Vetëm pak nga bizneset e vogla i janë përgjigjur thirrjes së shoqatës për të dalë në protestë. Ndërsa ishte lajmëruar në orën 10 mbajtja e protestës dhe ulja e çepenave, drejtuesit e këtyre bizneseve të vogla e të mesme kanë vijuar normalisht me aktivitetin e tyre. Kreu i shoqatës së biznesit Albert Nasto tha në prononcim për mediat mëngjesin e sotëm se qeveria duhet të kthjellohet dhe të marrë masa të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë këtyre bizneseve. Tek Tregu i Medresesë, dyqanet ishin të hapura normalisht.
Author: tirana
Policia e Tiranës ka publikuar pamjet nga aksioni për kapjen e shkelësve të qarkullimit rrugor në kryeqytet. Në pamjet në fjalë shihen automjete që nuk respektojnë sinjalistikën, ndërkohë që drejtuesit janë kapur mat nga dronët edukues. “Një ndër objektivat e “dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës, në Rrugën e Kombit ku një betoniere është përmbysur. Si pasojë ka rrjedhur vaji dhe nafta në rrugë duke u bërë shkak aksidenti për automjetet e tjera të cilat po rrëshqasin. Burime bëjnë me dije se nuk është marrë asnjë masë për lirimin e rrugës.
Analisti Fitim Zekthi ka hedhur akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se Berisha e ka uzurpuar Partinë Demokratike në mënyrë të paligjshme dhe flagrante. Zekthi tha se ish-kryeministri Sali Berisha shkarkoi Bashën në kuvendin e 11 dhjetorit, duke shtuar se ai nuk ishte kuvend i Partinë Demokratike, por një miting. “Berisha në gjykimin tim, e ka uzurpuar Partinë Demokratike në mënyrë të paligjshme dhe flagrante. Ai mblodhi njerëz në stadium, sikur ishte miting dhe shkarkoi Bashën. Unë them pse nuk shkarkoi edhe Ramën, se nuk e merr vesh njeri ca kuvendi ishte ai, se…
Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka pranuar se ai “nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e qytetarëve”, në intervistën e tij të parë pas marrjes së drejtimit të vendit. Ai shtoi se inflacioni është armiku numër një, teksa u zotua të rindërtojë besimin te qeveria pas largimit të Liz Truss. Sunak theksoi se po bën gjithçka që mundet për të kufizuar rritjen e pagesave të hipotekave. Deklarata vjen pasi Banka e Anglisë u detyrua të vendosë normat e interesit për të frenuar çmimet në rritje, duke rritur normat e saj bazë me 0.75 % dhe duke e çuar në 3…
Kandidatja e primareve në PD Adriana Kalaja ka befasuar dje me deklaratën në Syri tv ku deklaroi se Tirana “shpëtohet me tritol”. Kalaja deklaroi se nëse ajo vjen në krye të Bashkisë së Tiranës, do të shembë godinat e ndërtuara brenda zonës historike të qytetit me tritol. “Tirana shpëtohet me tritol. Çfarë nënkupton kjo? Çdo kullë pa snjë auditimi të bërë në bashki, nëse unë do të kem fatin ta drejtoj, që rezulton se është ndërtuar mbi një vepër të trashëgimisë kulturore, mbi një vepër të mbrojtur me ligj , mbi një vepër të zones historike, jo vetëm që do…
Disa politikanë në Amerikën Latine dhe në Europë, po e pranojnë këtë publikisht, shkruan The Economist Kokaina është e përhapur kudo në pjesët e largëta rurale të Kolumbisë. Fermerët mbjellin shkurret e forta e të larta, korrin gjethet e tyre dhe e shesin produktin me shumicë në laboratorët e vegjël vendas, që e kanë bërë vendin prodhuesin më të madh të kokainës në botë.Personat që mbledhin gjethet e bimës, quhen raspachines, dhe janë kryesisht emigrantë të varfër që vijnë nga Venezuela ose gjetiu në Kolumbi. Duart e tyre shpesh vriten dhe gjakosen nga puna e rëndë, që ka të bëjë…
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të ju urojë fundjavë të mbarë të gjithëve me lajmin e përfundimit të ndërtimit të urës së Hoxharës në Fier. Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Rama ka shpërndarë pamjet e investimit të përfunduar, për të cilin ka theksuar se është një investim me rëndësi për lidhjen e qytetit me bregdetin e Semanit, Dërmenasit e Darëzezës. “Mirëmëngjes! Dhe me urën e sapopërfunduar të Hoxharës në Fier, një investim me rëndësi për lidhjen e qytetit me bregdetin e bukur të Semanit, Dërmenasit e Darëzezës, ku po çelim një kapitull të ri zhvillimi turistik, ju uroj…
11 vite më parë, gazetarja e njohur Sonila Meço është bërë nënë për herë të parë, me vajzën e saj të vetme Amaris. Në ditëlindjen e 11 të vajzes së saj, Sonila Meço ka ndarë një album me foto ndër vite të shoqëuruar me urimin më të ndjerë të një nëne. “Në ora 12:35, në ditën e katërt të një nëntori plot diell, jeta jonë rinisi, bota u bë krejt papritur 3 kg e 300 gramë dhe lumturia hodhi spirancën përgjithmonë në dy sy ngjyrë lajthi. E qysh prej atij çasti damari i jetës sonë pulson emrin dhe buzëqeshjen e…
Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi është bërë nostaligjik, teksa ka publikuar disa këngë të realizuar prej tij ndër vite. Mirëpo si rrallë herë, Flori ka ndarë më ndjekësit në rrjetet sociale edhe një foto me babain e tij të ndjerë. ‘Një jetë që nuk të thërras, e as nuk e them dot me zë babi’, shkruan Flori, krahas fotos së publikuar pranë babait të tij.
Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në Tropojë, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit, banorë të zonës dhe përfaqësues të biznesit, kryesisht gështenjave. Ai është takuar dhe me disa vajza të reja, vajza të ekipit të basketbollit. Mirëpo, siç shihet në këtë video që po bëhet virale në rrjetet sociale, Rama dështon të paktën tre herë të bëjë kosh. Ai tenton por më kot, asnjë prej gjuajtjeve nuk shkon 3 pikësh.
Një mjek i shpallur në kërkim dhe i dënuar me disa muaj burg u arrestua nga Policia. Në pranga përfundoi Ilir Hoxha, 52 vjeç, i cili rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 muaj e 25 ditë burg për akuzën se ka falsifikuar dokumentet shëndetësore për bizneset që nuk respektonin rregullat anti-COVID. Emri i mjekut doli edhe gjatë operacionit të urdhëruar nga SPAK, që çoi në pranga 14 zyrtarë të strukturave shëndetësore, të cilët përfituan nga situata e pandemisë së COVID, duke shpërndarë tamponë për të përfituar lekë. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit ndaluan shtetasin…