Author: tirana

Sot është një ditë e shënuar për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn sepse çifti feston 4-vjetorin e lidhjes së tyre. Ka qenë aktori ai që ka shpërndarë në rrjete sociale dy foto krah Borës. Nga ana tjetër, Bora i ka ripostuar fotot në rrjete sociale me mbishkrimin “5” që është data e përvjetorit.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë një reagim për emigrimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. Sipas tij, përgjegjës për këtë situatë është vetëm kryeministri Edi Rama, duke shtuar se shqiptarët rrezikojnë jetën duke kaluar me gomone në kanalin e La Manshit për shkak të politikave të Ramës që kanë qëllim shpopullimin e vendit. “Shqiptarët po ikin sepse Edi Rama është armiku i lirive të tyre, është armiku i demokracisë dhe shtetit ligjor, është autori i vrasjes së shpresës së të rinjve, i konflikteve dhe përjashtimeve të thella sociale, në nivele të tilla sa që…

Read More

Në qytetin Kazan të Rusisë, të mobilizuarit u revoltuan për kushtet e këqija të jetesës si dhe për pushkët e ndryshkura të epokës së viteve 1970. Sipas raportimeve, thuhet se ushtarët nuk kishin ushqim, ujë dhe dru zjarri mjaftueshëm. Video të ndryshme u publikuan në Twitter ku tregohen ushtarët e mobilizuar rusë teksa shprehnin nervozizmin e tyre mbi këtë situatë.

Read More

Besnik Dushaj ka shpallur kandidaturën për “Primaret” e PD-së për Bashkinë e Tropojës. Lajmin Dushaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku është shprehur se ka dhënë prova që mund të arrijë një fitore të madhe në garën për Bashkinë e Tropojës. Kujtojmë që pak më herët për këtë bashki ka paraqitur kandidaturën dhe Mimoza Hajdarmataj. Deklarata e plotë: Të dashur demokratë të Tropojës, Koha e përballjes me sektin e rilindjes po afron dhe me një ndjenjë detyrimi e përgjegjësie për qindra e mijëra demokratë të Tropojës, të cilët më kanë mbeshtetur…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se më 12 nëntor demokratët po përgatiten për një nga protestat më të mëdha që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Këtë lajmërim ish-kryeministri e bëri gjatë një takimi me banorë të Kombinatit dhe Astirit në Tiranë, teksa e cilësoi Edi Ramën një armik të shqiptarëve. “Të dashur demokrate dhe demokratë të pranishëm në sallë. Së pari unë dua t’ju shpreh mirënjohjen më të pakufishme për qëndresën më të madhe qytetare ndaj një padrejtësie, që kërkonte rrënimin e banesave tuaja, për interesat e trafikantët dhe politikanët e lidhura me këto grupe. Në mbi…

Read More

Në një takim në Lushnje, kryeministri Edi Rama tha se PD është vegël e deklaruar e Rusisë, teksa fliste çështjen e financimeve ruse në Partinë Demokratike gjatë kohës kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha. Ndërsa hidhte akuza ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës, kreu i qeverisë tregoi se jo pa qëllim e “këshillonte” Lulzim Bashën që të distancohej nga ata. “Partia Demokratike është vegël e deklaruar, ndërkohë që ajo parti ka 500 mijë dollarë, gjysmë milioni të paguar për të rrëzuar qeverinë e Partisë Socialiste. Kur doli atëherë thoshin e bën Edvini me Sorosin. Kur ambasadorja amerikane ja vuri në…

Read More

Shqiptarët në Britaninë e Madhe kanë vendosur të mbajnë një protestë më 12 nëntor në “Westminister Bridge”. Shkak është deklarata e Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, kundër shqiptarëve, për të cilët tha se po “pushtojnë” Britaninë e Madhe. Ndaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shqiptarët që jetojnë në Angli kanë bërë thirrje që të dalin në protestë më 12 nëntor në orën 10:30. “Protestë kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani. Ftojmë të gjithë shqiptarët të marrin pjesë,” thuhet në njoftim. Pak ditë më parë, edhe kryeministri Edi Rama, në një reagim për prestigjiozen BBC, tha se termi…

Read More

Emri i këngëtares Eneda Tarifa është lakuar vazhdimisht në mediat rozë së fundmi. Portalet nisën të shkruanin për të pas shpërndarjes së një fotoje ku shihej në praninë e basketbollistit Gent Lasku, teksa përqafoheshin. Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë, mesa duket këngëtarja ka rigjetur sërish dashurinë. Genti Lasku është një basketbollist profesionist, i cili luan për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Teksa të shumtë e njohin për sportist, pak dihej për jetën e tij private. Bëhet me dije se Genti nuk ka…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët në Lushnje, deklaroi se për çështje javësh qyteti do të ketë ujë të pijshëm 24 orë. Ndërsa theksoi se po bën të mundur furnizimin me ujë të pijshëm në gjithë qytetet e vendit, kreu i qeverisë premtoi edhe ndërtimin e doganës në Lushnje. “Ne duhet të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë më tutje. Ne duhet të ndërhymë nga ana e qeverisë për unazën e qytetit. Aty ka edhe shumë biznese që janë vlerë e shtuar për këtë komunitet. Pastaj për ndërtimin e atij kombinatit që Eriselda nuk e di si ja…

Read More

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi teksa komentonte zhvillimet politike në vend, u shpreh se ka pasur një politike të ndezur, por shumë pak produktive. Në emisionin ‘Kjo Javë’, Idrizi tha se ka një zhbalancë të madhe politike mes një mazhorance dhe një opozite që sipas tij akoma nuk po krijon sinergjinë e brendshme. “Vendi ka nevojë për një opozitë të fortë. Në prag fushate temperaturat nxehen më shumë. Me vjen keqardhje sepse vendi ka nevojë për opozitë të fuqishme dhe të ndershme që është bërë kohë e gjatë që nuk ka gjetur bashkëpunim të brendshëm. Unë kam heshtur për një…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar të shtunën të gjithë qytetarët serbë në Kosovë që të mos braktisin institucionet e Kosovës. Ai e ka bërë këtë thirrje disa orë pas vendimit të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe, që të largohet nga institucionet e Kosovës. “Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”, ka thënë Kurti në thirrjen drejtuar serbëve të Kosovës, duke i ftuar “që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë”. “Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje. Unë jam kryeministër që do t’ju shërbej duke respektuar kushtetutshmërinë dhe…

Read More

Një grup aktivistësh shqiptaro-zviceranë depozituan një ankesë ndaj Radio Televizionit Zviceran, SRF, pas transmetimit të një skeçi të titulluar “Die Shipis im Zoo“ (Shqiptarët në Kopshtin Zoologjik). Në ankesë pretendohet se fjala “Shipi” është një term fyes dhe diskriminues për njerëzit me origjinë shqiptare. Ky emërtim, varësisht nga konteksti ku përdoret, ka të shumtën karakter negativ. Për rrjedhojë, ankimuesit kërkuan ndalimin e transmetimit të mëtejshëm të skeçit. Mirëpo, organi kompetent i ankesave nuk e vlerësoi këtë term si diskriminues. Duke u bazuar te karakteri satirik i emisionit, Autoriteti i Pavarur i Ankesave për Radio dhe Televizion doli në përfundimin se…

Read More