Author: tirana

Shqiptarët në Britaninë e Madhe janë tema më aktuale, dhe për ta shkrimet nga mediet londineze nuk kanë të sosur. Shkrimi i rradhës nga “DailyMail”, prek rrjedhjen e dokumenteve të personave me të shkuar kriminale, që dolën pak javë më parë nga hackerat “Homeland Justive”. Në shkrim theksohet se këto dosje kanë ekspozuar sesi Shqipëria është në kontrollin e bandave të rrezikshme kriminale, anëtarët e së cilës po tentojnë që të shkojnë në Britani si emigrantë. Ata citojnë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, i cili më parë është shprehur se zbulimi i dosjeve ka vënë në lëvizje bossët e…

Read More

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm që mund të rrisë tensionet. Ai i ka bërë këto deklarata pas vendimit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, për t’u larguar nga institucionet e Kosovës. Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin…

Read More

Bashkia e Tiranës po ecën me ritme të larta për ndërtimin e shtesës së dytë të Impiantit Bovillë, një ndër investimet më të mëdha që ka ndërmarrë aktualisht Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime.Në vitin 2019 kapaciteti u rrit nga 1800 litër ujë për sekondë në 2400 litra (56 milion m³). Ndërkohë që falë këtij investimi që po realizohet, kapaciteti do të arrijë në 3600 litra ujë në sekondë ose 112 milionë m³. “Do të çojmë në 30 mijë metra kub, depozitën e ujit, duke dyfishuar kapacitetin total! Ndërtimi i të gjithë skemës ndihmëse dhe…

Read More

Tonelatat me lëndë narkotike kapen pothuajse çdo javë në portin e Durrësit. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, flet për pozicionin e Shqipërisë, në raport me tregtinë e armëve dhe drogës pas një operacioni të organizuar nga Europol. Për të korridori ballkanik vijon të jetë shqetësues, duke shtuar se Shqipëria është bërë një nyje lidhëse mes Ekuadorit dhe vendeve të BE-së. Ai vë po ashtu në dukje se Porti i Durrësit ka qenë në vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare, pasi futet dhe qarkullon mbi 1 ton drogë në vit. Softa tha se grupet kriminale kanë shtrirë tentakulat në polici, organet e hetimit,…

Read More

Presioni i Shtëpisë së Bardhë ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, vijon edhe me tone më të forta. SHBA-të i kanë kërkuar presidentit ukrainas, që të tregojë vullnet dhe shenja hapjeje për nisjen e bisedimeve për paqe me Rusinë, në vend që të refuzojë negociatat për sa kohë që presidentit Vladimir Putin të jetë në detyrë. “Washington Post” citon disa burime zyrtare anonime në lidhje me këtë çështje. Ky presion i SHBA, vjen disa ditë pas irritimit të Joe Biden pas kërkesave të vazhdueshme nga ana e Zelenskyt për më shumë ndihma ushtarake. Në artikull shkruhet se propozimi i administratës Biden…

Read More

Nga Leonard Karaj Shqipëria po përjeton qeverisjen më të keqe të tri dekadave të fundit, por paradoksalisht, pritet të qëndrojë “stand by” edhe për vite të tjera. Kontributori kryesor i kësaj gjendje frustruese, e cila nga njëra anë po shndërron Ramën në një Putin të dytë dhe nga ana tjetër po detyron shqiptarët që të braktisin masivisht vendin, është opozita në përgjithësi dhe “linja bashiste” në veçanti. Ankthin dhe agoninë e kësaj situate ia shtoi edhe deklarata e Alibeajt, për nxjerrje të kandidatëve të vet në 61 bashkitë e vendit, për zgjedhjet vendore të 2023-it. Edhe për më të marrosurit…

Read More

Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një fotoalbum mes punëve dhe njerëzve punëtorë të Lushnjës, Mallakastrës dhe Roskovecit. Në këto zona kreu i qeverisë zhvilloi turin e radhës të takimeve që ka nisur prej disa javësh në mbarë Shqipërinë. “MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN mes punëve e njerëzve punëtorë të Lushnjës, Mallakastrës dhe Roskovecit, ju uroj një të diel të paqtë”,-shkruan Rama në facebook.

Read More

Dashi Përfitoni nga kjo ditë e diel për të ngrohur lidhjen tuaj të zhytur në rutinë, për të rizbuluar zjarrin e sensualitetit. Kontrata dhe marrëveshje të mëdha priten brenda ditëve të ardhshme në punë. Demi Ndërgjegjësimi duhet të jetë prioritet përtej akuzave që do të tundoheshit të bënit në raportin tuaj në çift. Këtë të diel relaksohuni dhe mos mendoni për punën. Binjakët Takimet që zhvillohen këtë ditë të fundit të javës janë premtuese. Kokëfortësia nuk është gjithmonë e mirë në punë. Gaforrja Kjo është një e diel në të cilën duhet të shmangim situatat e rënda. Është e këshillueshme…

Read More

Kjo e dielë do të jetë me mot me kthjellime në perëndim dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe juglindje dhe verilindje. Temperaturat minimale parashikohen 7-12 gradë, temperaturat maksimale do të luhaten 14-17°C në veri, gjatë ditës do të jenë 21-23°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Read More

Një grua u përfshi në akte dhune me bashkëshortin sapo konstatoi se disa nga mobiliet që kishin porositur për banesën ishin me defekt. Por kur ajo e urdhëroi të shoqin që të ndërhyjë dhe ta zgjidhë situatën ai i ka refuzuar urdhërat e saj. Diçka e tillë e ka nervozuar gruan që ka nisur të flasë e nga ana tjetër edhe partnerin e saj që ka reaguar. Çështja e trajtuar nga policia e kryeqytetit që ju vu në dispozicion Gazetasi.al tregon se si shtetasi E.I, 40 vjeç, përfundoi nën pranga pikërisht për grindjen me partneren me të cilën nuk e gjeti dot…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasditen e sotme ka bërë një tjetër premtim nëse vjen në pushtet, duke theksuar se do të ulë çmimin e energjisë edhe pse Europa po kalon një krizë energjitike. Duke u ndalur tek fasha 800 kWh, Berisha theksoi sipas tije se prek 60% të popullsisë, ndërsa nëse ai vjen në pushtet nuk do të ketë një fashë të tillë. “Nuk mund të ekzistojë fasha 800 Kwh. Ajo prek 60% të popullatës. Është gjithçka e krijuar nga vjedhja. Shqipëria prodhoi edhe këtë vit 100% të energjisë që konsumon. Por këta çfarë bëjnë? E shesin energjinë…

Read More

Ndalesën e radhës për tu takuar me qytetarë e për të prezantuar punët e Bashkisë si dhe propjektet e së ardhmes, Kryeministri e pati në lushnjë. Rama e konsideroi Lushnjën një qytet që po transformohet falë investimeve të reja të mëdha që po realizohen, duke vlerësuar fort edhe punën e kryebashkiakes Eriselda Sefa. Por kreu I qeverisë premtoi edhe disa investime të rëndësishme të tjera në këtë qytet, sikurse Unaza e Lushnjës. Për hir të së vërtetës, puna e saj flet mirë, flet bindshëm. Unë nuk kam shumë gjëra për të shtuar përsa Eriselda prezantoi, por besoj që sot ne…

Read More