SPAK-u kërkon rikthimin në qeli të ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllakos, dhe mësohet se Apeli i GJKKO-s do të vendosë më 9 nëntor. Kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe më pas do të shpallet data e trupi gjykues që do të marrë vendimin. Më 6 tetor, Bllako që akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre u lirua nga qelia pas zbutjes së masës së sigurisë nga “arrest me burg” në ”arrest shtëpie”.
Author: tirana
Në Tropojë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë, dhe ndër të tjera u pyet në lidhje me një deklaratë që ka bërë disa ditë më parë se mjekëve dhe infermierëve nuk do u jepet diploma për 3 vite. Rama tha se me shumë gjasë do të ndodhë kështu. Ai u shpreh se qeveria po e mendon këtë çështje, por shtoi se kjo nuk është diçka e shpikur këtu dhe se shumë vende të tjera e bëjnë. Pyetja: Edhe unë kam mbaruar për infermieri. Tani jam në praktikë për licencë. Kam një pyetje, ato diplomat është e vërtetë…
Sali Berisha bën përgjegjës Edi Ramën për shtyrjen e procesit në Apel, për shkak të mungesës së avokatit të grupimit tjetër të demokratëve. Berisha e konsideron një makinacion të kryeministrit. “Gjithçka është makinacion i Edi Ramës. Nuk kemi asnjë tjetër në fokus veç Ramës. Ai është njeriu që kërkon të konfiskojë flamurin. Në kohën e duhur do ta marrin udhëzimet përkatëse dhe do qëndrojnë sipas udhëzimeve”,-u shpreh Berisha. Nga ana tjetër, kreu i PD-së i kujtoi kryeministrit Edi Rama, 20 shkurtin 1991, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha. “Edi Rama është kopje e Spiro Kolekës, që më 11…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, këtë të premte nga selia blu, tha se propozimi i Enkelejd Alibeajt, që PD-ja të dalë me kandidatë përmes një procesi miks, nuk është i gabuar, por nuk zëvendëson dot votën. Po ashtu Berisha nënvizoi se është pro sondazheve që janë të kushtueshme, por që nuk barazohen dot me procesin e votimit. “Nuk kam asnjë kundërshti për sondazhet por janë dy gjëra; sondazhet nuk zëvendësojnë votimet, po të ishte kështu, nuk shpenzoheshin qindra miliarda euro për zgjehdje por caktoheshin me sondazhe. E dyta, të marrësh përsipër të sondosh përtë gjithë kandidatët në mbarë vendin duhet…
Me rinjtë e Tropojës, me ata që nuk kanë ikur nga vendi, kryeministri Edi Rama foli për largimet nga vendit gjatë kohëve të fundit. Për të dilema të qëndroj apo të largohem nga vendi është normale në kohën kur lëvizje është e lirë. Po ashtu kryeministri Rama u shpreh edhe se koha kur shqiptarët më shumë do të kthehen sesa do të ikin nuk është e largët. “E di që jeni në dilemën të rri apo të iki, por kjo është normale, legjitime, në kohën që jetojmë, kur nuk jemi më të mbyllur, mundësia për të lëvizur është aty. Gjithsecili…
Ndryshe nga kryeministri Edi Rama që kundërshtoi gjuhën e përdorur nga sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe ndaj shqiptarëve, kreu i PD-së Sali Berisha kërkoi nga qeveria, parlamenti e politikanë në Britani, që të analizojë shkaqet e shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve, për të cilën fajësoi drejtpërdrejtë kreun e qeverisë shqiptare. ”Duke mos u pajtuar me asnjë etiketim ndaj refugjatëve shqiptarë nga mediat dhe politikanët, PD falenderon mbretin Çarles për ndërhyrjen e tij, PD hedh poshtë dhe cilëson si të papërgjegjshme deklaratën e Edi Rramës ku fajëson autoritetet britanike, duke treguar me gisht konservatorët britanikë. PD fton…
Në një takim me strukturat në Elbasan, kryetari i PAA-së, Agron Duka tha se nëse shkohet me dy kandidatë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, do të jetë e vështirë që të orientohen anëtarët e partisë së tij, se ku duhet që ta çojnë votën. ”Në kuadër të zgjedhjeve vendore kemi filluar lëvizjet në të gjitha qarqet e Shqipërisë, qëllimi të identifikojmë njerëz për këshillin bashkiak. Qëllimi të fuqizimit sa më shumë këshilltar bashkiak në bashki të ndryshme dhe numër vota në gjithë Shqipërinë. Kodi Zgjedhor të penalizohen dhe duhet të futesh së bashku me koalicionet. Nëse opozita arrin…
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka folur për projektbuxhetin e vitit 2023, të cilin e ka konsideruar si më të ulëtin në rajon sa i takon arsimit. Për të buxheti nuk përbush as nevojat për infrastrukturën e duhur në shkolla, por edhe as për kërkesat e pedagogëve. ”Ky nuk është buxheti për njerëzit, ky është buxheti për klientët e qeverisë. Ky nuk është buxheti që do ndihmojë njerëzit të përballojnë krizën e çmimeve, por buxheti i pagesave të PPP dhe inceneratorit të Tiranës. Ky nuk është buxhet për t’i dhënë shpresë rinisë, intelektualëve të qëndrojnë në vend, por…
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kritikon Bashkimi Evropian, pasi për të po toleron veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe nuk e detyron atë që të zbatojë marrëveshjet e arritura më parë në Bruksel. Pas samitit të Procesit të Berlinit, Brnabiç u tha gazetarëve se ka biseduar me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, lidhur me çështjen e riregjistrimit të makinave në Kosovë që kanë targa të lëshuara nga Serbia. “Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura sa i përket targave, ato të vitit…
Shpopullimi dhe ikja e të rinjëve është rikthyer në qendër të vëmendjes, edhe në një kohë që në Britani ka një gjuhë negative ndaj emigrantëve shqiptarë. Kisha Katolike në Shqipëri, në një qëndrim zyrtar për shpopullimin, thekson rinia po ikën nga vendi pasi ka humbur shpresën. Po ashtu nënvizohet se ikja shfaqet edhe në forma të paligjshme, në forma pas të cilave fshihen raste tragjike. ”Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit”,-thuhet në deklaratën…
Krah mjekut Ilir Alimehmeti, deputetit Belind Këlliçi dhe ish-deputetit Gerti Bogdani, do të jetë edhe avokatja Adriana Kalaja në primaret e PD-së, ku do të dalë edhe kandidati i PD-së së Berishës për Bashkinë e Tiranës. ”Mua më pëlqen të sfidoj dhe të luftoj. Më pëlqen të luftoj për atë që është e drejtë dhe të fitoj.Të gjithë jemi dëshmitarë të transformimit dhe përçudnimit, që Kryetari i Bashkisë Veliaj, duke ndjekur të njëjtën rrugë si ajo e shefit të tij Rama, në bashkëpunim me mafian e betonit, i kanë bërë Tiranës. Të gjithë e provojmë çdo ditë, se çfarë do…
Aeroportet në Barcelonë, Tarragona, Ibiza dhe Reus në Spanjë kanë mbyllur hapësirën ajrore, kjo për shkak të pjesëve të një rakete kineze, të cilat po bien në mënyrë të pakontrolluar. Këto aeroporte pritet të qëndrojnë të mbyllura për rreth 40 minuta, ndërsa në Ibiza mund të zgjasë deri në 3 orë. Kina ka dërguar në hapësirë pjesën e tretë dhe të fundit të stacionit hapësinor Tiangong. Paralajmërimi ishte dhënë të hënën se Spanja mund të ishte një nga zonat që mund të rrezikohej nga rënia e mbetjeve të raketës.