Author: tirana

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar lidhur me kapjen e 33.5 kilogram kokainë në Portin e Durrësit pak ditë më parë. Përmes një postimi në Facebook, Hoxha thotë se sa herë që të dalin arka mangët, atëherë llogarinë duhet ta bëjmë “Arka të munguara X 17 kilogram” për të nxjerrë sasinë e kokainës që është futur në vend pa u kapur nga policia. Kjo pasi sipas tij, në çdo rast, deri më tani është konfirmuar se sasia e kokainës që gjendet në arkat e bananeve është 17 kilogram për arkë. Kujtojmë se sasia e Kokainës e kapur në Durrës vinte…

Read More

Është zbardhur dëshmia e dhënë nga gruaja e Xherxh (Gjergj) Laçit, ekstremistit fetar të arrestuar ditën e djeshme në Tiranë, pasi u zbulua se për 6 vite kishte mbajtur të ngujuar familjen e tij për shkak të bindjeve ekstremiste. Në dëshminë e dhënë nga Elena Laçi, thuhet se bashkëshorti i saj e kishte dhunuar atë dhe fëmijët e saj për 12 vite me rradhë, duke i mbajtur të mbyllur me kërcënime për të mos dalë jashtë banesës madje as në oborr. Ajo ka deklaruar se dhunën ndaj saj, Xherxh (Gjergj) Laçi e kishte ushtruar në prani të dy fëmijëve të tyre,…

Read More

Babë e bir janë vënë në pranga pasi akuzohen për vrasjen e 51-vjeçarit shqiptar, Ylli Mera, në Greqi. Sipas mediave vendase mësohet se trupi i shqiptarit u gjet në një pyll në Selanik nga efektivët e policisë. Ai u gjet me një plagë në kofshë e cila dyshohet se është shkaktuar nga një sharrë elektrike, por deri më tani nuk janë sqaruar ende rrethanat e vdekjes së tij. Sipas policisë, 51-vjeçari shoqërohej nga një 59-vjeçar grek, për llogari të të cilit kanë dalë në mal, ndërsa prerjet e pyjeve të paligjshme. 59-vjeçari është një person “kyç” për zbardhjen e rrethanave…

Read More

Zbardhen emrat e tre kandidatëve të rinj që do të garojnë në primarët e Partisë Demokratike në Tiranë për të hyrë më pas në garën e madhe të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen më 14 maj 2023. Kandidatët e rinj janë Julian deda, Ftamir Merkoçi dhe Enkelekjda Fejzo. Në total kandidatët për Primaret në Tiranë deri më tani janë shtatë

Read More

Prej kohësh në rrjetet e saj sociale ku është edhe mjaft e ndjekur, shohim që Grida Duma po distancon gjithmonë e më shumë temat politike, fushtata dhe thirrjen e ndjekësve drejt partisë së saj. E gjithë kjo duket se nuk është e rastësishme, pasi mësohet se Grida Duma do të lërë mandatin e deputetes për t’ju futur televizionit dhe moderimit. Deputetja demokrate do të nisë një emision të sajin dhe do shfaqet në ekran dy herë në javë, të hënë dhe të enjte. Duket se Grida ka nisur edhe me përgatitjet për të arritur standartet që moderatoret kanë vendosur në…

Read More

Kostoja e luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë ka qenë e rëndë, ndërsa videot tregojnë se forcat e armatosura ruse kanë pësuar një goditje të rëndë. Videoja e publikuar nga media bjelloruse NEXTA tregon varre që dyshohet se u përkasin ushtarëve rusë. Varret janë ngjitur njëri me tjerin dhe krijojnë një linjë të gjatë kilometrike. Videoja u postua me mbishkrimin “Putini çliroi Luhanskun nga pushtuesit”. Për momentin nuk dihet se kur është filmuar. Putin liberated #Luhansk from the invaders. pic.twitter.com/VqTadBiF3z— NEXTA (@nexta_tv) November 6, 2022

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona për dhunë në familje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit; -M. Ç., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;-Xh. T., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;-A. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;-P. H., 61 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka dhënë një mesazh të fortë për rolin e grave në botë për paqen dhe stabilitetin. Gjatë një takimi me ministren Olta Xhaçka, ambasadorja pohoi se të gjithë agresorët dhe autorët e përdhunimeve dhe dhunimeve të grave në Ukrainë do të japin llogari. Mes të tjerash ajo shtoi se gratë po çmontojnë status-quo-n dhe po çojnë para proceset e paqes “Në Ukrainë kemi parë tmerret e forcave ruse kundër vajzave dhe grave. OKB ka evidentuar qindra raste të përdhunimit. Mos u gaboni, kjo është strategji ushtarake, Forcat ruse po përdorin këtë armë si…

Read More

Kryeministri Kurti ka mbledhur kabinetin e ministrave në godinën e qeverisë. Mbledhja e paparalajmëruar, zgjati më shumë se një orë, shkruajnë mediat kosovare. Mbledhja vjen pas situatës së tensionuar, teksa serbët po vazhdojnë të largohen nga vendet e tyre të punës në institucionet e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti, gjatë fundjavës u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të mos dorëhiqen nga vendet e punës. Ai pritet të flasë para mediave sot në orën 15:00, për situatën në Veri të vendit. Sot gjatë ditës janë larguar nga puna zyrtarët serbë që punojnë në institucione të drejtësisë.Para tyre kanë dorëzuar mandatet deputetët…

Read More

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për një shtetas italian, pasi u kap duke tentuar të fusë ilaçe kontrabandë në Portin e Durrësit, Uniformat blu bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 57-vjeçar me iniciale F.F banues në Itali. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 57-vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore të dyshuara të kontrabanduara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Port Durrës Tentoi të kontrabandonte një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore,…

Read More

Aktori i njohur amerikan, Matthew McConaughey ka deklaruar se babai i tij ndërroi jetë duke kryer marrëdhënie seksuale. Aktori 53-vjeçar foli për prindërit e tij në librin e kujtimeve Greenlights, duke i përshkruar dy personat e shtrenjtë si “Oqeani Paqësor në një stuhi”. Kay dhe James McConaughey kaluan një kohë mjaft të trazuar, pasi u divorcuan dy herë dhe u martuan tre herë. Por, pavarësisht nga problemet që kishin, aktori tha se kohët e këqija ishin ‘zëvendësuar nga dashuria dhe humanizmi’ që kishin për njëri-tjetrin. Aktori zbuloi se babai i tij “parashikoi” se ai do të vdiste duke bërë dashuri…

Read More

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, deklaron se përkrahja sociale për shtresat në nevojë do ë vazhdojë të rritet në muajt në vijim. Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Mazniku deklaroi se kjo do të bëhet jo vetëm me buxhetin e drejtpërdrejtë të bashkisë, por edhe përmes bashkëpunimit me komunitetet e tjera publike. “Bashkitë janë duke marrë masa për fokus të veçantë te mbështetja sociale. Duke pasur parasysh që kriza ekonomike dhe rritja e inflacionit ka impakt te këto grupe shoqërore. Përkrahja sociale të paktën në Bashkinë e Tiranës do të vazhdojë dhe…

Read More