Author: tirana

Einxhel Shkira, e cila ndodhet në pritje të ëmbël, i ka replikuar ndjekëses së saj, e cila e ka pyetur se në çfarë muaji të shtatzënisë ndodhet. Përmes një postimi në “Twitter”, moderatorja i përgjigjet se nuk i pëlqen të bëjë llogari pasi po shijon çdo moment të pritjes së ëmbël. “Kur vjen puna tek shtatzënia, s’me pëlqen te bej llogari, as plane, as te krijoj pritshmëri sepse nuk është ne dorën tone…dhe kështu ka qenë gjate gjithë shtatzënisë kam jetuar ditë pas dite pa bërë llogari. Kështu do vazhdoje te jetë deri ne fund, kurdo qofte fundi”, ka shkruar…

Read More

Pjesëtarët e brigadës së 155-të të marinës ruse janë ankuar në një letër dërguar guvernatorit të Primorski Krajit, se pas katër ditëve luftime në Donetsk, kanë humbur 300 ushtarë. Në këtë numër përfshihen të vrarët, plagosurit dhe bashkëluftëtarët e tyre që po konsiderohen si të zhdukur. Letra përmban akuza në llogari të komandantëve rusë që po i dërgojnë ushtarët në “ofensiva të paimagjinueshme”.

Read More

Një grua e dehur u arrestua në bordin e avionit pasi sulmoi ekuipazhin dhe pasagjerët dhe e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente. Një incident i pazakontë ka ndodhur në një fluturim me destinacion Madeira, të kompanisë “Wizz Air”. Gruaja duket se ka pirë dhe ka humbur kontrollin. Dëshmitarët okularë thanë se ajo filloi të bërtiste dhe të sulmonte si ekuipazhin ashtu edhe pasagjerët e tjerë. Videoja që qarkullon në internet tregon policinë duke hyrë në avion dhe duke marrë gruan nga vendi i saj pasi piloti kishte bërë një ulje emergjente duke menduar se kishte një rrezik serioz…

Read More

Tirananews.al sjell për të gjithë dashamirësit e artit, 5 eventet kulturore që mund të ndiqni gjatë javës: 1-Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli””Muji dhe Halili”10 dhe 11 Nëntor | Ora: 19:00 2-𝘛𝘦𝘢𝘵𝘳𝘪 “𝘈𝘭𝘦𝘬𝘴𝘢𝘯𝘥𝘦̈𝘳 𝘔𝘰𝘪𝘴𝘪𝘶”“NINA”𝐾𝑜𝑚𝑒𝑑𝑖 𝑛𝑔𝑎 𝐴𝑛𝑑𝑟𝑒́ 𝑅𝑜𝑢𝑠𝑠𝑖𝑛.9-13 Nëntor | Ora: 19:00 3-IVANOV9, 10, 11, 12 Nëntor | Ora: 19:00Salla e madhe | ArTurbina 4-Teatri i Operës dhe Baletit“Trimat e Jutbinës”9 dhe 10 Nëntor 2022 | Ora: 19:00 5-Serenata 11 & 12 të Mozart8 Nëntor 2022 | Ora: 19:00 në Hollin Koncertor të TKOBAP

Read More

Gjykata e Vlorës ka shtyrë seancën për grupin e përfshirë në ngjarjen e 10 Majit të vitit 2019 në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë ku mbeti i plagosur Ines Hajrulla. Mbrojtja e të akuzuarve do të paraqiste relacionin përfundimtar ndërkohë që për shkak të mungesës së avokatëve seanca është shtyrë. Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet në datë 21 Nëntor në orën 10:00. Të akuzuarit kanë ndryshuar masën e sigurisë duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë, pasi dy shkallën e gjyqësorit e kanë rrëzuaar kërkesën e tyre. Por seanca për shqyrtimin e kërkesës së tyre është…

Read More

Studiuesit britanikë po zhvillojnë testin e parë klinik për gjakun laboratorik. Sasi të vogla të tij, të barabrta me disa lugë, po injektohen te njerëzit për të parë se si do të funksionojnë në trup. Pjesa më e madhe e transfuzioneve të gjakut do të bazohet gjithnjë tek njerëzit që përveshin mëngën për të dhuruar. Por synimi është prodhimi i grupeve të rralla të gjakut që janë të vështira për t’u siguruar. Ky gjak është jetik për njerëzit që varen nga transfuzionet e rregullta për shkak të smëundjeve si anemia e qelizave drapër. Nëse gjaku nuk përputhet, trupi e refuzon…

Read More

Në shkurt të vitit 1997, kur vendi dukej se po shkonte drejt kaosit, për shkak edhe të falimentit të kompanive piramidale, Dashamir Shehi propozoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, një promemorie me 14 pika ku spikasin dy prej tyre: së pari kërkonte që Berisha të mos rikandidonte për president dhe së dyti Aleksandër Meksi të dorëhiqej si kryeministër dhe të krijohej një qeverisje që do të ndikonte në uljen e tensioneve. Padyshim, promemoria e Shehit u prit me revoltë nga Berisha dhe Meksi por edhe pjesa tjetër e PD-së. Lista me më shumë se 20 deputetë nisi të…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në lidhje me situatën aktuale në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter Stoltenberg, thotë se u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës. “U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim të situatës. Dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara. NATO mbetet vigjilentë”. Kujtojmë se edhe Bashkimi Evropian u bëri thirrje të hënën Kosovës dhe Serbisë të gjejnë një “zgjidhje…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi deklaroi gjatë takimit të thirrur nga Sali Berisha me prindërit e fëmijëve të kopshtit turk të mbyllur nga qeveria, se duhet një koordinim për t’i vënë fre akteve të tilla. Ai u shpreh se nuk duhet protestuar vetëm për vete por edhe për problemet të të gjithë shoqërisë. “Jam po kaq i prekur sa ju sepse e vë veten tuaj në pozitën tuaj. Nuk e di sado i shtrëngoja grushtet për të mos e goditur nëse do e bënte një gjë të tillë me fëmijën tim. A po ju orientoj unë që të bëni…

Read More

Të kesh një kujtesë të mirë ndihmon në lehtësimin e punës sonë, performancën e mirë në studime dhe funksionimin e përgjithshëm. Por, të kesh disa momente harrese, aty-këtu, nuk është e pazakontë. “Ndërsa kjo mund të jetë një dukuri krejtësisht normale, të kesh memorie të dobët mund të jetë mjaft zhgënjyese”, shprehet dietologia Anjali Mukerjee. Pra, si mund ta mprehni kujtesën tuaj dhe të mos lejoni që harresa të prishë funksionimin tuaj të përditshëm? Dietologia Mukerjee sugjeroi nëntë mënyra që mund t’ju ndihmojnë të arrini kujtesën optimale. Ushtrim mendor Ekspertët sugjerojnë që të kënaqeni me ushtrime mendore si kuriozitete, lexim, mësimin e një gjuhe…

Read More

Tite ka publikuar së fundmi listën e lojtarëve të cilët do të jenë prezent në Botërorin e Katarit, me shumë surpriza në të. Emrat si Nejmar, Vinisius Zhunior, Kasemiro etj padyshim që janë prezent, por shikohen zgjedhje surprizë si ajo e Dani Alvesh, Aleks Sandro dhe gjithashtu futbollistë nga kampionati brazilian. Brazili shihet si favorite kryesor për të ngritur trofeun sipas bookmakers-ave dhe kjo është ajo që Tite kërkon të bëjë, pasi më parë ka deklaruar se nuk do të drejtojë më Brazilin pas këtij Botërori. PORTIERË: Alison, Enderson, Ueverton. MBROJTËS: Dani Alvesh, Danilo, Aleks Sandro, Aleks Tejes, Bremer, Eder…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në konferencën për gazetarët pasditen e sotme se mbyllja e kopshtit turk në Tiranë është bërë me urdhër të presidentit turk Recep Tayip Erdogan. Berisha shtoi se Erdogan punon për pushtetin e Edi Ramës duke e trajtuar Shqipërinë si provincë të Ankarasë. “Vendimet duhet të merren në Tiranë, jo në Stamboll. Kjo e kopshtit të fëmijëve tuaj është historia më e turpshme. Dikur perandoria urdhëronte të mbylleshin shkolla se flitej shqip në to. Me Turqinë jemi miq por kjo mund të ndodhë kurrë. Ka probleme ai të brendshme politike dhe urdhëron vasalin e tij politik në…

Read More