Author: tirana

Media britanike Daily Mail ka publikuar një investigim mbi rrjetin e trafikut të emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar. Sipas medias britanike, rritja e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria po nxitet edhe nga një rrjet i “suksesshëm” trafikantësh të cilët sigurojnë udhëtimin përmes nga Franca përmes kanalit të La Manshit e më pas në Britani. Daily Mail shkruan se janë bandat shqiptare ato që u sigurojnë emigrantëve të paligjshëm udhëtimin drejt Francës e më pas qëndrimin për një natë atje në një hotel të lirë. Më pas, bandat shqiptare ua lënë “stafetën” kurdëve të cilët drejtojnë gomonen…

Read More

Forcat RENEA në bashkëpunim me policinë spanjolle kanë zhvilluar pasditen e kësaj të marte disa kontrolle të befasishme në një godinë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, si edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Mësohet se disa persona janë shpallur në kërkim, por ende nuk ka asnjë emër dhe detaj për operacionin që po zhvillohet e kush është personi që po kërkohet në Shqipëri. Më herët, gjatë ditës, policia spanjolle ka zhvilluar kontrolle edhe në një Call Center në Elbasan, operacion i cili u zhvendos në një tjetër Call Center, në qytetin e Vlorës, ku u shoqëruan…

Read More

Vetëm në javën e parë, 1026 qytetarë kanë aplikuar për të përfituar nga plani i Ministrisë së Energjisë për instalimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit, një proces që do të kryhet nga disa kompani. “Vetëm në ditën e parë të kësaj gare kemi pasur më shumë se 120 aplikime, për të arritur dhe për të mbyllur javën e parë me 1026 aplikime. Janë miratuar 220 aplikime dhe të tjerat janë në fazë miratimi. Do të ketë dhe refuzime padyshim dhe unë do t’i kërkojë qytetarëve të mos mërziten pasi kemi një sërë kriteresh që duhen përmbushur. Askush nuk…

Read More

Tre mjete luksoze të vjedhura nga markat Porsche, Range Rover dhe Mercedes, vlera totale e të cilave është 140.000 euro janë bllokuar nga autoritete gjermane në një pikë kufitare, në Walserberg. Njëra prej tyre, makina tip “Range Rover”, e cila ishte vjedhur në Britaninë e Madhe kishte destinacion final Shqipërinë. Makina ishte regjistruar në Angli më 17 tetor. Shoferi 49-vjeçar, i cili është britanik, tha se e kishte marrë hua automjetin nga një mik dhe ishte nisur për në Shqipëri. Kur automjeti u kontrollua, u konstatuan manipulime të numrit të shasisë që ishte futur. Megjithatë, “identiteti i vërtetë” i automjetit…

Read More

Kursat Yildirim, nga Dortmundi i Gjermanisë fitoi 9.9 milionë euro € në një lotari më 24 shtator. Ai la menjëherë punën e tij në një fabrikë çeliku dhe shkoi për të bërë shpenzime të majme, duke blerë fillimisht një Ferrari 448 Pista 392,000 £ , si dhe një Porsche Turbo S Cabriolet për 218,000 £. Ai gjithashtu bleu edhe një orë luksoze. “Papritur, të gjithë njerëzit me të cilët unë nuk kisha komunikuar prej kohësh, më morën menjëherë në telefon për të më kërkuar para”, u shpreh ai. Megjithëse mund të duket sikur 41-vjeçari i ka të gjitha, ai është ende në…

Read More

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o, ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të Kupës së Botës. Përgjigjet e tij nuk do të lënë askënd indiferent. Deri në pesë skuadra nga kontinenti afrikan do të garojnë në Kupën e Botës: Senegali, Tunizia, Maroku, Gana dhe vetë Kameruni. Eto’o parashikon një turne të mirë për të gjithë: “Unë shoh pesë skuadrat afrikane që kualifikohen nga faza e grupeve”. Madje i vendos Kamerunin, Marokun dhe Senegalin si të parët në grup. Kujtojmë që Kameruni është në grupin G, çift me Zvicrën, Serbinë dhe Brazilin. Skuadra e Sadio Mane do…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar edhe Partinë e Lirisë se ka marrë financime ruse, njësoj si Partia Demokratike. Kreu i qeverisë u shpreh gjatë një takimi në Kamëz ku u prezantuan punët e kësaj bashkie, se shumë shpejt do të shohim që jo vetëm PD-ja ka qenë e përfshirë me financimet ruse. Sipas Ramës, greva e zhvilluar disa vite më parë në çadrën e vendosur përpara Kryeministrisë, ka qenë pjesë e skenarit të financimit rus. Kryeministri shtoi se mendon që edhe Partia e Lirisë është në thesin e rublave. Edi Rama: Ose kur bëhet fjalë për ata që janë në krye…

Read More

E ëma e 22 vjeçares keniane, Joy, e cila dyshohet se është dhunuar barbarisht dhe është lënë të vdesë pranë pallatit ku banonte në Tiranë ka ardhur në kryeqytet dhe ka hedhur poshtë pretendimet e policisë se ajo mund të ketë kryer vetëvrasje. Sipas të ëmës Joy është dhunuar dhe më pas është lënë pranë pallatit ku banonte duke i bër thirrje më tej policisë që të zbardhin këtë ngjarje. “Nuk pashë ndonjë gjë të çuditshme, e vetmja gjë e cuditshme pashë qe krevati i vajzes , pra vajza jetonte në kat te dyte por nuk ishte i larte, sepse…

Read More

Në muajin shtator, studentët iu drejtuan kryeministrit me një kërkesë për mbështetje financiare për të përballuar në këtë kohë krize ekonomike shpenzimet studentore. Mirëpo, Ministria e Arsimit i është përgjigjur sot negativisht kërkesës së tyre. Në përgjigjen e saj, Ministria sqaroi se studentët i ka përkrahur me forma të tjera, siç është përjashtimi ose ulja e tarifës vjetore. “Janë ezauruar të gjitha mundësitë për të ofruar lehtësira për studentët. I kemi përkrahur studentët nëpërmjet përjashtimit ose uljes së tarifës vjetore. Ofrojmë bursa për studentët me rezultate të larta ose të kategorive në nevojë.”

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë Niko Rapin në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues ka vendosur ndryshimin e vendimit të KPK dhe rikthimin në detyrë të gjyqtarit. Rapi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Pogradecit. Në vitin 2016 u transferua në Gjykatën e Tiranës. Vendimi i KPA Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.…

Read More

Një sherr masiv ka ndodhur mes disa të rinjëve në zonën e njohur si “Oxhaku” në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e sherrit të postuara nga JOQ, disa të rinj kanë dalë nga makina dhe kanë nisur që të përplasen në mes të rrugës me njëri-tjetrin. Disa duket se kanë pasur edhe kohë që të heqin edhe bluzat e tyre, duke e marrë “seriozisht” edhe përplasjen mes tyre. Ndërkohë, aty ka rastisur edhe një efektiv policie i rrugores, por duke qenë se ishte i vetëm përballë të paktën 10 të rinjve, e ka pasur të pamundur të ndalojë ngjarjen.…

Read More

Një 16-vjeçare ka goditur me thikë gjyshen e saj në provincën e Salernos, Itali. 76-vjeçarja Ermenegilda Candreva u qëllua me thikë pas shpine nga mbesa e saj. Sipas disa dëshmitarëve, e reja e tronditur nga krimi që kishte kryer, doli nga shtëpia duke qarë dhe u ul në mes të rrugës me rroba të lyera me gjak. Vajza u transferua në burgun e të miturve të Nisidës.

Read More