Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot në takim një delegacion nga Komuna e Preshevës, vetëm pak ditë nga mbyllja e regjistrimit të popullsisë në Serbi. Presidenti Begaj vlerësoi seriozitetin me të cilën shqiptarët dhe partitë politike shqiptare të Komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës treguan për procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi dhe përshëndeti pjesëmarrjen e lartë veçanërisht në dy komunat e para. Begaj, theksoi se ky bashkëpunim solli një regjistrim më të saktë e më të drejtë të shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon të Serbisë. “Kjo i shërben statusit të shqiptarëve në këto komuna dhe i faktorizon…
Author: tirana
Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në fshatin Qytezë të Devollit. Policia bën me dije se shoferi me iniciale T.D. teksa ka qenë duke drejtuar makinën e tij tip “Benz” ka përplasur një 13-vjeçar. Fëmija është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici.
Gentian Pjetri ose ndryshe i njohur me emrin “Doktor” tashmë do të rikthehet në ekranet shqiptare pas një largimi të gjatë nga bota e televizionit. Por rikthimi i tij me një intervistë për “Të Harruarit”, Pjetri ose ndryshe i njohur si “Doktori i Fiksit”, i preku të gjithë me rrëfimin e sinqertë duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Por pas intervistës, duket se kthimi në ekran ka qenë shumë pranë pasi sot iu bashkua moderatorit Flavio Qarri, në moderimin e emisionit të mëngjesit “KAFE SHQETO” tek Syri TV. Mesa duket Gentjan Pjetri do të shoqërojë moderatorin në rubrikën…
Einxhel Shkira, e cila është mjaft aktive në rrjete sociale, është revoltuar me një ndjekëse. Nga përgjigjja që i ka kthyer moderatorja duket që komenti i ndjekëses ka qenë ai i rëndë sa Einxhel ka zgjedhur që ta bëjë publike reagimin kundrejt saj. Einxhel ka shpërndarë në Instastory profilin e ndjekëses, mesazhin e të cilës e ka nuk e ka publikuar, duke shkruar: “Më vjen keq për gratë. Por më shumë për veten. Për veten se jam e detyruar të duroj fytyra të tilla që mendojnë se kanë të drejtë me dhënë mend. Jo se jam gjynah se m’i thojnë ato…
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka shpërndarë një video në rrjetet sociale nga takimi i kryeministrit Edi Rama me qytetarët e Tropojës. Në video, Rama shihet me sytë e mbyllur dhe dorën tek balli. Vasili ka ironizuar këtë moment duke shkruar se kaq seriozisht i merr shqetësimet e qytetarëve kreu i qeverisë sa shfaqet duke fjetur gjumë, ndërsa nuk mungoi krahasimi me Lulzim Bashën. “Fli Edi fli. Sa ngjan me Lulin ky more. Ju kam thene qe eshte thjesht nje idiot i lodhur, qe do vetem gjume! Gjume per kokerr te qejfit ky sot ne mes te tropojaneve,…
Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike, përkatësisht krerët e degëve dhe strukturave në rang bashkie, është mbledhur sot në Fier. Kryetari Enkelejd Alibeaj ka sfiduar kështu Luan Baçin e Foltores që e konsideron të tijën degën e Fierit. Siç raportojnë mediat, në takim është diskutuar mbi vendimet që ka marrë Kryesia e Partisë Demokratike, grupimi i drejtuar nga Alibeaj, pas dështimit të negociatave me grupin e drejtuar nga Sali Berisha për zgjedhjet e 14 majit. Ky takim i sotëm në Fier është konsideruar dhe si një sinjal për Sali Berishën, për të treguar se një pjesë e strukturave të PD-së…
Prej kohësh po përflitet se çifti shumë i dashur i publikut, moderatorja Fatma Methasani dhe kuzhinieri Alfio Rrotani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Këto hipoteza lindën vetëm si shkak i distancimit të çiftit në publik, detaj i cili nuk u kalua pa u vënë re nga fasnat. Fatma dhe Alfio i kanë dhënë fund lidhjes prej disa muajsh si pasojë e tradhtisë së kuzhinierit ndaj moderatores. Në Janar të 2020, çifiti u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Noah, prindërit e Noah janë njohur në ambientet e televizionit ku punonin të dy. Duke…
Llogari të rreme në rrjetet sociale nga përdorues të huaj e vendas, kanë për qëllim të provokojnë dhe përçajnë votuesit amerikanë, duke vënë në dyshim integritetin e sistemit të votimit në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një ndër sfidat e shumta në zgjedhjet e këtij viti për Kongresin amerikan, që mbahen javën që vjen më 8 nëntor. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn sjell më shumë hollësi nga qyteti Finiks i Arizonës. Llogaritë e rreme në rrjete sociale që besohet se janë krijuar në Rusi, nuk ishin aktive në pjesën më të madhe të vitit, thotë eksperti i zbulimit…
Ju duhet të keni kafshuar gjuhën tuaj disa herë deri tani, dhe ju e dini se sa shumë mund të dëmtojë. Megjithatë, ka edhe një anë tjetër të historisë: besimet thonë se kur kafshon gjuhën, nuk është aspak një shenjë e mirë. Përkatësisht, ekzistojnë dy variante të këtij besimi. E para thotë se kur kafshoni gjuhën, do të thotë se dikush nga mjedisi juaj po ju gënjen për gjëra të rëndësishme. Prandaj duhet të hapni mirë sytë dhe të keni kujdes se kujt ia besoni sekretet tuaja. Një variant tjetër thotë se njeriu kur kafshon gjuhën flet shumë dhe disa…
Pavarësisht realizimit të tre raundeve të përzgjedhjes së fituesve të rinj që do të mund të ndjekin për herë të parë studimet e larta në ciklin “Bachelor” për vitin akademik 2022-2023, vijojnë të jenë të konsiderueshme kuotat që mbeten të paplotësuara. Strukturat publike të arsimit të lartë në rrethe kanë shifrat më të larta të kuotave të lira, ndërkohë që nuk mbeten pas as universitetet në kryeqytet. Universiteti i Mjekësisë që është edhe një ndër strukturat publike të arsimit të lartë më të preferuar në radhët e maturantëve, raporton 31 kuota të lira, në programe të ndryshme, sipas tabelës së…
Vrasësi i shqiptarit Ardit Saphiu, i vrarë në Molenbeek në vitin 2020, është kapur në Dubai. Sipas mediave belge, është kërkuar ekstradimi i tij në vend. 38-vjeçari u qëllua në Condorlaan më 27 nëntor 2020 sapo doli jashtë një kafeneje. Tre autorët u larguan dhe më pas njëri prej tyre u kthye duke qëlluar edhe 7 plumba të tjerë në drejtim të viktimës. Ngjarja konsiderohet si larje hesapesh mes dy klaneve të drogës. Vjedhja e sasie të madhe kokaine dyshohet se është arsyeja e vrasjes së Spahiut. Në fakt porositësit e krimit kishin kërkuar që të vritej e gjithë familja…
Emigrantët shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe janë kthyer në kryefjalë të mediave angleze.Bujë bëri dhe komenti i aktivistit politik të krahut të djathtë në Britani, Darren Grimes, i cili shprehej se shifrat e shqiptarëve që po mbërrinin me gomone ishin “të çmendura”. Megjithatë, këto komente duket se nuk është pritur ashtu siç ai mendonte. Një lexues, Graham Clair duke ripostuar një status të tij ka lënë një koment epik duke u shprehur se Grimes është tepër i ‘eksituar’ nga ardhja e meshkujve beqar shqiptarë. “Daren Grimes u eksitua shumë mbrëmë me mendimin se shumë meshkuj shqiptarë beqarë…