Pedagogët dhe pjesë nga shoqëria civile kanë dalë në një protestë. Në fjalën e tij, Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare tha se jetesa e pedagogëve ka rënë. “Mbi atë se çfarë do të ndodh mbi buxhetin e shtetit. Ky buxhtet do të ishte buxhëti i krizës. Por askund nuk reflektohej se çfarë do të ndodhte me arsimin. Për shkak se mos financimit sektori i pedagogëve kanë mbetur në të njejtin nivel. Për shkak të mos rritjes së pagës së tij dhe rritjes së çmimeve, jetesa e tyre ka rënë shumë. Ne duhet ta çojmë buxhetin e shtetit të arsimit. Duhet…
Author: tirana
Shkoi për punë sezonale në Greqi, por trupi i një 31-vjeçari shqiptar është gjetur pasditen e djeshme në plazhin e Kalamatës në Greqi. Mediat vendase raportojnë se trupi i të riut shqiptar ishte varrosur në plazh dhe pas ekzaminimeve të bëra, u vu re se kishte dëmtime kryesisht në kokë. Pritet rezultati përfundimtar nga ekspertiza mjeko-ligjore lidhur me vdekjen e 31-vjeçarit. Mësohet se i riu kishte shkuar në Greqi për të bërë punë sezonale.
Pas 5 viteve si deputete e Partisë Demokratike, këtë të martë Grida Duma dorëzoi mandatin përmes një fjalimi të fortë, emocional dhe me mesazhe të “fshehura”. Ajo thotë se rruga e vetme për maksimizim është bashkimi i PD-së, si edhe që lënia e mandatit është edhe një model që në të ardhmen mund të ndryshojë ujërat e ndenjura që durojmë të gjithë me kompromise. Se për çfarë kompromisesh foli Duma, këtë nuk e tregoi hapur. Nga grupi parlamentar i PD-së ikën dy deputetë me personalitet dhe integritet. Grida Duma dorëzoi mandatin sot në një konferencë shtypi me akuza ndaj politikës…
Teksa informoi për lënien e mandatit si deputete e PD-së, Grida Duma tha ndër të tjera në fjalimin emocional, edhe se maksimizimi i forcës së Partisë Demokratike nuk ka ndodhur. “Të qëndroja me “sikur” nuk funksionon për ndërgjegjen time. Mund të rehatohesha në komoditete personale, por duhet të bëjmë më shumë për fitoren reale”, theksoi Duma.
Kolegë të Grida Dumës, si deputetët Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj dhe Greta Bardeli janë prekur nga lënia e mandatit nga ana e saj, ku edhe lotët nuk kanë munguar nga ana e tyre. Për më tepër shihni fotot e publikuara nga LSA.
Grida Duma ka lënë mandatin e deputetes të PD-së. Lajmin e bëri me dije në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit. Mandati i Dumës i kalon prezantueses Ori Nebijajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit.
Grida Duma këtë të martë ka bërë me dije se ka dorëzuar mandatin si deputete e PD-së. Duma po e lë mandatin për t’iu futur botës së televizionit. Dje u raportua se Duma do të nisë një emision dy herë në javë në Top Channel. Në një fjalim tepër të zgjedhur, duke mos i fshehur emocionet, Duma tha se nuk qëndron për të mbjietuar. “Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi…
Edhe pse qytetarët e duan si kandidat për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, Agron Duka thotë se ai dhe Partia Agrare Ambientaliste, do të mbështesë në primare kandidaturën e Igli Carës. Përmes një postimi në facebook, Duka shprehet se “duke qenë kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, unë jam i detyruar t’i përkushtohem fushatës së PAA-së në të gjithë Shqipërinë. Ndaj dhe e kam të pamundur të jem personalisht pjesë e kësaj gare. Unë i premtoj çdo demokrati dhe çdo qytetari durrsak, se kontributi im do të jetë, si përherë, për qytetin dhe qytetarët e kësaj bashkie”. Postimi i plotë…
Jo vetëm në Britani, por mediat angleze po vijnë edhe në Shqipëri. Është britanikja “The Sun”, e cila ka intervistuar një çift që jeton në një fshat të Shkodrës, i cili ka ndërtuar shtëpi me parate e sjella nga djali në emigracion. Burri thotë se nuk mund ta përfundojë plotësisht shtëpinë sepse në fshat nuk ka punëtorë, pasi të gjithë kanë ikur në Angli. Për “The Sun”, Sait Shabaj dhe gruaja e tij Xheridja kanë treguar se shtëpinë e kanë ndërtuar me paratë që djali ka dërguar nga Angli, pasi shkoi atje në mënyrë të jashtëligjshme. Nimeti, 30 vjeç ka…
Në një takim pune mëngjesin e kësaj të mërkure mes SPAK-ut dhe Antimafies Italiane, në fjalën e tij kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Arben Kraja, ka deklaruar se grupet kriminale shqiptare janë bërë shumë më të rrezikshme, dhe kanë ndryshuar aktivitet. Kraja po ashtu pohoi se grupet shqiptare tashmë po operojnë edhe në vende të tjera ku prodhohet dhe tregohet droga, madje edhe në Dubai. “Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrire aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër”.
Burri më seksi në botë për këtë vit sipas revistës “People” është aktori Chris Evans. 41-vjeçari pason në “fron” 50-vjeçarin Dëayne Johnson, ndërsa fitues të tjerë të mëparshëm kanë qenë edhe Michael B. Jordan, John Legend, Chris Hemsëorth, Idris Elba, Adam Levine, Blake Shelton, Ryan Reynolds, Channing Tatum dhe David Beckham. Për herë të parë, revista “People” e ka zgjedhur burrin më seksi në botë në shkurt të vitit 1985. “Mbreti” i parë ka qenë aktori Mel Gibson, atëherë 29-vjeçar.
Eksperti i sigurisë Fabian Zhilla, thotë se gjuha dhe etiketimet e shqiptarëve si kriminelë në Angli nga politika atje, është pjesë e një fushate të padrejtë kundër tyre, pasi shifrat tregojnë të kundërtën. Sipas tij, 87% e të burgosurve për krime në Britani përbëhen nga vetë shtetasit britanikë, ndërsa 13 % e të burgosurve janë nacionalitete të huaja. Nga ky 13 % i të huajve, janë vetëm 14 % shqiptarë. “87 % e të burgosurve atje janë britanikë. Dhe nga ky 13 % i të huajve, 14 % janë shqiptarë. Pra 14 % i 13 % të të huajve janë…