Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo njihet për natyrën e tij pa komplekse por së fundmi ka bërë një deklaratë befasuese. Aktori ka pranuar se ka fjetur me shoqet e të dashurës dhe sigurisht, pa dijeninë e saj. Kur u pyet se cili është defekti më i madh që ka si partner, aktori tha: “Vdes për shoqet e të dashurës, mbaroj”, tha ai. Kur u pyet nëse e ka bërë në të vërtetë këtë gabim. “Gabim mund të të duket ty, por për mua ka qene një mrekulli. Ti nuk e di për kë e kam fjalën unë, as…
Author: tirana
Në Bullgari përpjekja për ballafaqimin me të kaluarën e sigurimit të shtetit komunist nuk ka sjellë thuajse asnjë rezultat. Klikat e vjetra vazhdojnë të kenë ende pushtet të madh. Ato u shërbejnë interesave ruse. Edhe 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit fuqia e ish sigurimit të shtetit (DS – Darshawna Sigurnost) në Bullgari është ende e pathyeshme. Punonjësit e tij të dikurshëm kanë pozicione me ndikim në politikë, ekonomi dhe shkencë dhe ndërhyjnë me zell në politikën e këtij vendi anëtar të BE. Edhe pse qeveria i hapi arkivat e sigurimit të shtetit, kur vendi hyri në BE para 15…
Mbrëmjen e djeshme, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë me dije se sot në orën 10:00, i gjithë biznesi në Shqipëri do të jetë në protestë. Sipas Berishës kjo nuk do të jetë një protestë fizike, por një grevë, një mbyllje e shërbimeve. Në postimin që Berisha ka shpërndarë në Facebook, bëhet thirrje për rezistencë përballë vjedhjes nga kjo qeveri anti-kombëtare.
Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar përgjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke sjellë shira intensivë në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore. Ndërsa zonat Lindore do të kenë më pak reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C. Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.
Në familjet shqiptare vendimet me më shumë peshë i marrin burrat. Sipas sondazhit të bërë nga Barometri në Euronews Albania, 17.6% e të pyeturve mendojnë se vendimin për blerjen e pajisjeve shtëpiake, makinës apo shtëpisë e marrin burrat. Ndërkohë, vetëm 11.1% mendojnë se këtë vendim e merr gruaja. Por një numër i madh shqiptarësh mendojnë se vendimin për blerjen e pajisjeve shtëpiake, makinës apo shtëpisë e marrin të dy njësoj. Ndërsa kur vjen fjala tek arsimimi i fëmijëve, është gruaja e cila merr më shumë vendime me 21.1% dhe burrat me 10.1%. Ndërkohë, që 67.4% e shqiptarëve mendojnë se për…
Deputeti Lefter Gështenja ka komentuar situatën aktuale në Partinë Demokratike, ku grupet e Enkelejd Alibeajt dhe të Sali Berishës kanë deklaruar se do të dalin me lista të ndara për zgjedhjet lokale të 14 majit. Gështenja tha në ABC se opozita është e dënuar të dalë me një kandidat në zgjedhje. Gështenja shtoi se një zgjidhje nuk u arrit, pasi ka mungesë vullneti. Sipas deputetit, proceset e njëanshme vetëm e ndajnë partinë dhe nuk ndihmojnë në bashkim. “Unë besoj që argumentat shteruese janë dhënë. Deklarata e grupit parlamentar ka qenë e saktë. Mendimi im është që ka një mungesë vullneti,…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka lajmëruar se ditën e nesërme në orën 10:00 i gjithë biznesi do jetë në protestë. Kujtojmë se kreu i PD bashkë me kreun e PL-së, Ilir Metën, kanë paralajmëruar më herët për organizimin e protestës kombëtare në 12 nëntor. Nesër, në ora 10:00, i gjithë biznesi në protestë! sb
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video në rrjetet sociale ku ka thumbuar moderatorin Ardit Gjebrea në lidhje me reklamimin që bën për “BanaKing”. Postimi i plotë: Ja dhe majmunin “King” të bananeve të Ekuadorit, e gjetëm… Edhe pse duket pak i trishtuar pas ngjarjeve të fundit. Tani na duhet dhe një “king” moderator, për të nisur një fushatë të re marketingu, se u ka rënë reputacioni bananeve ku thërret qameti.
Kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj është arrestuar nga policia sot pasdite. Kryetari i forcës politike, Alternativa Shqiptare është ndaluar teksa udhëtonte me makinë sëbashku me fëmijët e tij. Pas ndalimit, ai është përplasur me efektivët e policisë, të cilët më pas e arrestuan. Mediat vendase nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi arsyet e ndalimit të Gjeloshajt.
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë pranuar një plan të ri për dialogun për normalizimin e raporteve. Siç tha ai, të dyja palët tashmë dorëzuar komentet e tyre për këtë plan. “Me përfaqësuesin tim të posaçëm, Mirosllav Lajçak, kemi punuar shumë për këtë. Pra, para verës ua kemi prezantuar planin të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ato të kapërcejnë krizat e përhershme në të cilat kemi punuar dhe për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të raporteve të tyre. Kemi marrë përgjigje nga…
Një burrë, i cili ndodhej së sallën e lindjes së bashku me gruan e tij pa nga telefoni ku kishte të instaluara kamerat e sigurisë se dy persona po përpiqeshin të hynin në shtëpi. Ai lajmëroi policinë e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, në lagjen Staglieno në Genova. Policia arrestoi dy shqiptarë të moshës 24 dhe 30 vjeç pas një ndjekjeje në pyllin e Righit, shkruan Ansa.Agjentët u kontaktuan nga babai i ardhshëm i cili pa dy burrat e maskuar nga kamerat vëzhgimit, teksa përpiqeshin të hapnin derën dhe të hynin brenda. Kur dy shqiptarët panë policët tentuan…
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, kreu i kartelit ‘kompania Bello’ dhe vëllai i tij janë të vetmit të arrestuar aktualisht në Dubai. Gjatë një interviste televizive, Hoxha thotë se të dy janë arrestuar për korrupsion dhe se çështja nuk ka lidhje me dosjet në Shqipëri apo Itali. Sipas gazetarit, vëllezërit Dizdari akuzohen se kanë korruptuar punonjësit e burjgeve në Dubai, gjatë kohës që qëndronin në qeli pas arrestimit në shkurt të vitit 2020. Artan Hoxha shtoi se Eldi Dizdari dhe i vëllai kishin korruptuar punonjësit për të pasur ushqim më të mirë, takime me…