Ish kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje Enkelejd Alibeajt se ai nuk do të heqë dorë nga primaret, për të zgjedhur kandidatët që do të dalin për zgjedhjet vendore të 2023. Teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se tani betejën e ka me “PD e rithemeluar”. “Të japim ne shembullin tonë në radhë të parë duke u dhënë juve të drejtën e vendimmarrjes. Ftoj sot, në mënyrë të veçantë zonjat, zonjushat, të rinjtë e përfaqësues nga diaspora të bashkohen në këtë garë që të zgjedhim për herë të parë përfaqësuesit e vërtetë të qytetarëve dhe jo të kryetarëve. E di…
Author: tirana
Kreu i PD-së Sali Berisha po përdor të gjitha rrjetet sociale për të qenë pranë të gjitha audiencave. Mes tyre është dhe TikTok, një rrjet social shumë trend mes të rinjve. Platforma e TikTok, funksionon në atë mënyrë që kur hyn live, njerëzit mund të të bëjnë “dhurata”, të cilat shfaqen në ekran.
Ish kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar këtë të shtunë se protesta e datës 12 nëntor do të mbahet pas dreke. Berisha tha se protesta do të nisë në orën 16:00. “Ndodhemi në një proces ku çdo njeri prej nesh duhet të marrë përgjegjësi të bëjë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërie dhe këtij vendi. PD është e përqendruar në realizimin e kësaj kthese të madhe. Agjenda konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, e të rinjve, të moshuarve, është një kusht me…
Një aksident tjetër është regjistruar në vend. Këtë herë në aksin Vau i Dejës-Bushat, në fshatin Shelqet. Burime bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po përcakton shkaqet e aksidentit si dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Si në “Big Brother” dhe jashtë tij, Arjola nuk ka nguruar të flasë për detajet nga jeta e saj, tradhtia e ish-bashkëshortit, divorci i vështirë dhe sfidat e një nënë e vetme me tre fëmijë. Por së fundmi, teksa ka publikuar disa foto të 20 viteve më parë ku ishte shtatzënë me vajzën e saj të madhe, një ndjekëse e saj ka gjetur vend për të shpërthyer ndaj ish-bashkëshortit të Arjolës, Aleks Boshnajkut. “E vraftë Zoti kush ta ka vrarë lumturinë e rinisë tënde. Por do i thoja një bravo të madhe kësaj vajze të brishtë me bukuri hyjnore dhe…
Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij për tokën bujqësore, që sipas tij nuk duhet të rrijë djerrë, por të punohet. Ai tha nga Lushnja gjatë një takimi me fermerë se do të bëhet një ndërhyrje ligjore, me super taksë që të ndalojë pronarët e tokave që t’i mbajnë ato peng pa punuar. Sipas tij këto toka ose duhet të punohet, ose të jepen me qira. “Shqiptarët nuk duhet të ikin në Greqi apo Itali. Është e kotë, është e kotë. S’kanë ça bën një shqiptar në Itali dhe Greqi, nëse është në sektorin bujqësor. Këtu ka…
Në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit u organizua ceremonia e nisjes së trajnimit për brezin e pestë të Programit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar. Të pranishëm në nisjen e trajnimit ishin Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Shkollës së Drejtorëve, përfaqësues të universiteteve partnere, trajnerë dhe bashkëpunëtorë të programit. Ministrja Evis Kushi theksoi se përveç rritjes së numrit të pjesëmarrësve, risi për këtë brez do të jetë edhe Biblioteka Dixhitale për Arsimin Parauniversitar dhe Lidershipin në Shkollë, si dhe përkthimi në shqip i një…
Tre vite nga sulmi me armë ndaj Ines Hajrulla dhe dy miqve të tij në Vlorë, gjykata e këtij qyteti i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor ndaj 5 të pandehurve, duke kaluar në konkluzionet përfundimtare të prokurorisë. Përfaqësuesja e akuzës, Elona Alvora, pak ditë më parë lexoi pretencën për 5 të pandehurit, duke i kërkuar gjykatës deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Daut Elmazit. Ky i fundit akuzohet nga prokuroria e Vlorës për “Vrasje në rrethana cilësuese” në dëm të Ines Hajrulla, Ervis Matodashaj dhe Arbër Shollaj. Daut Elmazi, është nipi i Armando Sulejmanit ose “Çipurit” të…
Qeveria ka kthyer vëmendjen ndaj mbështetjes së degëve kompjuterike përmes programeve të formimit profesional. Udhëzimi i Ministrisë së Financave, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, thekson se do të përfitojë mbështetje financiare për këtë vit fusha e “Programimit, ku përfshihen: kodimi, programimi kompjuterik, zhvillimi i aplikacioneve, robotika, elektronika, shkenca e të dhënave, siguria kibernetike, inteligjenca artificiale, testimi i software-ve, dizajni i softëare-ve, dizajni i faqeve ëeb, dizajni i përvojës së përdoruesit, dizajni i ndërfaqes së përdoruesit, mësimi makinerik/automatik, realiteti i shtuar, realiteti virtual ose algoritmet kompjuterike apo fusha të ngjashme të tjera. Nga ky program, pjesëmarrësit punëkërkues të papunë…
Policia bën me dije se në bashkëpunimi të Interpol Tirana me homologët grekë është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi Sajmir Brahimi, 37 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Sajmir Brahimi, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare.
Kur na ndajnë dhe 6 muaj nga zgjedhjet vendore, Kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë Nard Ndoka kërkon ndihmën e qytetarëve për ta ndihmuar financiarisht. Përmes një postimi në rrjete sociale, Ndoka shprehet se që nga 17 Maji 2017, partia e tij është penalizuar nga “marrveshja e zezë” Rama-Basha. “Islamiku politik Lulzim Basha goditi alternativën politike Demokristiane duke shkelur marrëveshjen politike, duke dëmtuar kështu përfaqësimin politik, por edhe financimin si parti parlamentare. Për të kaluar këtë situatë të rëndë politike e financiare, ju lutemi të kontribuoni me një financim modest, për një periudhë të shkurtër kohore, derisa PDK të rikthehet…
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në jug të vendit, ku do të zhvillojë disa takime në zona të ndryshme, me përfaqësues të komunitetit dhe sipërmarrës. Takimin e parë këtë të shtunë, Rama e ka nisur në Lushnjë, krah sipërmarrësve vendas. Në fjalën e tij, një banorë dhe biznesmen lushnjar, u bëri thirrje shqiptarëve që të rikthehen në vendin e tyre dhe të punojnë sepse pagat janë rritur. Madje, ai tha se punëtorët paguhen më shumë sesa ç’deklarojnë bizneset në zyrat e Tatimeve. “Sot tregu ka një etje, që këto miliona euro që ne po diskutojmë, i realizon shumë shpejt industria…