Radikalisti islamik, Xherxh (Gjergj) Laçi ushtronte ndaj gruas dhe djemëve të tij, dhe i mbajti për 6 vite të mbyllur në banesë. Fqinjët u shqetësuan pasi prej disa ditësh nuk i kishin parë të dilnin as në dritare.
Efektivët e komisariatit nr.4, pasi morën informacione nga fqinjët shkuan në banesë dhe kontaktuan me kryefamiljarin. Ata fillimisht kanë shkuar për verifikim dhe i kanë thënë 50-vjeçarit që “kemi ardhur të interesohemi për ju dhe gjendjen në të cilën jetoni”.
Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergj Laçi pritet të dalë të martën në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.