit gjerman Scholz kryesimin i Procesit të Berlinit, organizimi në Tiranë i samitit të ardhshëm. Në lidhje me këtë, përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Rama ka thënë se kjo ngjarje e madhe ndërkombëtare dhe e pandodhur ndonjëherë në Shqipëri, janë domethënëse për shkallën e respektit që Shqipëria i ka fituar në arenën ndërkombëtare. Kryeministri Rama shton se edhe pse jemi një vend i vogël, “sot kemi fituar respekt duke u dhënë të gjithëve respekt, por edhe duke kërkuar respekt nga të gjithë”. Në postimin e tij, Kryeministri Rama ka dhënë një…

Read More

Disa qytetarë të Tiranës janë sensibilizuar pas publikimit të ngjarjes së rëndë në Kosovë ku disa infermiere dhunonin nënën e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj, në qendrën për të moshuarit “Orenda” në Pejë. Ata janë mbledhur në Sheshin Skënderbej dhe kanë vendosur fletushka me shprehje motivuese dhe përkrahëse ndaj të moshuarës, duke e cilësuar ngjarjes si shumë të rëndë.

Read More

Partia e Lirisë, mblodhi në mbrëmje kryesinë e saj të re, e cila u zgjodh një ditë më parë. Meta u shpreh i bindur në triumfin e PL në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. “Është një ekip që i ka të gjitha kapacitetet intelektuale, njerëzore, por edhe eksperiencat e duhura politike organizative për të udhëhequr një aksion shumë të suksesshëm që jam i bindur që do të kulmojë me një sukses të PL në 14 maj, por edhe të opozitës.Forcimi i opozitarizimit dhe triumfi i tij në zgjedhjet e ardhshme do të thotë mbrojte e të drejtave të…

Read More

Autoritetet zvicerane kanë arrestuar një të ri shqiptar, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike në një nga zonat më të populluara të Cyrih. 24-vjeçari shqiptar u kap duke shitur kokainë dhe heroinë në sasi të vogla, ndërsa pas kontrollit në banesë, atij iu gjet e gjithë lënda narkotike që posedonte dhe që kishte synim ta shiste te klientët e zakonshëm. I riu, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, do të përballet me drejtësinë.

Read More