Author: tirana

Teksa dënon etiketimin e shqiptarëve si pushtues nga ana e sekretares së Brendshme të Britanisë, nga Kukësi, Presidenti Bajram Begaj tha se në këtë qytet të hapet një mikro-konsullatë dhe që qytetarët të ikin me viza të rregullta të përkohshme. “Shqiptarët nuk mund të etiketohen si pushtues, ata jetojnë kudo në botë. Nuk jam aspak dakort me deklaratat e ministres britanike. Shqiptarët s’janë pushtues. Investimet të ndihmojnë shqiptarët në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi. Britania të hapë një mikro-konsullatë në Kukës. Qytetarët të ikin me viza të rregullta të përkohshme”. Po ashtu kreu i shtetit, tha se…

Read More

Zhvillimet politike e hijezuan ngjarjen misterioze dhe të rëndë që u raportua ditën e hënë. Në seancën e kësaj të marte, Gjykata e Tiranës la në burg Gjergji Laçin, i arrestuar për ngujimin e familjes së tij në banesë prej 6 vitesh. Në seancë ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj dy djemve dhe gruas, teksa sipas tij nuk i ka penguar që të dalin jashtë. Për arsyen pse nuk i dërgon dy të miturit në shkollë, deklaroi se nuk kanë asnjë nevojë. Fishekët dhe thikat i mbaja për punë. Laçi u arrestua të dielën pasi akuzohet se mbante…

Read More

Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar dhënien e statusit të investitorit strategjik për dy projekte. I pari është një resort turistik në Gjirin e Lalëzit për të cilin është miratuar gjithashtu kalimi i të paktën 90 mijë metrave katrorë tokë shtet për zhvillimin e projektit. Referuar vendimit të KIS investitor për projektin është “Omnix Albania” sh.p.k, një kompani ku janë aksionerë tre kompani të tjera shqiptare Matrix Konstruksion, Klar dhe RDA PETROL dhe investitori Jamal Abdulsalam MAbuiss. Shoqëria në fjalë është e njëjta që pak vite më parë u bë pjesë e titujve të mediave kur u sulmua investitori libanez…

Read More

jë operacion i minutës së fundit është duke u zhvilluar brenda ambienteve të një qendre tregtare në Elbasan. Operacioni po zhvillohet nga policia spanjolle, ku forca të posaçme kanë mbërritur në Shqipëri. Operacioni po zhvillohet në qendren tregtare “Dardanët”, Guardia Civil ka hyrë në qendër bashkë me forcat Shqiponja. Priten detaje për të mësuar se kush po kërkohet në këtë qendër. Dyshimet paraprake janë se aksioni lidhet me zbulimin e një qendre call-center që ka kryer mashtrime të paligjshme. Për mbi 30 minuta policia ndodhet brenda qendrës tregtare.

Read More

Kamza ka qenë ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama këtë të martë, i cili në parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit për të zhvilluar një takim me të rinjtë. Për eksodin e re të të rinjëve drejt Europës, Rama tha se për largimin e të rinjve nuk është përgjegjëse mazhoranca, por as politika. “Ky nuk është një trend sot në të gjithë Europën, është trend historik ku të gjithë kanë kaluar nuk ka asnjë. Po ju them që është e thjesht, por edhe sipërfaqësore që të thuash që largimet e këtyre 30 viteve vijnë si rezultat i politikës…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Bora Muzhaqi, ishin sot në Parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit, u shpreh se Tirana dhe Kamza nuk ndahen më sot nga një lumë i mbushur me plehra, si dikur, falë zhvillimit dhe investimeve nga bashkia dhe qeveria. “Jam shumë i lumtur që jemi këtu, bashkë me kryeministrin, në këtë tur në Paskuqan dhe Kamëz. E kemi nisur me disa takime, por qershia mbi tortë është gjithmonë takimi me të rinjtë. Tirana dhe Kamza rriten si dy anë simetrike buzë lumit, në…

Read More

Për dorëzimet e mandateve nga deputët e PD-së, Grida Duma dhe Alfred Rushaj, ka dhënë qëndrimin e tij edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Për të Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021, është total i deformuar. “Çdo akt individual është i respektuar dhe nuk më takon mua të komentoj arsyet e dorëheqjeve. Mund t’ju them me bindje të plotë se Parlamenti i 25 prillit është totalisht i deformuar, është shumë larg të qënit një Parlament funksional, shumë larg të qënit një Parlament që mbron institucionet e pavarura”, tha Meta. Për të vëmendja është te 12…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë edhe një herë tjetër se projekti i Portit të Durrësit, është një aferë tipike mafioze. Ai ka dalë në një konferencë për mediat sot nga selia e partisë së tij dhe ka thënë se ky projekt nuk ka asnjë transparencë. “Qeveria është shprehur se do të mbulojë edhe kostot e shpenzimeve, ndërkohë që 812 mijë metra katrorë tokë është tokë shtet. Nuk ka asnjë vlerësim se sa do të kushtojë Porti tregtar i Durrësit. Është e qartë se kjo është një aferë tipike mafioze, kundër interesave kombëtare dhe strategjike. Edhe në drejtim…

Read More

Kanë kaluar tre vite nga tërmeti tragjik i nëntorit që i mori jetën 51 qytetarëve, dhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, është shprehur se kryeministri Edi Rama ka kapur drejtësinë, pasi askush nuk është dënuar. Po ashtu PD-ja ka publikuar edhe video-n e zotimit të kryeprokurorit Olsian Çela para Prokurorisë së Durrësit për evidentimin e fajtorëve. “Kjo drejtësi, në 3-vjetorin e vdekjes, dha pafajësi për përgjegjësit e vdekjes së paralajmëruar të 51 banorëve që humbën jetën në rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Kryeprokurori i ri Olsian Çela, produkt i Reformës në Drejtësi, më 7 dhjetor…

Read More

Edhe pse folën për presione që u bënë shkak edhe për anulimin e grevës së urisë, këtë të martë pedagogët dolën sërish në protestë. Njëri prej tyre u shpreh edhe se e shikojnë si mundësi protestën para Kryeministrisë, Ministrisë apo edhe Parlamentit. “Jo protesta nuk po shuhet, por ka ndryshuar mënyrën e të protestuesit. Ne ndryshuam mënyrën e të protestuarit. Ne pushuam bojkotin absolut, por ne do jemi qëndrestarë këtu, ndoshta para kryeministrisë, ndoshta para ministrisë, ndoshta në parlament. Për ti thënë qeveritarëve që ne flakëm e protestë do ta mbajmë ndezur. Ndoshta mund të mos ketë flake të fortë,…

Read More

Astrit Patozi, ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, reagoi pas lënies së mandatit të deputetes nga ana e Grida Dumës, por edhe të Alfred Rushajt. Për të lajmi është se çfarë po ndodh në këtë parti, jo se jo kë do të mbështesin deputetët e rinj që do të marrin mandatet. “Po shoh se si po vrapojnë të gjithë për të gjetur se me kë do të bëhen zevendësuesit e Alfred Rushajt dhe Grida Dumës nga lista e grupit parlamentar të PD, me foltoren e Doktorit apo me antifoltoren e “Alibashës”. Ndërkohë që lajmi është se çfarë ka ndodhur në atë parti,…

Read More

Një telefonatë anonime ka njoftuar se në Gjykatën e Apelit është vendosur një bombë. Policia e Shtetit po kryen kontrolle në godinën e SPAK për të verfikuar situatën. Te salla operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka ardhur një telefonatë anonime se te gjykata e Apelit, është vendosur bombë. Kanë shkuar shërbimet e policisë, kanë kontrolluar dhe deri tani nuk është konstatuar gjë. Telefonuesi ka fikur telefonin dhe po punohet për identifikimin e tij.

Read More