Komisioni Evropian sapo ka miratuar një trajtim të ri për parandalimin e një virusi të zakonshëm dhe shumë ngjitës që shkakton bronkitin tek foshnjat. Kompantia AstraZeneca e Britanisë së Madhe dhe Sanofi e Francës thanë të premten ilaçi i tyre i sapomiratuar ‘nirsevimab’, është trajtimi i parë për të parandaluar sëmundjet e rënda të shkaktuara nga virusi “sincicial” i frymëmarrjes (RSV) tek foshnjat. Ky lloj virusi infekton pothuajse të gjithë fëmijët deri në moshën dy vjeçare, thanë kompanitë, shkruan Euronews. Shkaku më i zakonshëm i bronkiolitit, është një infeksion respirator që mund t’i sëmurë rëndë foshnjat dhe shkakton shtrimin e…
Author: tirana
Një 14-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri vëllanë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mandra të Greqisë. Para autoriteteve, adoleshenti deklaroi se e vrau gabimisht, me pretendimin se e ngatërroi me një derr të egër. 17-vjeçari u gjet i vdekur nga një bari që kalonte pranë një rruge rurale në Loutsa të Mandrës. Pranë trupit, policia gjeti dy gëzhoja të një pushke gjuetie. Mediat greke raportojnë se më herët babai i viktimës është denoncuar disa herë për dhunë fizike ndaj tetë fëmijëve.
Tanimë Erla Mëhillin e shohim në ekran me ‘Erla Now’. Së fundmi ajo është bërë virale kur gjatë programit të saj live, analisti Andi Bushati i ngre zërin. Gjatë programit “Abc e Pasdites”, ajo tregoi: “Reagova paqësisht se e kam mik Bushatin, nuk ia mora për ters siç do të ndodhte me dikë tjetër po të ma kishte bërë. Përveçse e kam mik e di dhe natyrën por e kuptova natyrën e tij sepse ai e ka shumë merak se në momentin që ai po thotë një argument nuk do që ta ndërpresësh”. Nëse je në bisedë me Erlën nuk…
Bashkimi Evropian konfirmoi të premten se tashmë ka marrë përgjigjet nga Kosova dhe Serbia për planin franko-gjerman në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç thotë se Beogradi nuk mund ta pranoje këtë, pasi parasheh njohje të Kosovës. “Qëndrimi i Serbisë është i qartë, ai plan nis nga baza e papranueshme, nga fakti që çështja e zgjidhjes politike konsiderohet e përfunduar dhe se ne vetëm duhet ta pranojmë, me dëshirë apo pa, me zë a heshtur, pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiç nga Vjena, shkruan “EuroNews Serbia”. Ai ka thënë se pikërisht kjo temë do…
Pas rritjes së pagave që bënë universitetet në kryeqytet, tashmë edhe universitetet e rretheve po e realizojnë këtë rritje për personelin akademik.Universiteti Aleksandër Xhuvani i Elbasanit me anë të një vendimi të ditës së sotme të bordit të administrimit, ka miratuar rritjen e pagave të personelit akademik për secilin pozicion pune, në kufirin maksimal.
Një çift i ri transferoi gabimisht pagesën e shtëpisë së tyre prej 750,000 dollarësh në llogarinë bankare të një reperi australian, shumë të cilën ky i fundit e shpenzoi të gjithën. Me të parë gjendjen e llogarisë, 24-vjeçari bleu shufra ari, gurë të çmuar, rroba të markës dhe gjëra kozmetike të shtrenjta. Në pritje të gjykimit dhe dënimit të mundshëm, ai aktualisht është subjekt i masave kufizuese që e ndalojnë atë të afrohet në aeroporte, me qëllim shmangien e çdo tentative për t’u larguar nga vendi.
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve dhe Kryesinë, pas dështimit të negociatave me grupin e Sali Berishës për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një prononcim për mediat jashtë godinës së degës së PD në Fier, Alibeaj tha se deri më tani, janë depozituar një numër i madh kandidaturash për bashkitë e vendit. Deputeti demokrat u shpreh se shumë shpejt do të publikojë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë e vendit. Alibeaj: Sot mbledhja me Kolegjin e kryetarëve të PD së bashku me kryesinë e PD kishin 2…
Nga Mero Baze Kryeministri i Shqipërisë dhe autoritet britanike janë përfshirë në një debat në distancë rreth qasjes raciste ndaj shqiptarëve që po emigrojnë masivisht drejt Britanisë së Madhe dhe përgjegjësisë së palëve në këtë fenomen. Debati duket se ka plot elementë aktrimi, ku palët bëjnë më të shqetësuara se sa janë për fenomenin. Por më i rëndësishëm se aktrimi në debat, është arsyeja që mban gjallë këtë treg emigracioni. Kur them aktrimi në debat, kam parasysh se disa zyrtarë të lartë britanik, që janë “dhëndurë” të rinj në pushtet, kanë një qasje ideologjike ndaj emigracionit, që duan ta justifikojnë…
Shega është një ndër frutat që me lëngun e saj shëron disa lloje sëmundjesh. Është e njohur për vlerat ushqyese dhe shëruese. Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet shihet si kuruese kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet. Lëngu i shegës, lufton infarktet dhe këto sëmundje: Sëmundjet e stomakut Sëmundjet e zorrëve Dhimbjet e barkut Ënjtjen e bajameve Acarimin e mishrave të dhëmbëve.
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili dyshohet se ishte shpërndarës kokaine. Autoritetet në Rimini morën një denoncim në lidhje me një person i cili lëvizte me biçikletë gjatë gjithë natës dhe që kishte pasur takime të shkurtra me disa persona që dyshohet se kanë qenë duke blerë drogë nga shqiptari. Policët, pasi e identifikuan, vendosën ta kontrollonin. Shqiptari nxori vullnetarisht një celular dhe një karikues nga xhaketa e tij, brenda të cilit ishin fshehur dhjetë mbështjellës plastikë me kokainë. Gjatë kontrollit të celularit, bisedat e ndryshme konfirmuan përfshirjen e shqiptarit në trafikun e drogës.
Linz është qyteti i parë në Austri që vendosi të mos organizojë një festë publike të Vitit të Ri këtë vit, njësoj si në dy vitet e mëparshme, për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19. Këtë vit vendimi është marrë pasi siç theksojnë autoritetet e qytetit, qytetarët vazhdojnë të shmangin tubimet më të mëdha. Organizatori privat hoqi dorë këtë vit për shkak të rritjes së rrezikut që mund të shkaktojë një valë COVID. Vitin e ardhshëm mund të jetë njësoj si më parë,” njoftuan autoritetet e qytetit. Kryetari i Linzit, Klaus Luger, bën të ditur se do të mbahen…
Nga Lea Ypi Kur u rrita në Shqipëri në vitet 1990, babai i një prej miqve të mi ishte një kontrabandist njerëzish. B.Lame nuk kishte qenë gjithmonë një kontrabandist. Përpara se vendi të kalonte nga një shtet komunist në një shtet liberal, ai punonte me turne në kantier, ku bënte rrjeta peshkimi dhe rilyente varkat. Ai nuk dukej si një kontrabandist – ai ishte i vogël, i dobët dhe ecte çalë. Ai nuk zgjodhi të ishte i tillë, reformat e privatizimit që shoqëruan ardhjen e pluralizmit politik i detyruan drejtuesit e kantierëve të detyrueshëm të bëjnë shkurtime, kështu që B.…