Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lë mandatin si deputete, Grida Duma: Politika e llumit më sulmoi. Nuk qëndroj për të mbijetuar

10:35 / November 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1667901552 duma1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grida Duma këtë të martë ka bërë me dije se ka dorëzuar mandatin si deputete e PD-së. Duma po e lë mandatin për t’iu futur botës së televizionit. Dje u raportua se Duma do të nisë një emision dy herë në javë në Top Channel. Në një fjalim tepër të zgjedhur, duke mos i fshehur emocionet, Duma tha se nuk qëndron për të mbjietuar.

“Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha. Më e thjeshta do të ishte që të kisha qëndruar”, tha Duma.

Pengu më i madh i Grida Dumës nuk është lënia në mes i misionit të saj për të ideologjinë e së djathtës, por fakti se sulmet e politikës nuk u mjaftuan me të por edhe me të birin.

“Kur më goditën personalisht, e unë e di pse sepse nuk gjetën kurrë një aferë korrupsioni apo një ndyje duarsh. E pikërisht për këtë jam sulmuar nga hienat. E kam ditur që do e paguaj këtë kosto në këtë vend i cili nuk ka etikë. Sot nuk do ja fal kurrë, që ndoshta do mbetet pengu im që nuk do ja fal kurrë. Politika e llumit goditi nën brez tim bir, këtë nuk doja fal kurrë politikës së llumit. Shpresoj që edhe atij ti bëhen mësim klounët siç mu bën mua. Nuk e kam lënë dhe nuk do ta lë betejën, me bashkëpunëtorë e demokratë”.

Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebijajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebijaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit. Një ditë më parë mandiatin e deputetit e la edhe demokrati Alfred Rushaj. Ai u largua për shkak të angazhimeve personale, ndërsa vendin e tij do e marrë Petrit Doda.

grida duma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.