Author: tirana

“Lek Gjiknuri” është shkolla më e re që po i shtohet Njësisë 8, në zonën e njohur si Medreseja në Tiranë. Godina po ngrihet me të njëjtat standarde si të gjitha shkollat e reja që kanë përfunduar në kryeqytet. Ajo është shkolla e 43-të në dy vitet e fundit që i shtohet Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shkolla synohet të hapet brenda semestrit të dytë të këtij viti arsimor. Ai shtoi se ky është një premtim i mbajtur për komunitetin e zonës. “Kush ka sy dhe numëron, kush ka veshë dhe dëgjon, e di se kjo është shkolla e…

Read More

Një kthesë e re ka marrë skandali i përgjimeve pas publikimit nga gazeta opozitare “Documento“, të listës me 33 emra të zyrtarëve qeveritarë, politikanëve, gazetarëve dhe biznesmenëve që duket, sipas gazetës, se u gjetën me gjurmë të softuerit ilegal Predator në telefonat e tyre, duke qenë në shënjestër të përgjimeve. Mes tyre janë ministra të qeverisë, si ministri i Jashtëm, Nikos Dhendias, ish-kryeministri Antonis Samaras, anëtarë të familjeve të qeveritarëve, politikanë të partisë opozitare Syriza. Kryeartikulli i gazetës “Documento“, pretendon se të gjithë këta përgjoheshin me anë të softuerit Predator, për të cilin qeveria greke pretendon se nuk e ka…

Read More

Trajneri Edoardo Reja ka zhvilluar dhe konferencën e parë për shtyp në prag të testit miqësor me Katarin. Italiani iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ndërkohë nuk ka lënë pa komentuar dhe kontratën e tij që skadon në muajin nëntor. “Nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me herën e fundit që kemi folur për këtë çështje. Nuk ka asgjë të re dhe nuk mund të shtoj asgjë, përveçse kur të mbarojë kontrata do të ulemi me të gjithë dhe të diskutojmë për të ardhmen”, tha Reja. Kurse për listën, tha se “Sigurisht që ky është një diskutim i përhershëm, pjesa…

Read More

Situata në veri të Kosovës nuk është e qetë. Aty shqiptarët janë kundërpërgjigjur ndaj protestës së Listës Serbe që ka nisur në orën 12:00 të ditës së sotme pasi kryetarët e komunave me shumicë serbe dhanë dorëheqjen nga postet e tyre. Në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, një numër i lartë shqiptarësh kanë dalë me flamuj kuqezi në duar. Kjo si shenjë për të treguar se nuk kishin ndërmend të largoheshin prej vendlindjes së tyre pavarësisht tensioneve të ngritura me Serbinë për shkak të marrëveshjes së targave.

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 52-vjeçar radikal, për shkak se mbante të ngujuar prej 6 vjetësh gruan dhe fëmijët. “Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari, prej më shumë se 6 vitesh, mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krehra automatiku”.

Read More

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet te gjimnazi “Partizani”, një tjetër investim i rëndësishëm, që i shtohet buqetës prej 42 shkollave të ndërtuara në kryeqytet. Veliaj tha se çdo shkollë po bëhet më e mirë se tjetra. “Kur të mbarojë, me cilësinë e punimeve që pashë, si po e përforcojmë shkollën e vjetër, si po shtojmë klasat e reja, laborator dhe bibliotekë të re, po ashtu edhe një super palestër, shkolla “Partizani” do të jetë vërtet më e mirë se “Samiu”. Madje, edhe fasada. Mezi pres që diplomimin e brezit të 2023-it, në qershor, të jemi këtu, t’i…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për tensionet në Kosovë. Meta thotë se mbështesin cdo vendim të Kosovës për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues të vendit. Për të largimi i Listës Serbe nga institucionet e Kosovës është një lojë e rrezikshme që rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon. “Bëjmë thirrje që drejtuesit shtetërorë dhe institucionalë të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA, BE dhe NATO të gjejnë zgjidhjen e duhur për problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke zbatuar marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.…

Read More

Një festë shtesë zyrtare do të mbahet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të shënuar kurorëzimin e Mbretit Charles III vitin e ardhshëm. Ceremonia do të mbahet të hënën e 8 majit të 2023, dy ditë pas ceremonisë në Westminster Abbey ndërkohë që pusimi zyrtar do të jetë më 1 maj. Kryeministri Rishi Sunak tha se koha e pushimit do t’u jepte njerëzve mundësinë të “bashkohen dhe të festojnë”. Ai tha se festa do të shënojë “një moment unik për vendin tonë”. “Mezi pres të shoh njerëzit të mblidhen për të festuar dhe nderuar mbretin Charles III duke marrë…

Read More

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në kryeqytetin e Perusë, Lima, ndërsa mijëra njerëz morën pjesë në marshime antiqeveritare në të gjithë vendin. Sipas BBC, demonstruesit duan që presidenti Pedro Castillo të japë dorëheqjen për akuzat për korrupsion. Udhëheqësi i krahut të majtë, i cili papritur fitoi pushtetin vitin e kaluar, është subjekt i gjashtë hetimeve penale, por mohon çdo keqbërje. Peruja përballet me një sërë çështjesh ekonomike, duke përfshirë shpenzimet spirale të jetesës. Vendi u godit keq në mënyrë disproporcionale nga Covid-19 dhe nivelet e varfërisë parashikohen të mbeten mbi nivelet para pandemisë për dy vitet e…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha e quan urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, vendimin e Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, me qëllim që të kundërshtojë zbatimin e reciprocitetit nga qeveria e Kosovës. Nga ana tjetër, Berisha vlerëson reagimin e menjëhershëm të NATO për këtë çështje, që paralajmëroi Serbinë të heqë dorë nga provokimet luftënxitëse, pasi aleanca do të jetë e gatshme të reagojë nëse do të cenohet integriteti territorial i Kosovës. “Aleksandër Vuçiç, njeriu që e ka vendin në Hagë, është një rrezik serioz, i pakorrigjueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajon”. Postimi i plotë Presidenti…

Read More

Çmimet e kripura të karburanteve futin në krizë edhe Policinë e Shtetit. Gjithë uniformat blu me një urdhër të brendshëm të drejtorit të përgjithshëm të policisë, këtë nëntor do të patrullojë me 60% më pak karburant. Top Channel disponon shkresën drejtuar drejtorive vendore ku thuhet se ky reduktim i karburantit vjen për shkak të procedurave të papërfunduara dhe të lëvizjes së çmimit të karburantit në bursa. Çdo drejtori vendor i është lënë në dorë hartimi i planit të lëvizjes së patrullave pa tejkaluar masën e reduktimit 60%. Burime të sigurta thanë se reduktimet e sasisë së karburantit të vënë në…

Read More

Lulëzim Sinaj i dënuar me 25 vjet burg nga drejtësia shqiptare, është ekstraduar së fundmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. “Më datë 12.03.2017, në Ballsh, shtetasi Lulëzim Sinaj ka plagosur rëndë, me armë zjarri, shtetasit E. Xh. dhe L. Xh. (prindërit e ish-bashkëshortes së tij). Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana,…

Read More