Author: tirana

Ekipi kuqezi mbylli të hënën përgatitjet në Durrës dhe sot nisen drejt Spanjës, në kuadër të miqësores me Katarin. Miqësorja do të luhet ditën e mërkurë në orën 18:30 në Marbej Stadium. Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore. Skuadra e drejtuar nga Edi Reja zhvilloi një seancë të plotë ku italiani pati mundësi të provojë formacionin e ndeshjes si edhe vendosje të ndryshme taktike në fushë. Grupi është i plotë dhe për fatin e mirë nuk ka pasur probleme fizike për lojtarët e grumbulluar. Njësoj si ndeshja…

Read More

Mëngjesin e kësaj të marte, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj braktisi takimin që kryeministri Albin Kurti po zhvillon me partitë opozitare. “Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”,-tha Haradinaj pas braktisjes së takimit. Një ditë më parë AAK konfirmoi se ka pranuar ftesën e…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma këtë të martë do të mbajë një konferencë urgjente për mediat. Ende nuk dihet se për çfarë do të jetë tema që Duma do të bisedojë, por që në media përflitet që do të lërë mandatin e deputetes për tu larguar nga politika. Kjo pasi pritet që t’i futet medias e të marrë drejtimin e një emisioni politik.

Read More

Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe largimit të serbëve nga institucionet vendore, Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar dhe ka kërkuar zgjidhjen përfundimtare të problemeve nëpërmjet dialogut Serbi-Kosovë. “Jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës”, tha zëvendës-zëdhënësja e ministrisë së Jashtme gjermane, Andrea Sasse, të hënën, në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë gjermane. Ajo theksoi domosdoshmërinë e rezultateve në dialogun Serbi-Kosovë.“E kemi thënë shpesh që këtu se për Ballkanin Perëndimor, por sidomos për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të largohemi nga vështrimi periodik në humnerën e skadimit të afateve. Sepse edhe ky është…

Read More

25-vjeçarja Rumeysa Gelgi, është vajza më e gjatë në botë, prej një gjatësie 2 metra e 15 centimetra. Dëshira e saj e madhe është që të takojë Sultan Kosen, i cili është burri më i gjatë në botë dhe jeton në Turqi, shtet ku është edhe Rumeysa. Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians”, 25-vjeçarja theksoi se çdo kush do të donte ta takonte Kosen pasi është një person i veçantë. “Me Sulltan Kosen, burrin më të gjatë në botë nuk jemi takuar deri tani dhe mezi po pres që ta takojë. Edhe ai ka një titull të veçantë,…

Read More

Përgjatë këtij viti, sipas OBSH-së kanë humbur jetën të paktën 15 mijë njerëz në Kontinentin e Vjetër, për shkaqe të lidhura drejtpërdrejt me nxehtësinë. Vlerësimi ende jo i plotë përfshin 4,500 vdekje në Gjermani, gati 4,000 në Spanjë, mbi 3,200 në Britaninë e Madhe dhe një mijë në Portugali. Numri i vdekjeve nga temperaturat e larta, “pritet të rritet, pasi disa vende raportuan vdekje të tepërta të lidhura me nxehtësinë”, veçanërisht verën e kaluar”, deklaroi drejtori për shëndetësi i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, në një deklaratë. Spanja mbajti rekordin e temperaturave të larta në tetor që nga viti 1961.…

Read More

“Mbretëresha” e re e Britanisë së Madhe, tashmë ka logot e saja. Buckingham Palace ka zbuluar logon e re të Camilla-s. Mediat britanike bëjnë të ditur se ajo është projektuar nga Ewan Clayton, që kombinon shkronjat “C” dhe “R” fillestare të Camilla-s për Regina, fjala latine për mbretëreshën. Logoja e re do të përdoret nga Camilla në letra personale, karta dhe dhurata. Buckingham Palace shtoi se simboli i ri do të përdoret në kryqin e Bashkëshortes Mbretëreshë, të cilin ajo do ta vendosë në “Field of Remembrance” të enjten në Westminster Abbey.

Read More

E marta është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Miliona amerikanë votojnë në zgjedhjet për legjislativin, që përcaktojnë trajtën filozofike të Kongresit dhe tonin për debatin politik në Uashington, përgjatë gjysmës së dytë të mandatit katërvjeçar të Presidentit Joe Biden. Votohet për të gjitha vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, 435, si dhe për 35 nga 100 vendet në Senat. Mbi 42 milionë persona kanë votuar tashmë nëpërmjet votimit të hershëm në person apo me postë. Disa analistë sugjerojnë se numri i përgjithshëm i votuesve do t’ia kalojë totalit prej 115 milionësh që pati në zgjedhjet e mesmandatit të vitit…

Read More

Rinia shqiptare dhe jo vetëm, po endet rrugëve të Europës për një jetë më të mirë, dhe sfida e jetës me gomone është rreziku më i madh që ata marrin. Eksodi i shqiptarëve është kthyer në një shqetësim për qeverinë britanike dhe ka nxitur reagime të shumta në politikë dhe media. Gjuha e përdorur nga politikanët britanikë nuk ka qenë gjithmonë me etikja, duke i quajtur shqiptarët kriminelë dhe ndikues në jetën shoqërore të vendit. Gazetari Arben Manaj, thotë se një fushatë të tillë agresive anti-shqiptare, nuk e ka ndjerë që në vitin 1997. ”Shumica e britanikëve nuk kanë qëndrim…

Read More

Nga: Alban Daci Sepse të rinjtë shqiptarë edhe pse të shkolluar duhet të kenë një mik për të gjetur një punë të merituar. Të rinjtë ikin, se shikojnë çdo të enjte makinat luksoze të deputetëve dhe të ministrave që parkojnë përballë Parlamentit makina të shtrenjta dhe pse kur e kanë nisur karrierën e tyre politike ishin me pantallona doku apo me këpucë të grisura. Të rinjtë ikin, sepse sillen me urbana nëpër Tiranë dhe shikojnë fëmijët e deputetëve e politikanëve me makina luksoze edhe pse nuk kanë punuar një ditë në jetën tyre. Të rinjtë ikin, sepse jetojnë në Tiranë…

Read More

Dashi Humori i bashkëshortit tuaj mund t’jua bëjë të ndritshme ditën. Shmangni shpenzimet e tepërta. Aftësia juaj për t’u bërë përshtypje të tjerëve do të jetë e dobishme. Demi Mund të largoni ankthin duke marrë nën kontroll situatën. Mos ndërmerrni hapa në lidhje me financat pa këshillën e një personi me përvojë. Aftësia juaj për t’u bërë përshtypje të tjerëve do të jetë e dobishme. Binjakët Do të keni kohë të mjaftueshme për t’u çlodhur falë besimit dhe orarit të lehtë të punës. Shanset për të përfituar nga ndihma e vëllezërve dhe motrave janë të mundura. Gaforrja Duhet të punoni…

Read More

Kjo e martë do të jetë me mot që ka kthjellime në mëngjes në jug dhe verilindje të vendit. Gjatë ditës me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale parashikohen 6-13 gradë, temperaturat maksimale do të luhaten 14-17°C në veri, gjatë ditës do të jenë 21-23°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

Read More