Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në aksin Peqin-Elbasan. Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të lënduar disa persona. Makinat e përfshira në aksident dyshohet se kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca.
Author: tirana
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ilir Pajën. I njohur me pseudonimin “ufo”, lënia në burg e 49-vjeçarit është bërë me qëllim që të ekstradohet në Itali, ku rezulton i dënuar me 25 vite e 4 muaj. Paja mori nofkën “ufo” pas dy arratisjeve të bujshme nga burgu italian i sigurisë së lartë. Drejtësia e vendit fqinj e ka dënuar për vrasje dhe rrëmbim. Edhe në Shqipëri Ilir Paja ka qenë i dënuar për vrasjen e një polici. Historia e tij kriminale nisi në mars të vitit 2008 pasi mori përpara me makinë një efektiv të policisë kriminale në…
Anëtarët e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së ndodhen në Washington DC në kuadër të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 8 Nëntorit. Delegacioni i cili përbëhet nga Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj dhe Fatmir Mediu u pritën nga ndihmës Zv.Sekretari i Shtetit Douglas Jones dhe koordinatorja speciale për monitorimin e zgjedhjeve për OSBE-në, Margareta Cederfelt. Në një postim në rrjete sociale, numri dy i socialistëve shkruan se këto zgjedhje në SHBA zhvillohen në një mjedis të polarizuar politik për shkak të efektit të inflacionit dhe pasojave të tjera që kanë ardhur pas zhvillimeve ndërkombëtare siç është lufta në Ukrainë.…
Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla ishte i pranishëm në takimin e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë Mallakastër, ku vuri theksin te angazhimi i qeverisë për të ndihmuar çdo fermer të zonës. Në fjalën e tij, Balla tha se këtë vit “për shkak të prodhimit të lartë të vajit të ullirit jemi duke kërkuar për shitje në tregje ndërkombëtare”. “Mallakastra është tokë e bekuar. Këtë vit prodhimi i ullirit dhe i vajit ka kaluar çdo parashikim dhe si me kryetarët e bashkive edhe me minstren Krifca jemi duke kërkuar tregje ndërkombëtar për certifikimin e prodhimeve tona,…
Një nga shkaktarët kryesorë të ndarjes në çift është tradhtia. Sipas studimeve të kryera së fundmi, për të zbuluar shkaqet që e shtyjnë dikë të tradhtojë, ekspertët kanë arritur në një konkluzion të habitshëm. Në një marrëdhënia ka periudha kur njëri prej partnerëve ndihet i mbytur dhe i paplotësuar nga partneri tjetër, dhe kështu dëshira për të qenë i pavarur nga askush e shtyn drejt këtij akti. Vetë-eksplorimi Për disa, tradhtia është një mënyrë për të eksploruar. Ata në të vërtetë nuk duan të ndryshojnë se kush janë, ata thjesht duan t’i shpëtojnë atij kufizimi për një kohë. Ata nuk…
Ushtria ruse ka mundësi që të përballet me vështirësi në trajnimin e rekrutëve të rinj, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes, në përditësimin e saj të fundit. “Ka shumë mundësi që Rusia është duke pasur vështirësi në ofrimin e trajnimit për mobilizim”, ka shkruar Ministria britanike në Twitter. Mobilizimi i pjesshëm ushtarak është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin në muajin shtator. Në kuadër të këtij mobilizimi, autoritetet ruse u kanë dërguar 300.000 personave ftesë për t’iu bashkuar luftës së nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Tetë muajt e luftës në Ukrainë kanë rezultuar me shkatërrim të madh…
Një grup i trafikut të drogës në Spanjë është shkatërruar dhe në pranga janë çuar 20 persona. Policia spanjolle njoftoi sot se ka sekuestruar 32 ton sytha kanabisi. Sipas autoriteteve të vendit, ky është konfiskimi më i madh i kësaj substance në botë. Operacioni i quajtur “Jardines” u zhvillua javët e fundit në disa qytete spanjolle, duke përfshirë Toledon dhe Valencia, ku trafikantët e dyshuar ruanin shumicën e mallrave. Bimët e kanabisit ishin të paketuara me vakum për t’u dërguar në rajone të ndryshme të Spanjës dhe vendeve të tjera evropiane. Në total, u arrestuan 20 persona nga mosha…
Këngëtari Labinot Tahiri ka dalë kundër shpërndarjes së fotos së infermieres Aurona Pelaj, e cila dhunoi të moshuarën në një azil në Pejë, ngjarje e cila tronditi mbarë opinion publik. Këngëtari shkruan se vajza duhet të marrë dënimin e merituar, dhe jo të publikohet imazhi i saj për të marrë sa më shumë klikime. Postimi i plotë i Labit: HEJJJJ, NE NUK JEMI IRANI APO AFGANISTANI. Me falni, kjo është e tepërt. Nuk e di ku është qellimi i degradimit të shoqerisë sonë, por mos harroni se, ka në mesin e shoqerisë sonë që dihet se kush bën dhunë nëpêr…
Në helikopterin A109 që u rrëzua këtë të shtunë në Foggia të Italisë nuk arriti të mbijetonte asnjë nga shtatë personat që ndodheshin në bord. Ndërkohë kanë dalë edhe emrat e personave që kanë humbur jetën, të cilët dyshohet të kenë qenë turistë sllovenë, 4 prej të cilëve anëtarë të së njëjtës familje. Bëhet fjalë për Bostjan Rigler, Jon Rigler, Mateja Curk Rigler, Liza Rigler. Mes viktimave edhe Maurizio De Girolamo, një mjek që po kthehej në shtëpi pas turnit të tij në Tremiti, dhe pilotët Luigi Ippolito dhe Andrea Nardelli. Helikopteri ishte nisur në orën 9:20 nga Ishujt Tremiti…
Luçiano Boçi ka denoncuar Bashkinë e Vaut të Dejës për korrupsion. Deputeti demokrat deklaroi se nga muaji shtator i vitit 2019, në Bashkinë Vau Dejës, e deri më sot janë shpenzuar 870 milion lekë, për karburant e lubrifikantë nga administrata e Bashkisë. Njoftimi i plotë: Seria e vjedhjeve në Bashkinë e Vaut të Dejës nuk ka të ndalur, dhe denoncimi vijon sot me abuzime qindra milionëshe. Nga selia e Partisë Demokratike bëjmë publik një abuzim prej 870 milion lekësh për blerje karburanti e lubrifikantësh. Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve të Bashkisë së Vaut të Dejës, është vetëm afera korruptive e…
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, e ka pranuar për herë të parë se shteti i tij i ka dhuruar dronë Rusisë, mirëpo ka insistuar që ky transferim është bërë para se të niste lufta e Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Me këta dronë iranianë, Rusia ka sulmuar tash e disa javë qytetet ukrainase. Komentet e ministrit iranian kanë ardhur pas disa muajve të mesazheve konfuze të Iranit lidhur me furnizimin e Rusisë me armë. “Ne i kemi dhënë Rusisë numër të kufizuar të dronëve, para se të niste lufta në Ukrainë”, u ka thënë Amirabdollahian gazetarëve,…
Një helikopter me 7 persona në bord, mes të cilëve edhe dy fëmijë është rrëzuar në zonën e Foggia-s në Itali. Mediat italiane raportojnë se nuk ka asnjë të mbijetuar, ndërsa mbetjet e tij u gjendën në një zonë rurale në Castelpagano të Apricena-s. Helikopteri i cili është nisur në orën 9:20 të mëngjesit nga Ishujt Tremiti kur humbi kontaktet me radio në zonën midis Apricena-s dhe San Severo, teksa stuhia kishte përfshirë zonën. Viktimat dyshohet se janë turistë sllovenë. Kërkimi për gjetjen e helikopterit ishte përqendruar në tokë dhe det në zonën midis San Severo, Apricena dhe Rignano Garganico,…