Author: tirana

Më 12 nëntor është protesta e parë e Sali Berishës si kryetar i PD-së, edhe pas aleancës me Ilir metën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla këtë të hënë në konferencën me gazetarët, ndër të tjera ka lëshuar akuza në drejtim të Berishës dhe Metës. Për të ata duan destabilizimin e Shqipërisë, teksa Kosova përballet me tensione në veri dhe Europa kërcënohe nga lufta në Ukrainë. “Ndërsa ne përballemi me këtë situatë të vështirë, Evropa është në kërcënimin e një lufte, ajo që bie në sy, është përpjekja e një aleance…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha këtë të hënë se nuk ka më kohë për ndryshime për Reformën Territoriale. Balla tha se më 14 maj do të votohet në 61 bashki. ”Mediat që keni raportuar lidhur me kur do votohen raportet. Komisionet e posaçme ndryshojnë nga Komisionet Hetimor, votojnë raportet që burojnë nga puna e tyre. Në Komisionet e posaçëm të reformës territorial nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime legjislative. Kjo është një çështje e mbyllur. Do kishte votim nëse do kishim amendamentin në ligjin për Reformës Territoriale. S’ka më kohë për këtë çështje. Në…

Read More

Një studim nga “Molecular Psychiatry”, thotë se virusi Covid-19 mund të shkaktojë një zinxhir reaksionesh inflamatore në tru të ngjashëm me ato të disa sëmundjeve neurodegjenerative si Parkinson dhe Alzheimer. Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Queensland në Australi ka studiuar efektet e virusit Covid në “mikroglia”, grupi i qelizave imune në tru të përfshira në mënyra të ndryshme në përparimin e demencës dhe sëmundjeve të tjera neurodegjenerative. Ekipi shumëzoi qelizat e mikroglisë në laborator dhe më pas i infektoi me SARS-CoV-2. Inflamazomet e formuara brenda qelizave, komplekse multiproteinike të afta për të aktivizuar një sërë reaksionesh inflamatore që në…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në hapjen e Samitit Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, ka thënë se ky samit po organizohet për herë të parë në Kosovë. “Të qenët barabartë nuk do të thotë të qenët identikë, pikërisht pse jemi të ndryshëm duhet të jemi të barabartë”, ka deklaruar Kurti. Për të diversiteti është vetë pasuria e jetës njerëzore, e që duhet të shoqërohet me solidaritet, gjersa ka shtuar se vetëm “duke qenë të ndryshëm mund të jemi të barabartë”. Shefi i ekzekutivit ndër të tjera ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin për…

Read More

Radikalisti islamik, Xherxh (Gjergj) Laçi ushtronte ndaj gruas dhe djemëve të tij, dhe i mbajti për 6 vite të mbyllur në banesë. Fqinjët u shqetësuan pasi prej disa ditësh nuk i kishin parë të dilnin as në dritare. Efektivët e komisariatit nr.4, pasi morën informacione nga fqinjët shkuan në banesë dhe kontaktuan me kryefamiljarin. Ata fillimisht kanë shkuar për verifikim dhe i kanë thënë 50-vjeçarit që “kemi ardhur të interesohemi për ju dhe gjendjen në të cilën jetoni”. Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergj Laçi pritet të dalë të martën në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me…

Read More

Deputeti i PD Belind Këlliçi ka dorëzuar një padi në Gjykatë ndaj 2 policëve, që sipas tij e kanë dhunuar gjatë protestës për Teatrin Kombëtar. Në një komunikim për mediat, ai u shpreh se kur kanë kaluar dy vjet nga protesta, tashmë janë identifikuar dy policët, të cilët tha ai do të përballen me ligjin. Këlliçi u shpreh se padinë e bën për t’i dhënë një mesazh të qartë Policisë së Shtetit se nuk mund të sillet në mënyrë arrogante ndaj qytetarëve. “Sot dy vite e 6 muaj pas asaj mbrëmje paraqitem për shkak se janë gjetur policët që më…

Read More

Aktori shqiptar nga Kosova, Çun Lajçi është kërcënuar në rrjetet sociale. Me anë të një postimi në Facebook, Lajçi ka bërë publike mesazhet duke paralajmëruar se do t’u drejtohet autoriteteve policore për padi. “Këta ia pafshin hajrin padisë, nesër në mëngjes, se borxh as hak s’u pata! Kqyrni çfarë mërgimtarësh ka atdheu në Gjenevë e n’Gjermani!” ka shkruar ai. Kërcënuesit i kanë dërguar mesazh se ‘do ta gjejnë ku është e do ta ngrehin zhag duke e lidhur për veturë’.

Read More

Pas anulimit të grevës së urisë, këtë të hënë, kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi tha se ka pasur presion të jashtëzakonshëm, por ata po mendojnë që të bojkotojnë sezonin e provimeve. ”Duam të theksojmë se lëvizja intelektuale e punonjësve të IAL, synon ti shndërrojë në vendin e dijes. Duke e parë me sy kritik e shqetësim situatën konsideruam se mbështetja e cunguar është me ndikim dirkt në cilësinë e shërbimit ndaj studentit nsdaj oi detyruam qeverisë. Protesta kombëtare e radhës nësër 8 nëntor ora 11:00. Nuk është tërheqje nga bojkoti, por ka mendim të gjerë që duhet të…

Read More

I arrestuar nga policia pasi konsiderohet si radikalist, 50-vjeçari Gjergj Laçi mohon të ketë dhunuar bashkëshorten e tij, si dhe dy djemtë, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç. Ai ata i ka mbajtur të mbyllur për 6 vite. Po ashtu 50-vjeçari ka dëshmuar para oficerëve të policisë dhe të Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin nga banesa për të mos u infektuar nga lëndët narkotike, dhe se ka ndjekur parimet e tija fetare. “Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar këtë të hënë nga detyra prokurorin e Durrësit, Ilir Turja. Ai u përball të enjten më 3 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore kundërshtoi analizën financiare që e kishte nxjerrë me mungesa të mëdha financiare për ndëtimin e një objekti të regjistruar në emrin e babait të tij në vendin e quajtur “Plazhi i Durrësit”, si dhe dyshimet për fshehje të kësaj pasurie në emër të familjarëve. Komisioni nuk konstatoi probleme për aspektin profesional, ndërkohë që nuk u njoftua ndonjë gjetje në kriterin e pastërtisë së…

Read More

10 deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryekuvendarit Glauk Konjufca. Vendimi vjen pasi në një konferencë për media kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, njoftoi se ata do të tërhiqen nga institucionet qendrore të vendit dhe në komunat veriore. Detyrën kanë lënë edhe serbët që punonin si zyrtarë policorë në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, po ashtu edhe në pikat kufitare. Sot ata kanë dorëzuar edhe armët. Këto veprimet erdhën pasi qeveria e Kosovës mori vendimin për targat. Nga data 1 nëntor,…

Read More

Rinia po ikën, dhe kjo për eksperten e ekonomisë Teuta Nunaj, e cila i referohet të dhënave ndërkombëtare, do të thotë 15 mijë euro në vit humbje. Për të nga përllogaritjet për vitin 2018, largimi i emigrantëve i ka kushtuar Shqipërisë 330 milionë euro deri në 504 milionë euro kosto, që varion nga numri dhe niveli arsimor i tyre. “Janë disa të dhëna jo zyrtare sesa i kushton Shqipërisë largimi qoftë i një individi, i referohemi të dhënave ndërkombëtare si “Wester Foundation” që ka përllogaritur që për vitin 2018 kostoja që i kushton Shqipërisë largimi i emigrantëve është nga 330-504…

Read More