“Nuk mund ta mohojmë historinë tonë”, një muze për trafikun e drogës. Kryetari i bashkisë së qytetit të lindjes së Joaquín “El Chapo” Guzmán po ndërton një muze për trafikantët famëkeq të drogës në Meksikë. José Luis López Elenes, tha qëllimi i muzeut është të ngjall interes për turizmin. Ai tha se është e pamundur të përjashtohet e kaluara e trazuar e El Chapo-s dhe bashkëpunëtorëve të tij. “Ne nuk mund ta mohojmë historinë tonë. Ne duhet ta njohim atë dhe do të punojmë mbi këtë bazë”. Puna për ndërtimin e muzeut ka nisur në muajin maj, ndërsa qeveria ka…
Author: tirana
Kjo e premte e gjen kryeministrin Edi Rama në Tropojë, në kuadër të turit që kreu i qeverisë ka nisur prej disa javësh në mbarë Shqipërinë. Rama ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga banorët e Tropojës. Teksa ishte duke u interesuar për turizmin me fermerët e Tropojës, ai mori dhe një dhuratë në shenjë respekti. Rama: Keni pasur shumë turistë këtë vit? Qytetarja: Po kanë pasur, kanë interes për produktet tona. Kjo është një dhuratë për ty kryeministër!
Nuk kanë të shteruar shkrimet e medieve britanike për shqiptarët dhe rrugën e të rinjëve drejt këtij vendi, edhe me gomone, por edhe ilegalisht. Pas gjuhës së përdorur nga sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, e cila për shqiptarët tha se po ”pushtojnë” Anglinë dhe kryeministri Edi Rama e quan si gjuhë nxitëse të ksenofobisë, është radha e një tjetër shkrimi nga media ”Daily Mail”, e cila lajmet për shqiptarët i ka veç se negative. Media britanike ka bërë një shkrim për Hasin, një nga qytetet që ka “eksportuar” më së shumti emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar. Gazetarët kanë…
Nën drejtimin e kancelarit Olaf Scholz, Procesi i Berlinit mori një impuls të ri. Suksesi i tij do të varet edhe nga ecuria e dialogut Serbi-Kosovë. Vendet e Ballkanit Perëndimor bënë një hap përpara në Procesin e Berlinit. Me tri marrëveshje të reja për lëvizshmërinë, një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në fushën e energjisë, mjedisit, klimës dhe sigurisë, ato dëshmuan se janë në gjendje të bashkëpunojnë. Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili ishte për herë të parë organizatori i Samitit të Procesit të Berlinit, i përgëzoi të gjashtë kryeministrat e pranishëm, sidomos për nënshkrimin e marrëveshjeve të lëvizshmërisë. “Ky…
Shqiptarët janë të suksesshëm në botë. Shembulli vjen nga afër, nga Italia. Ilir Avdullai, i riu nga Fieri sot po sfidon dhe vetë napolitanët me picat. Iliri shkoi në Itali pranë të vëllait ku dhe vijoi studimet për ekonomik. Fati kishte rezervuar tjetër gjë për të. Ata hapën një restorant në Friuli Venezia Giulia dhe ai braktisi studimet për t’iu përkushtuar punës së tij në restorant. Për duart e Ilirit pasioni u bë tashmë brumi i picës dhe përbërësit e tij. Dikur dikush i tha se çfarë e bënte të veçantë picën e tij nga të tjerët, e kështu le…
Edhe më tronditës është ekzaminimi mjekësor i të moshuarës, Minire Nura që u dhunua çnjerëzisht nga infermierja Aurona Pelaj në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Sipas medieve në Kosovë, në raportin mjekësor thuhet edhe se nga ekzaminimi ka rezultuar se viktima ka pasur lëndime trupore edhe më herët. Sipas mjekëve, e moshuara nuk është në gjendje të flasë për atë çka i ndodhi, kështu që u vendos që dëshmia e saj të merret në një situatë tjetër.
Gazetari Arian Çani, thotë se Partia Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, do të ketë tre komisioner të Alibeajt, tre të PS dhe një të PL. Dhe për të, këtu i fituar del Rama. Pra grupi Berisha sipas llogjikës, nuk do të ketë asnjë komisioner në KQZ. ”Rezultati i ditës së zgjedhjeve, do të jetë tre komisionerë PD zyrtare, pra Alibeaj, tre pushteti Edi Rama dhe një do ti mbetet partisë së Ilir Metës. Në shtatë vetë, gjashtë i ka Rama, dhë një opozita. Në zgjdhje po shkojnë kot. Është gjetur një kleçkë e re, për ti bërë…
Referuar një studimi të fundit nga ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar me 409.000 njerëz ka një sërë arsyesh pse gjumi i keq dhe glaukoma janë të lidhura. Pak gjumë, përgjumja gjatë ditës dhe gërhitja mund të jenë të lidhura me një shans më të lartë për glaukomë, shkak kryesor i verbërisë. Studimi thotë se kjo mund të prekë 112 milionë njerëz në mbarë botën në 20 vitet e ardhshme. Okulistja Klajda Bardhi, thotë se për trupin e njeriut mjaftojnë 8 orë gjumë në ditë dhe çfarë është tepër ose në mungesë shkakton probleme të tensionit arterial dhe probleme që lidhen…
Shqiptarët janë kthyer në debat politik në qeverinë britanike e jo vetëm. Komenti i sekretares së Brendshme, se shqiptarët ”kanë pushtuar” vendin e saj, ka shkaktuar reagime dhe replika të forta edhe nga politika shqiptare. Sophie Corcoran, gazetarja britanike shkroi një postim që hapi jo pak debat në Twitter: “Kur në vendin tonë hyjnë ilegalisht 40.000 burra, kryesisht shqiptarë, nëse ky nuk është pushtim, atëherë çfarë është?”. ”Një përmirësim për shoqërinë britanike”, shprehet princ Leka. Sigurisht, përgjigjja është duartrokitur dhe ripostuar në rrjete sociale nga shumë shqiptarë. Patjetër që ka dhe nga ata që thonë se “në vend që të…
Lufta ruse në Ukrainë vijon prej 254 ditësh. Disa shpërthime kanë ndodhur në Mykloaiv, një qytet në jug të Ukrainës, ku u dëgjuan sirena kundërajrore. Presidenti ukrainas, Zelensky, teksa akuzon Moskën se po bën terrorizën energjetik, tregon se katër milionë e gjysmë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve të përsëritura të ushtrisë ruse në të gjithë territorin e pushtuar.
Dashi Çiftet do të zgjidhin një problem të vogël që ka lindur së fundmi. Marsi i favorshëm na lejon të rikuperojmë disa diskutime të ndërprera. Në punë, projektet e reja duhet të thellohen. Demi Për beqarët vijnë dashuri të këndshme, do të përjetoni energji të reja. Verifikoni fuqinë e lidhjeve të caktuara profesionale, duke bërë kujdes me kë po bëni biznes dhe sa ia vlen. Binjakët Nëse jeni në një lidhje prej pak kohësh, do të ketë një heshtje që nuk do të mund t’i gjeni shpjegim. Në punë, në fund jeni gjithmonë ju që duhet të vini re disa…
Këtë të premte, moti do të jetë kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në veriperëndim, zona lindore me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale parashikohen 6-13 gradë, temperaturat maksimale do të luhaten 19-21°C në veri, gjatë ditës do të jenë 23-25°C në zonën e ulët dhe bregdet.