Author: tirana

Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të kryesojnë përkatësisht tubimet në Nju Jork dhe Florida, të dielën, në një përpjekje për të nxitur mbështetësit e tyre, ndërsa mbeten vetëm dy ditë nga një garë e ngushtë për Kongresin. Zoti Biden do të shkojë në kontenë Westchester të Nju Jorkut, një territor normalisht i sigurt demokrat, po ku republikanët po kërcënojnë të kalojnë në avantazh, pjesërisht falë mesazheve të forta ndaj kundërshtarëve politike, duke i cilësuar ata si të butë ndaj krimit dhe inflacionit. Guvernatorja demokrate e Nju Jorkut Kathy Hochul po përballet me një sfidë të fortë përballë…

Read More

Pas hetimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin si dhe në mbështetje nga FNSH Shkodër, është arrestuar në flagrancë 31-vjeçari Besmir Mena nga Kurbini. Mena kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, ndërsa pas kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 tavolinë pokeri, fisha, letra bixhozi dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas dorëheqjes së përfaqësuesve të Listës Serbe nga institucione publike në Kosovë. Në reagimin e tyre për situatën, Këshilli i Ambasadorëve shqiptare bën me dije se po përcjell me shqetësim zhvillimet në Kosovë dhe se refuzimi i zbatimit të i zbatimit të urdhrave ligjorë të strukturës drejtuese të policisë së Kosovës, nga eprorët e policisë të komunitetit serb në veri, është veprim jo vetëm kundër ligjor, por dhe provokues e i rrezikshëm. Këshilli i ambasadorëve thotë se në asnjë shtet nuk mund të këtë dy sistem…

Read More

Në ditët e sotme, përdorimi i rrjeteve sociale ka bërë që të ndajmë së tepërmi me të njohurit tanë. Ky fenomen ka elemente si pozitive ashtu edhe negative. Megjithatë, këshillohet të jeni diskret në ndarjen e përjetimeve tuaja në mediat sociale, pasi situata të cilat mund t’i ndani me njerëz të afërm e me miq mund të mos jenë të përshtatshme për t’u ndarë me kolegët e zyrës. Më poshtë gjeni 9 gjëra të cilat ju sugjerojmë që t’i mbani për vete dhe mos t’i “ndani” me kolegët: Çfarë mendoni për kolegët, nëse është diçka jopozitive – Nëse nuk ju…

Read More

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit, Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur këtë të diel në Tiranë, për një vizitë zyrtare dy ditore. Diplomatja e lartë amerikan është pritur në Tiranë nga ambasadorja e SHBA-vë në Shqipëri, Yuri Kim. Ambasadorja Kim e ka shoqëruar atë në kryeqytet, duke i prezantuar Tiranën. Në një reagim në rrjetet sociale, Linda Thomas-Greenfield shkruan se Shqipëria është aleat i palëkundur dhe një partner në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. “Çfarë kënaqësie të vizitosh sheshin Skënderbej, që mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit për pritjen e ngrohtë në Tiranë Yuri…

Read More

Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Tottenham dhe Liverpool me shifrat 0-2.Goli i The Reds do vinte në minutën e 11-të nga Mohammed Salah. Egjiptiani tregoi edhe një herë klasin e tij, pas një assisti të Nunez. Ekipi i Jurgen Klopp ishte dominues gjatë fraksionit, ndërsa Spurs u përpoqën që të shfrytëzonin aftësitë e Harry Kane. Sulmuesi Kane vuri jo pak në vështirësi kundërshtarët dhe mbeti një rrezik konstant për portën e mbrojtur nga Alisson. Dyfishimi i shifrave do vinte nga Salah, në të 39-tën. WHAT A GOAL BY SALAH VS SPURS! pic.twitter.com/PUrVJj9D7F— Follow @L4AliveWaIz (@L4AliveWaIz) November 6, 2022

Read More

Mediat italiane i kanë dhënë jehonë zhvillimeve në veri të Kosovës. “Moska ndez konfliktin në Kosovë”, është ky titulli i gazetës italiane, “La Repubblica”, e cila ndër të tjera shkruan se politikanët dhe policët serbë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste kundër Qeverisë së Kosovës dhe se për këtë “kryeministri akuzon Rusinë” dhe se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri”. “Këtë herë shpërthimi është edhe më afër Italisë. Një zjarr mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi emisarët e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si për pushtimin e Ukrainës: të vihet në dyshim arkitektura e sigurisë në Europë e projektuar në…

Read More

Vendi përgjithësisht javën e ardhshme do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme. Këto do të sjellin mot me diell dhe vranësira kalimtare të pakta deri mesatare. Temperaturat do të jenë në ulta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes por në mesditë orët me diell do të sjellin temperatura optimale. Sipas SHMU ditën e premte, do të afrohen masa ajrore me origjinë verilindore të cilat do të sjellin reshje të dobëta shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave të mesditës. Era do të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Ditën e premte do të mbizotërojë era verilindore.…

Read More

Prej datës 3 nëntor vijon ende kontrolli i imtësishëm i të gjithë kontejnerëve me banane që mbërritën më 28 tetor në portin e Durrësit, ku u nisën në portin “Puerto Bolivar” në Ekuador, kur prej afro një muaj udhëtim dhe ndalesa në 28 tetor mbërritën në portin e Durrësit. Kontrollet vijojnë, në port ka zbarkuar edhe BKH, raporton BW. Dyshohet që sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike mund të jenë në kontejnerët e ardhur nga Amerika Latine në portin e Durrësit, në bazë të informacioneve që ka prokuroria dhe të marra edhe nga partnerët. Hetimi përfshin përgjime të punonjësve të portit,…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 242 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 9 qytetarë, në këto Bashki: 5 në Tiranë dhe 4 në Lushnje. Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë…

Read More

Man United ka pësuar një humbje shokuese 3-1 ndaj Aston Villa. Për vendasit realizuan Bailey 7′, Digne 11′, Ramsey 49′, ndërsa sërish Ramsey realizoi por këtë herë autogol më 45′ duke ngushtuar përkohësisht shifrat. Kjo humbje e lë Man United në vendin e 5 me 23 pikë jashtë zonës Champions.  SHIKO GOLAT 

Read More

Gjykatësi rus që dënoi me vdekje dy britanikë është në gjendje kritike pasi u qëllua nga sulmues të panjohur në Buhlerisk, Donetsk, të shtunën mbrëma. Siç raporton Tass, policia lokale ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve. “Ka pasur një atentat kundër një gjyqtari të Gjykatës së Lartë të Republikës së Donjeckut, Alexander Nikulin”, tha përmes Telegramit Denis Pushilin, lideri i të vetëshpallurit “Republika Popullore e Donetsk”. “Regjimi ukrainas vazhdon të tregojë metodat e tij të ndyra terroriste”, shtoi Pushilin, duke shtuar se “gjendja e tij vlerësohet nga mjekët si e qëndrueshme, por e rëndë”.

Read More